Informacionet prej 07.30h deri në 15.30h E hënë – E diel prej 00h deri në 24h

Trajtimi i varësisë nga video- lojërat

Trajtimi i varësisë nga video-lojërat ka filluar sistematikisht ka filluar në vitin 2018. Ky është viti kur Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka listuar këtë sëmundje në regjistrin e sëmundjeve të varësisë. Shumë njerëz befasohen kur mësojnë që lojërat janë futur në një grup me sëmundjet që përfshijnë substancat psikoaktive të ndryshme siç janë narkotikët dhe alkooli. Shpjegimi është i thjeshtë. Edhe pse gjatë video-lojërave nuk futet në trup asnjë materie e dëmshme, kur shfaqet sëmundja, shkaktohen pasoja të shumta psikike dhe fizike, dhe zhvillohet varësia psikike.

Ajo që është më e rëndësishme, personi i varur humb kontrollin e sjelljes së tij. Adikcioni fillon të drejtojë jetën e tij dhe të gjithë segmentet tjerë jetësor bëhen dytësor. Në praktikë kjo do të thotë që fëmijët do të fillojnë të shmangin obligimet shkollore, stërvitjet, shoqërimin me moshatarë, e më vonë edhe vijimin e rregullt të mësimit.

Tek të rriturit, gradualisht humbet interesimi për hobitë, daljet me partnerin apo me miqtë, takimet e punës. Në fund, e tërë bota e personit të varur sillet rreth vetëm një gjëje të vetme, video-lojërave.

Lečenje zavisnosti od video igrica VIP Vorobjev

Pasojat e varësisë nga video-lojërat

Është e rëndësishme të theksohet që, kur bëhet fjalë për ndonjë lloj sëmundje të varësisë, nuk do të shkatërrohet vetëm jeta e një personi, por jeta e shumë prej tyre. Cilësia e familjes së tërë, prindërve, fëmijëve dhe partnerëve vihet në pikëpyetje. Pasojat më të mëdha për shëndetin do t’i ndjej, natyrisht, vetë personi i varur.

Qëndrimi disamujor në një dhomë të errët, të paajrosur, duke përsëritur lëvizjet e ngjashme dhe duke lëvizur minimalisht, patjetër që ka efektin e vet. Do të preket pamja, kurrizi, organet e tretjes. Si pasojë e aktiviteteve të pakta fizike, përkeqësohet qarkullimi dhe mund të paraqiten probleme me tretjen. Shtangimi në pjesën e qafës dhe kurrizit janë disa prej simptomave të zakonshme kur bëhet fjalë për personat e varur nga video-lojërat.

Pjesën më të madhe të kohës personat e varur, derisa luajnë lojëra, e kalojnë të izoluar, pa kontakte me njerëz tjerë. Edhe pse shumë lojëra janë të tipit garues dhe njëkohësisht i luajnë numër i madh i njerëzve, ndërmjet lojtarëve nuk ka ndërveprim të mirëfilltë. Pa prekje me “njerëz të gjallë”, dalëngadalë humben shkathtësitë sociale dhe sjellja bëhet asociale. Kjo rrjedhimisht çon në ankth dhe pasiguri. Obligimet e përditshme më banale, siç janë blerja e gjësendeve apo shkuarja në punë dhe bisedat me kolegët, bëhen burim të stresit. Kënaqësia dhe siguria e vetme ndjehen vetëm para ekranit.

Të gjitha këto konfirmojnë që ndryshimet nuk janë vetëm fizike, por ndryshohet edhe psikika e të sëmurit. Të gjitha interesimet e deritashme humbasin, njerëzit e afërt nuk mund ta njohin pacientin. Shpesh paraqitet edhe agresiviteti, por vetëm nëse vihet në pikëpyetje burimi kryesor i lumturisë – luajtja e lojërave. Agresiviteti do të manifestohet me vetëshkatërrim apo shkatërrim. Personi i varur do të ngrejë dorë në veten apo do të përpiqet që t’i bëjë keq njerëzve nga rrethi i tij. Janë shënuar edhe raste ekstreme kur prindërit kanë vrarë fëmijët e mitur, sepse qëllimisht apo rastësisht, i kanë ndërprerë lojën.

Trajtimi i varësisë nga video-lojërat: si fitohet varësia

Varësia nga video-lojërat nuk vjen papritur e as përnjëherë. Ky proces është aq i pavërejtur që as personat e varur nuk janë të vetëdijshëm për këtë. Ata nuk do të vërejnë momenti kur lojërat do të peshojnë më shumë se të gjitha gjërat tjera, dhe do të bëhen gjëra e vetme e rëndësishme.

Në fillim, dh pas një kohë të shkurtës të vetë lojës, drithërimat do të jeni intensive. Më vonë, lojtari do të dëshirojë të përsërisë vrullin e adrenalinës dhe kënaqësisë dhe për këtë arsye do të tentojë të luajë sa më shpesh dhe sa më gjatë. Sa më gjatë që luan, pragu i tolerancës do të bëhet më i madh. Kjo do të thotë që për të arritur përjetimin e njëjtë të fuqishëm do të duhet të luajë sa më shumë orë.

Trajtimi i varësisë nga video-lojërat dhe simptomat e krizës së abstinencës

Pasi që koha e kaluar duke luajtur lojëra rritet, koha për të gjitha gjërat tjera zvogëlohet proporcionalisht. Atëherë më shpesh reagojnë anëtarët e familjes duke i bërë me dije që situata ka dalë nga kontrolli. Personi i varur dëshiron të zvogëlojë kohën që kalon para ekranit, por nuk mund ta bëjë këtë. Nevoja është më e fuqishme se vetëdija rreth pasojave negative.

Kur prindi, partneri apo dikush tjetër i ndalon personit të varur që të luajë, paraqiten simptomat e krizës së abstinencës. Pas strehën e deritanishme në botë virtuale, personi bëhet i pakënaqur dhe i indinjuar, është i mërzitur. Humbet kuptimi i jetës dhe ndjenja e sigurisë, ndërsa faji kërkohet në rrethin i cili i ka hequr burimin e sigurisë personi i varur, sipas rregullit, nuk është i vetëdijshëm, që vetë është përgjegjës për paraqitjen e problemit, por fajin e kërkon tek të tjerët.

Atëherë vjen deri tek konflikti. Në rastin më të mirë, personi i varur do të kuptojë madhësinë e problemit dhe do të kërkojë ndihmën e ekspertëve. Nëse vendos për vetë-shërim, gjasat për shërim zvogëlohen sepse problemi është shumë më kompleks se sa duket në shikim të parë.

Lečenje zavisnosti od video igrica VIP Vorobjev

Trajtimi i varësisë nga video-lojërat me ndihmën e ekspertëve

Në mënyrë që personi i varur të arrijë rezultate të kënaqshme, përkatësisht që të shërohet përgjithmonë, ju këshillojmë që për ndihmë t’i drejtoheni ekspertëve. Për përcaktim të duhur të terapisë duhet të merrni parasysh shumë faktorë, disa prej të cilëve kanë sjell krijimin e problemit.

Për të arritur rezultate optimale në shërim, duhet t’i përmbaheni fazave të përcaktuara paraprakisht.

Diagnostifikimi

Ky është hapi i parë dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm në shërimin e të sëmurit. Qëllimi i diagnostifikimit është që të fitohen të dhëna relevante rreth gjendjes aktuale psikike dhe fizike të pacientit. Për këtë qëllim përdoren testet psikologjike që cilët do të përcaktojnë nivelin e varësisë, ekzistimin e mundshëm të sëmundjeve psikike apo depresionit. Gjithashtu, do të vendoset ruajtja e mekanizmave të vullnetit, si dhe shkalla e motivimit të pacientit për t’u shëruar.

Gjendja fizike kontrollohet me një kontrollim standard diagnostifikues. Bëhet testi i urinës, analizat e gjakut, EKG-ja, si dhe kontrollimi i internistit. Nëse bëhet fjalë për një të sëmurë kronik apo ekzistojnë faktorë tjerë të rrezikut, do të duhej që të bëhen edhe kontrollime dhe ekzaminime shtesë. Me rekomandim të mjekut, në klinikat partnere bëhen EEG, ultrazëri, rëntgeni, MRT, endoskopia... Nga kontrollimet specialistike, atje bëhen kontrollimet kardiologjie, neurologjike, endokrinologjike.

Pas mbledhjes së të gjitha rezultateve, ekipi i mjekëve do t’i analizojë me kujdes dhe do të hartojë planin individual të trajtimit.

Terapia me ilaçe

Kur pacienti vjen në klinikë, gjendjen e tij psikike shpesh duhet rregulluar me farmakoterapi. Me këtë nënkuptohet, para së gjithash, të veprosh në nervozizëm, tensionim dhe simptoma të depresionit. Kur pacienti fillon në mënyrë objektive t’i qaset problemit, dhe të shohë shkaqet dhe pasojat e sjelljet adiktive, në radhë është faza tjetër e trajtimit.

Trajtimi me pajisje mjekësore, psikoterapia dhe farmakohipnoza

Njëra nga gjërat kryesore kur bëhet fjalë për shërimin e personit të varur është padyshim përdorimi i pajisjeve të reja mjekësore. Pajisja Neuro Jet stimulon neuronet që prodhojnë dopaminën dhe endorfinën. Kjo metodë është plotësisht pa dhimbje, dhe impulset e veçantë përmes së cilëve veprohet ne qeliza kontrollohen nëpërmjet kompjuterit.

Terapia laterale aplikohet për normalizimin e punës së dy hemisferave të trurit. Me ndihmën e saj eliminohen çrregullimet e sjelljes dhe vullnetit, e ndikohet edhe në dëshirën patologjike për të luajtur lojëra.

Integratori i lëvizjeve së syve bllokon dhe përshpejton përjetimet që kanë të bëjnë me problemet patologjike për të luajtur lojëra. Përmes syzeve dhe dëgjuesve të veçanta, emitohen video dhe sinjale zëri të koduara. Në vetëdije krijohen një sërë asociacione rreth humbjeve nga video-lojërat dhe zhvillohet një qëndrim negativ rreth ritualeve që kanë të bëjnë me këtë.

Psikoterapia

Me ndihmën e psikoterapisë, pacienti që të aftësohet për t’u përballur me stresin dhe sfidat jetësore. Ai do të mësojë të pranojë vetveten, të lidhet prapë me njerëzit dhe të bëhet pjesë përbërëse e shoqërisë. Ne ndihmën e terapistit, do të gjejë shkakun e problemi të tij. Do të shqyrtojë pasojat e shumta negative të sjelljes së adiktive, siç janë ato psikike dhe fizike, deri tek ato sociale dhe profesionale. Përmes punës me familjen do të rikthejë besimin e humbur dhe do të vërej problemet në raportet familjare.

Raporti i mirëbesimit në mes të pacientit dhe terapistit është e rëndësisë së veçantë për shërim. Në klinikën VIP Vorobjev nuk duhet të shqetësoheni rreth asaj që dikush të do mësojë çfarë i keni thënë terapistit. Konfidencialiteti dhe diskrecioni janë ato që ne ju garantojmë.

Farmakohipnoza

Në trajtimin enpersonit të varur, ndonjëherë aplikohet farmakohipnoza. Ibogaina jepet me rekomandim të mjekut.

Terapia profesionale, bllokada mendore, trajtimi ambulator

Terapia profesionale

Kjo terapi përfshin aktivitete të ndryshme të cilat kanë efekt pozitiv në shëndetin psikik dhe fizik të pacientit. Bëhet fjalë për punëtori kreative dhe edukative me ndihmën e të cilave pacienti do të risocializohet më shpejtë, d.m.th. do të integrohet në shoqëri. Piktura, skulptura, zgjidhja e mozaikut, pjesëmarrja në kuize, shikimi i filmave, punimi i bizhuterive dhe urimeve, si dhe shumë aktivitete sportive (palestra, bilardo, gjimnastika, pikado...) janë në dispozicion të pacientëve tanë. Me ndjekjen e aktiviteteve të numëruara, pacienti jo vetëm që do të krijojë njohje dhe miqësi me pacientët tjerë të klinikës, por do të zhvillojë edhe vetërespektin, të cilin shpesh e kanë të lëkundur.

Bllokada mendore është metodë e cila përmban elemente të hipnozës. Pacienti ka ndjenjën që përsëri po e jeton jetën e tij. Posaçërisht, ngjarjet e rëndësishme, imazhet nga fëmijëria, njerëzit që kanë pasur ndikim në jetën e pacientit, i dalin para syve. Sasia e madhe e madhe e emocioneve do të bëjë që pacientët reagojnë vrullshëm, me vetëdije për pasojat e veprimeve të tyre. Pas bllokadës mendore pacientët shpesh qajnë dhe përbetohen që do t[ë largohen nga bota e varësisë përgjithmonë.

Mbështetja pas trajtimit

Pas përfundimit të terapisë së paraparë dhe largimit nga klinika, pacienti mbetet në kontakt me mjekët e klinikës sonë për një vit. Qëllimi është të ruhen shprehitë e jetës së shëndetshme dhe të shmanget kthimi në botën e varësisë. Me mbështetje të vazhdueshme, do të kuptojë që nuk është vetë, por gjithmonë mund të llogarisë në këshilla, inkurajim dhe ndihmë. Është shumë e rëndësishme edhe ajo që pacientëve i tregohen rregullat që duhet respektuar për të shmangur relapsin (kthimin ne vese pas përmirësimit të dukshëm të gjendjes).

Lečenje zavisnosti od video igrica VIP Vorobjev

Trajtimi në klinikën VIP Vorobjev

Nëse dëshironi që problemi i varësisë të mbetet përgjithmonë prapa jush, spitali për trajtimin e sëmundjeve të varësisë VIP Vorobjev është zgjidhja e duhur. Në trajtim të varësisë, aplikojmë qasjen multidisiplinore. Sëmundja shikohet nga shumë këndvështrime, ndërsa në trajtim bashkëpunojnë ekspertë të njohur dhe të dalluar, të profileve të ndryshme.

Nëse vini nga jashtë shtetit, do t’ju ndihmojmë të merrni vizën dhe do të organizojmë transportin deri në klinikë, nëse është e nevojshme.

Ju keni në dispozicion dhomat e rehatshme të arreduara plotësisht për qëndrim të këndshëm. Në kuadër të klinikës gjendet qëndrimi ditor dhe shtëpia verore. Në kohë të lirë mund të re4laksoheni në pishinë apo palestër. Siguria juaj për ne vjen e para, kështu që objekti i tërë është o mbuluar me video-mbikëqyrje.

Me ju jemi 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë. Ne jemi këtu për t’ju përgjigjur në të gjitha pyetjet tuaja dhe t’ju mbështesim në vendimin më të rëndësishëm të jetës. Tani është koha të ndryshoni jetën dhe t’i ktheheni shprehive të shëndetshme. Ne mund t’ju ndihmojmë.

Choose an addiction recovery program

image