Po ofrohen festat, dhe për shumicën e njerëzve kjo është koha më e bukur e vitit. Por, për disa njerëz që luftojnë me depresionin, kjo është njëra prej periudhave më të vështira. Gëzimi dhe lumturia janë në çdo hap, ndërsa njeriu ndjehet i thyer dhe i bosh brenda tij. Ky është lloj o veçantë i dhimbjes dhe vuajtjes që më së miri e kupton ai që ka kaluar këtë. Për fat të mirë, nuk duhet të kaloni këtë i vetëm, sepse ne jemi këtu për t’ju ndihmuar. Depresioni është çrregullim serioz, por me ndihmën tonë, jud mund ta mposhtni përgjithmonë. 

Çka është depresioni?

Depresioni bën pjesë në çrregullimet e disponimit dhe ndikon në jetën e tërësishme të atij që vuan nga ky çrregullim, por edhe në rrethin e tij., sepse shkakton pasoja të konsiderueshme në martesë, familje, në shoqëri dhe në punë. Nuk është vështirë vetëm për personin që kalon nëpër të, por edhe për të afërmit e tij, të cilët pafuqishëm shohin se si i rrënohet njeriut e gjithë bota dhe nuk dinë çfarë të bëjnë për t’i ndihmuar. Për këtë arsye shpesh ndodh q[ë familja të kërkojë ndihmë në emër të familjarit të saj, i cili nuk është në gjendje që të ndërmerr iniciativë dhe të kujdeset për veten. 

depresija

Në klinikën tonë VIP Vorobjev kemi shëruar me sukses raste të shumta të depresionit dhe kemi ndihmuar njerëzit që të rifillojnë t’i gëzohen jetës. Jemi shumë krenar për këtë sepse nuk ka asgjë më të mirë se kur të dish që ke shëruar dikë me sukses nga ky çrregullim serioz.

Depresioni dhe shkaqet e

Situata të ndryshme mund të jenë shkrehës për depresion. Të mos harrojmë faktorët biologjik dhe predispozitat gjenetike,e shpesh ndodh që të shfaqet në familjet në të cilat dikush tashmë vuan nga çrregullimet e ngjashme të disponimit. Megjithatë, ekzistojnë edhe faktorë tjerë siç janë sëmundjet serioze, trauma, problemet financiare, divorci, humbja me vdekje apo humbja e punës. Këto të gjitha janë thyerje serioze në jetë të cilat njeriut ia kthejnë jetën kokëposhtë brenda natës.

Çrregullimi sezonal afektiv që paraqitet në periudhën dimërore mund të çojë në depresion. Më herët kemi cekur sa mund të ndikojnë negativisht tek pacienti me depresion gëzimet e festave që janë gjithkah rreth nesh. Në këtë kohë ata izolohen edhe më shumë dhe tërhiqen në vetvete sepse nuk mund të durojnë kontrastin e madh në mes të botës së tyre të jashtme dhe të brendshme. Kuptojmë plotësisht këtë reagim dhe njohim përjetimin e dhimbshëm të jetesës ku është i pranishëm depresioni. Për këtë arsye japim gjithçka nga vetja për t’ju ndihmuar që të dalin nga ky rreth vicioz në të cilin kanë hyrë.

Sëmundjet e varësisë kanë shumë pasoja negative – njëra prej tyre është depresioni. Duke marr parasysh që kemi përvojë në trajtimin e llojeve të ndryshme të varësisë, jemi të njoftuar me veprimet më dobiprurëse. Falë atyre, pacientët arrijnë të kthejnë besimin dhe shpresën që do të dalin nga “rrethi vicioz” në të cilin gjenden.

depresija 1

Së të ndihmoni?

Depresioni është çrregullim serioz i cili në rastet më të rënda mund të çojë madje edhe në vetëvrasje. Prandaj, kurrsesi nuk rekomandohet trajtim i pavarur, i cili shpesh rezulton me dështim, me mërzi dhe ndjenjën e pafuqisë që çon në komplikime të mëtejshme që mund të zgjidhen vetëm me ndihmë profesionale. 

Zgjidhja ekziston gjithmonë dhe ne jemi këtu për ta ofruar atë.

Në klinikën tonë VIP Vorobjev punojnë ekspertë eminent që kanë përvojë shumëvjeçare në trajtimin e llojeve të ndryshme të varësisë si dhe çrregullimeve mentale. Prioriteti ynë është shërimi i pacientëve, si në aspektin fizika shtu edhe atë mental, dhe e dimë që kjo është e mundur duke i falënderuar sukseseve të shumta që i kemi arritur në këtë fushë.

Hapi i parë është pranimi i problemit dhe dëshira e njeriut për t’u shëruar dhe të bëhet më mirë. Ne jemi këtu që t’i mbështesim dhe t’i inkurajojmë në këto përpjekje. Jeta mund të jetë e bukur përsëri dhe çdo dite e re shans për gëzim dhe kënaqësi. Në Vitin e Ri dëshironi më të afërmve të shërohen dhe kjo festë të bëhet shkas për momente të lumtura.

 

Leave a reply