Tabela e përmbajtjes:
Kur përmendet seksi shumicën e njerëzve kanë asociacione të bukura dhe askush nuk mund ta paramendojë që diçka aq e këndshme mund të shkatërrojë shëndetin dhe jetën e dikujt. Por, kjo është larg të vërtetës. Çdo varësi është shkatërruese dhe e dëmshme për njeriun dhe të dashurit e tij, madje edhe kur bëhet fjalë për diçka të tillë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar varësinë nga seksi si problem psikik dhe si i tillë meriton vëmendje të veçantë.
Simptomat e varësisë nga seksi
Këto janë simptomat më të shpeshta kur bëhet fjalë për varësinë nga seksi:
Siç mund ta shihni këto simptoma dëmtojnë seriozisht kualitetin e jetës. Në klinikën tonë VIP Vorobjev trajtojmë me sukses të gjitha llojet e varësisë dhe u ndihmojmë të gjithë atyre që kanë dëshirë të shërohen.
Varësia nga seksi shkatërron raportet ndërnjerëzore
Personi i varur nga seksi shpesh e mohon varësinë e tij, apo turpërohet dhe nuk flet për këtë.
Në raportet ndërmjet partnerëve, zakonisht partneri i dytë e vëren problemin. Besojmë që jeni ndjerë i lënë pas dore dhe i neglizhuar, ndërsa aktivitetet seksuale kanë qenë e vetmja gjë që keni praktikuar me partnerin tuaj. E dimë që për këtë arsye jeni ndjerë keq dhe joadekuat.
Më parë babai i kujdesshëm dhe bashkëshort i mrekullueshëm, tani plotësisht i humbur dhe indiferent ndaj familjes së tij. Njeriu i cili njihej si punëtor i zellshëm dhe i përgjegjshëm, fillon të neglizhojë punën për t’iu përkushtuar aktiviteteve dhe fantazive seksuale.
Mos lejoni që kjo varësi e rrezikshme të ju shkatërrojë martesën dhe familjen, reagoni me kohë dhe ne do t’ju ndihmojmë që të ktheni gjërat në normalitet.
Trajtimi i varësisë nga seksi
Fillimisht, është e rëndësishme t’i shpjegohet partnerit që ka një problem dhe të fillojë trajtimin.
Por, edhe kur personi i varur e pranon që problemi ekziston, kjo nuk mjafton për shërim. Çdo varësi ndryshon proceset biokimike në tru dhe për këtë arsye nevojitet trajtimi në klinikë kur veprohet sistematikisht në të gjithë nivelet e funksionimit.
Klinika jonë VIP Vorobjev është e njohur në botë dhe e konfirmuar kur bëhet fjalë për trajtimin e sëmundjeve të varësisë dhe problemeve psikike.
Ne i ndihmojmë të gjithë njerëzve që dëshirojnë varësinë nga seksi nga jeta e tyre dhe të plotësojnë jetën me gjëra të bukura e të shëndosha. Atëherë seksi nuk është më sjellje e detyrueshme, të cilës nuk mund t’i rezistohet por bëhet shprehje dashurie dhe mënyrë e lidhjes me një person të dashur, e pikërisht ky është thelbi.