Informacionet prej 07.30h deri në 15.30h E hënë – E diel prej 00h deri në 24h

Çrregullimet e të ngrënit

Çrregullimet e të ngrënit

Në ditët e sotme çrregullimet e të ngrënit janë gjithnjë e më të pranishëm, dhe kjo është në favor të “kultit të dobësimit” i cili vajzave të reja i vendos kërkesa të larta joreale, i humb vetëbesimin dhe i shkatërron shëndetin.

Pangrënia dhe fokusimi tek pesha dhe linjat e trupit çon në dëmtim serioz të shëndetit dhe në pasoja negative afatgjate. Për fat të keq, këtë zakonisht nuk e shohin ata që i kanë këto çrregullime por familja e tyre e cila nuk e kupton çfarë nuk është në rregull me fëmijët e tyre dhe përse ia bëjnë këtë vetes.

Ndihma e familjes, për fat të keq, nuk është e mjaftueshme, dhe për këtë arsye ne ju inkurajojmë që të inicioni trajtimin dhe të parandaloni dëmet e mëdha. Klinika VIP Vorobjev është këtu për t’ju ndihmuar.

Anoreksia

Anoreksia është një problem serioz që karakterizohet me humbje të qëllimshme dhe të planifikuar të peshës trupore nën frikën e vazhdueshme nga trashja. Është e pamundur që të shohësh veten në mënyrë objektive dhe vajzat e shohin veten të trashe edhe pse janë plotësisht normale.

Anoreksia është e shpeshtë tek gjinia femërore, sidomos tek ato vajza profesionet e të cilave kërkojnë linja trupore dhe formë të mirë. Zakonisht shfaqet në periudhën prej 12 deri në 20 vjet dhe për këtë arsye adoleshentet janë në rrezik të veçantë.

Ju këshillojmë të bisedoni me fëmijët tuaj dhe t’i kushtoni vëmendje zakoneve të tyre në të ngrënit që të parandaloni anoreksinë. Megjithatë, as atëherë nuk është humbur gjithçka dhe klinika jonë është këtu që t’ju ndihmojë në trajtimin e kësaj gjendje serioze që çon në komplikime shëndetësore.

Problemi sa ishranom klinika vip vorobjev 1

Bulimia

Bulimia karakterizohet me episode të përsëritura të ngrënit pa kriter dhe njëkohësisht e ndjenjave të humbjes së kontrollit ndaj marrjes së ushqimit.

Pas të ngrënit shpesh shkaktohet vjellja dhe pastrimi i organizmit nga sasia e konsumuar e ushqimit me ndihmën e laksativëve. Edhe bulimia është më e shpeshtë tek femrat dhe trajtimi duhet të merret seriozisht.

Në klinikën tonë punojnë ekspertë kulmor që kanë përvojë shumëvjeçare në trajtimin e çrregullimeve në të ngrënit. Për këtë arsye themi që çdo problem la zgjidhje, a ne jemi këtu për të ofruar këtë zgjidhje.

Problemi sa ishranom klinika vip vorobjev

Simptomat e çrregullimeve në të ngrënit dhe trajtimi

Çrregullimet në të ngrënit jo vetëm që rrezikojnë shëndetin fizik, por ndikojnë shumë negativisht edhe në psikikë.

Simptomat më të shpeshta janë depresioni, ankthi, rënia e vetërespektit, impulsiviteti, zemërimi, izolimi, vështirësitë në funksionimin e përditshëm, ndjenja e fajësisë pas ushqimit dhe joefikasiteti.

Në klinikën tonë trajtojmë me sukses çrregullimet në të ngrënit dhe njëkohësisht eliminojmë problemet psikike. Ekspertët kulmor që punojnë në klinikën tonë janë specialistë të fushave të ndryshme dhe pikërisht ata janë të domosdoshëm kur bëhet fjale për probleme aq serioze.

Ekspertiza, efikasiteti, shpirti ekipor dhe atmosfera e mirë janë karakteristikat kryesore të klinikën sonë. Për çfarëdo që bëhet fjalë, ne e dimë që shërimi është i mundshëm dhe ne jemi këtu për të ndihmuar klientët tanë dhe familjet e tyre sepse shëndeti është pasuria më e madhe që duhet ruajtur me çdo kusht.

Choose an addiction recovery program

image