Tabela e përmbajtjes:
Detoksifikimi kompleks pa dhimbje nga Benzodiazepina
Benzodiazepinat është ilaçe psikoaktive që shërbejnë si antidepresiv dhe bëjnë pjesë në grupin e anksiolitikëve. Më të njohur në mesin e tyre janë: Diazepam. Lorazepam, Bromazepam, Xanax, Rohypnol, Bensedin. Përdorimi i rregullt i tyre stimulon mekanizmat mbrojtës të organizmit tonë dhe janë barna kryesore për zgjidhjen e problemeve me pagjumësi dhe shqetësim.
Benzodiazepinat mund që maskojnë problemin sepse në fillim duken si qetësues, por për dallim prej trankuilizatorëve të zakonshëm, dhe nëse përdoren për çdo ditë mund të ndodh që personi përveç tyre të pijë edhe alkool, gjë që mund të përfundojë në mënyrë fatale.
Nëse drejton automjetin, për shembull, mund të humb koordinimin e lëvizjeve dhe të çojë në aksident rrugor.
Përdorimi i benzodiazepinave ndikon keq edhe në memorie, mund të çojë në zë ashtuquajturën amnezi anterograde, në të cilën njeriu kërdisa kohë humb kujtesën për disa situata, biseda dhe të ngjashme.
Shumë njerëz të njohur kanë vdekur nga përdorimi i preparateve qetësuese (mbidozimi, vetëvrasja...) siç janë Merilin Monro, Majkël Xhekson etj.
Varësia nga Benzodiazepina
Pas dy apo tri javëve të përdorimit të përditshëm të benzodiazepinës për shkak të dëmtimit të receptorit në tru, organizmi krijon tolerancë të fuqishme, dhe për të ndjerë këtë mirëqenie, mbrojtje dhe siguri, këtë ekuilibër të këndshëm të emocioneve dhe stabilitet, të cilat benzodiazepinat i kanë dhënë në periudhën e parë, i duhen doza më të mëdha, dhe kështu vjen deri edhe tek abuzimi.
Më vonë, nën efektin e benzodiazepinave, njeriu bëhet nervoz, paranoik, agresiv. Dhe në mungesë të substancës, paraqitet sindroma vështirë e përballueshme e krizës së abstinencës, shqetësimi, dridhja, pagjumësia, sekrecioni i rritur i pështymës, ngërçet e këmbëve dhe duarve, a nganjëherë madje edhe konvulsioni.
Ilaçi që mjekët e përdorin në anesteziologji, kardiologji, si preventivë ndaj sulmeve epileptike, i cili me sukses ka shëruar reaksionet neurotonike, siç janë: pagjumësia, frika, panika, depresioni...pas një periudhe aq të shkurtër nuk ka më asnjë efekt, ndërsa njeriu ndjehet shumë më keq se sa është ndjerë më herët, i frikësuar, i shqetësuar, i pambrojtur...njeriu nuk guxon as të shkojë në punë sepse i frikësohet kontaktit me njerëzit, nuk guxon të hyjë në shitore, nuk guxon askënd ta shikojë në sy, për të edhe obligimi më i vogël bëhet lodhje enorme dhe mision i pamundur.
Njeriu me vite do të mund të qëndrojë buzë detit dhe të mos ketë dëshirë që edhe në nxehtin më të madh të hyjë në ujë, që gjatë gjithë verës të mbajë dritaret e mbyllura dhe të mos shoh rrezet e diellit, më nuk e gëzon asgjë dhe për të nuk ka më kuptim asgjë. E vetmja gjë që ekziston në jetën e tij është “pilula” benzodiazepina, e cila i jep qetësinë e brendshme dhe iluzionin e jetës.
Benzodiazepinat, si ilaçe që krijojnë një varësi të fortë psikike, shumë shpesh i përdorin pacientët që tanimë janë të varur nga substanca të caktuara, më së shpeshti nga narkotikët apo alkooli, por, i përdorin edhe njerëzit që janë emocionalisht jostabil, që asnjëherë nuk kanë pasur përvojë me substanca psikoaktive, por tashmë kanë çrregullime psikologjike dhe prirje për sulme paniku, depresioni, ankthi.
Për këtë arsye është e rëndësishme të grumbullohen të gjithë informatat e rëndësishme në lidhje me gjendjen shëndetësore të pacientit, si gjendjen fizike ashtu edhe atë mentale.
Fazat e detoksifikimit nga Benzodiazepina
Për të zgjidhur me sukses këtë problem kompleks të varësisë dhe për të stabilizuar gjendjen e pacientit, trajtimi në spitalin tonë zakonisht zgjat 14 ditë, por në bazë të diagnostifikimit si fazë fillestare e trajtimit, formohet qasja individuale ndaj pacientit, e cila ka të bëjë me kombinimin e metodave speciale mjekësore, me qëllim të detoksifikimit pa dhimbje të organizmit, e njëkohësisht të mbrohen organet e dëmtuar dhe shëndeti i pacientit.
Në ditët e para pacientët janë ende nën ndikimin e benzodiazepinës, vetëm në ditën 3-4 fillojnë të ndjejnë që diçka nuk është në rregull, që nuk kanë fjetur mirë, që lëkura e tyre është bërë e ndjeshme. Për këtë arsye detoksifikimi fillon menjëherë dhe përfshin procedura të shkurta ku pacienti është i përgjumur, dhënia e përditshme e infuzionit dhe ilaçeve që shuajnë këto ndryshime për shkak të mungesës së benzodiazepinës në tru, shuhen simptomat e krizës së abstinencës.
Detoksifikimi i jep mundësi pacientit të funksionojë normalisht pa këto tableta
Qëllimi ynë është që në bazë të informatave të grumbulluara rreth pacientit të zbulojmë dhe të shërojmë shkakun e paraqitjes së sëmundjes së varësisë nga benzodiazepina, sepse benzodiazepinat vetëm maskojnë problemin dhe nuk e zgjidhin atë.
1. Diagnostifikimi– faza e parë dhe shumë e rëndësishme e trajtimit. Thelbi i diagnostifikimit është që të vlerësohet gjendja fizike dhe psikike e pacientit. Për vlerësimin e gjendjes fizike kontrollimi standard diagnostik përfshin:
Për vlerësimin e gjendjes psikike të pacientit, kontrollimi standard për diagnostifikim nënkupton psikodiagnostifikimin (testet psikologjike që përcaktojnë nivelin e varësisë, në çfarë mase janë shprehur pasojat e përdorimit të benzodiazepinës ndaj shëndetit mental, nëse ekzistojnë shenjat e çrregullimeve psikike, nëse është i pranishëm depresioni, sa është shkalla e motivimit për shërim, vetëkritika dhe ruajtja e mekanizmave të vullnetit).
Pas diagnostifikimit, rezultatet i shqyrton ekipi i mjekëve, me qëllim të hartimit të strategjisë dhe planit për trajtim. Nëse me diagnostifikim zbulohen devijime serioze në teste, prania e faktorëve të rrezikut, apo pacienti ka sëmundje përcjellëse kronike, sipas nevojës organizohen ekzaminime shtesë dhe përshkruhet terapia për sëmundjet përcjellëse.
Varësisht prej problemeve, mund të bëhen MRT, EEG, ultrazëri, rëntgeni, endoskopia, analizat e përqendrimit të medikamenteve dhe narkotikëve, kontrollimet e kardiologut, neurologut, endokrinologut, infektologut etj. Ekzaminimet shtesë të lartpërmendur nuk hyjnë në çmimin e kësaj pakoje të trajtimit dhe paguhen veçmas.
2. Detoksifikimi– Detoksifikimi zgjat disa ditët e para. Largohen simptomat e abstinencës dhe organizmi pastrohet nga beznodiazepina. Pacientët për çdo ditë marrin infuzione dhe farmakoterapi (psiko-stabilizatorë). Kryhen testet e rregullt të urinës në praninë e benzodiazepinës derisa organizmi të pastrohet plotësisht nga substancat qetësuese.
Është shumë e rëndësishme që:
3. Vlerësimi i rezultateve– Në fund të trajtimit bëhet vlerësimi i rezultateve të trajtimit, testet e urinës janë negative në praninë e benzodiazepinës, gjendja fizike dhe psikologjike e pacientit është stabile, bëhen përgatitjet për dalje nga spitali, ndërsa pacientit dhe familjes së tij i jepen udhëzime për sjellje ndaj pacientit. Së bashku me pacientin hartohet plani i aktiviteteve për muajin e ardhshëm dhe jepen këshilla për rehabilitim dhe risocializim të suksesshëm.
Pas këtij trajtimi prej 14 ditëve, tek njeriu nuk ka më rrezik nga kriza, testi është negativ, por pas kësaj është e rëndësishme dhe e domosdoshme që të mendohet për fazën e ardhshme, ndryshimet neurometabolike, si dhe për programin e veçantë, gjegjësisht, për fazën e rigjenerimit të asaj që me benzodiazepina është dëmtuar.
Programi ynë përfshin edhe transportin e pacientit nga aeroporti apo stacioni deri tek klinika jonë si dhe kthimin pas trajtimit. Në klinikën tonë, mjekët dhe motrat medicinale janë 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, në dispozicion të pacientëve. Të gjithë mjekët janë anesteziologë, psikiatër dhe psikologë të certifikuar me 10-15 vite përvojë. Në klinikë janë të punësuar më shumë se 60 njerëz. Rreth sigurisë së pacientëve dhe stafit kujdeset sigurimi i angazhuar. Objekti është nën mbikëqyrje të kamerave.
Pacientët janë të akomoduar në dhoma komfore që posedojnë elemente për qëndrim të rehatshëm në klinikën tonë. Dhomat pastrohen dy herë në ditë. Në kohën e lirë, pacientët kanë në dispozicion dhomën e ndejës, pishinën, jacuzzin, palestrën dhe shtëpinë e verës. Klinika ka edhe kasafortë, në të cilën pacientët mund të lënë gjërat e tyre personale që nuk duhet lënë në dhoma. Pacientëve që vijnë nga jashtë, të cilëve i nevojitet viza, mund të ndihmojmë ta marrin atë.
Nëse pacientët që vijnë nga jashtë kanë përcjellje, në formë të mbështetjes ata mund të qëndrojnë në klinikën tonë me një pagesë shtesë.
Programi i detoksifikimit kompleks pa dhimbje nga Benzodiazepina – diagnostifikimi laboratorik dhe detoksifikimi zgjasin 14 ditë dhe kryhen në stacionarin e klinikës VIP Vorobjev.