Trajtimi VIP
Në Klinikën Dr Vorobjev, ne i ndihmojmë pacientët të kapërcejnë varësitë shkatërruese dhe të rifitojnë shëndetin mendor në rastet që përfshijnë çrregullime të personalitetit, burn out dhe stres. Ne synojmë të rivendosim harmoninë midis trupit dhe shpirtit, edhe në rastet më të rënda apo të neglizhuara.
Klinika ruan një përqindje suksesi prej 79% përsa i përket rikuperimit dhe parandalimit të komplikancave ose rikthimit të varësisë. Për ta arritur suksesin, ne ofrojmë akses tek mjekët më të vlerësuar dhe më të mirë në botë, gjithashtu aplikojmë metoda dhe medikamente.
Për kë është menduar ky trajtim?
Pacientët që vijnë për rehabilitim VIP janë njerëz të famshëm nga e gjithë bota: aktorë, politikanë, sportistë, personazhe publike, menaxherë të lartë dhe biznesmenë, si dhe të dashurit e tyre. Ata marrin shërbime VIP, sipas parimeve të një klinike vetëm me një pacient dhe që korrespondojnë me statusin dhe nevojat unike të pacientit. Kjo përfshin një dhomë individuale me rehati të shtuar, si dhe konfidencialitet, siguri dhe përshtatshmëri ndaj kërkesave të pacientit.
Cili është ndryshimi nga trajtimi standard?
Trajtimi VIP në qendrën e rehabilitimit Dr Vorobjev përfshin:
- Teste të thelluara diagnostikuese të gjendjes fizike dhe mendore për të identifikuar shkakun e saktë të problemit që mund të jetë gurthemeli i një çrregullimi.
- Trajtimi dhe rehabilitimi sipas protokolleve të avancuara që më parë ishin të aksesueshme vetëm për disa persona të privilegjuar. Këtu përfshihet përdorimi i metodave terapeutike specifike, si terapia me ibogainë, detoksifikimi ultra i shpejtë, implantet kundër alkoolit dhe përshkrimi i barnave të veçanta, të rralla dhe kombinime speciale mes tyre.
- Dizenjimi i barnave të personalizuara në laboratorë të rangut botëror, për të arritur rezultatet e dëshiruara për secilin pacient dhe për të shmangur çdo efekt anësor negativ.
- Specialistët më të mirë në botë për çrregullimet e përdorimit të substancave dhe sëmundjeve të shëndetit mendor. Këta specialistë kanë certifikata dhe çmime ndërkombëtare. Ata punojnë së bashku si një ekip ekspertësh në trajtimin individual të çdo pacienti VIP. Ekipi i mjekëve është gjithmonë në dispozicion dhe pacienti mund të konsultohet me ta edhe pas daljes nga spitali.
- Nëse është e nevojshme, ekipi i specialistëve mund të udhëtojë në vendndodhjen e pacientit, duke sjellë me vete të gjitha pajisjet dhe furnizimet e nevojshme. Trajtimi dhe rehabilitimi mund të kryhet aty ku është i përshtatshëm për pacientin, ose në vendin ku shanset për shërim të plotë janë më të larta.
Cilat çështje mund të trajtohen
Klinika punëson specialistë për trajtimin e çrregullimeve të varësisë, si dhe të problemeve mendore dhe emocionale. Këto përfshijnë abuzimin e substancave (alkooli, droga), çrregullimet e gjumit, ankthin dhe depresionin, burn out-in dhe rraskapitjen, çrregullimet e personalitetit, konfliktet ndërpersonale, problemet e marrëdhënieve, fobitë, varësinë nga lojrat e fatit, problemet seksuale si rënia ose humbja e performancës në shtrat.
Psikika njerëzore është e brishtë dhe askush nuk është i imunizuar nga rënia në modele shkatërruese të sjelljes. Megjithatë, me një mbështetje të fortë nga ekspertë, një strategji të përshtatshme, respekt dhe maturi, shërimi mund të përfundojë me sukses dhe pacienti mund të kthehet në një gjendje normale, plotësisht funksionale.
Procesi i trajtimit
Së pari, pacienti i mundshëm do të intervistohet nga mjekët e Klinikës dhe do t’i jepet një vlerësim paraprak i rastit të tij/saj. Më pas, do të hartohet një plan trajtimi dhe rehabilitimi. Ai do të diskutohet me pacientin dhe familjen e tij dhe do t’i përshtatet nevojave dhe pritshmërive të tyre. Ja si duket procesi i trajtimit VIP:
- Konsultimi fillestar me mjekët, personalisht ose online, për të identifikuar dhe vlerësuar problemin shëndetësor dhe për të specifikuar rezultatet e parashikuara të trajtimit.
- Testet diagnostikuese dhe përgatitja e një programi trajtimi me një ekip ekspertësh mjekësorë të rangut botëror.
- Prezantimi i planit të trajtimit dhe rezultatet e pritshme nga ky trajtim.
- Ekzekutimi i procesit të trajtimit. Kjo përfshin kryerjen e procedurave të rekomanduara, sigurimin e barnave të nevojshme dhe kontrolle diagnostifikuese për të monitoruar dhe kontrolluar efektivitetin e tyre.
- Vlerësimi i rezultatit të trajtimit dhe rekomandimet për kujdesin e mëtejshëm të shëndetit mendor.
Pas trajtimit, pacienti mban kontakte me mjekët për çdo këshillë të nevojshme shëndetësore dhe menaxhimin e përmirësimeve pas trajtimit. Kjo ndihmon për të kontrolluar gjendjen shëndetësore dhe për të ruajtur rezultatet e arritura.
Shërbime shtesë VIP
Trajtimi VIP mund të përfshijë gjithashtu shërbimet e mëposhtme:
- Ofrimin e mbështetjes së plotë të pacientit, duke përfshirë sigurinë, shoferin dhe përkthyesin, nëse kërkohet;
- Akomodimi në një rezidencë personale VIP me monitorim gjatë gjithë kohës nga ekipi mjekësor;
- Vakte me një menu individuale, duke marrë parasysh rekomandimet e mjekut dhe/ose dëshirat e pacientit;
- Anonimiteti i rreptë dhe ruajtja e konfidencialitetit të të gjithë informacionit.