Informacionet prej 07.30h deri në 15.30h E hënë – E diel prej 00h deri në 24h

Trajtimi i varësisë nga Psikostimulantët

Çfarë janë Psikostimulantët?

Në grupin e psikostimulantëve bëjnë pjesë amfetamina dhe ilaçet e ngjashme me të, dhe metilksantina. Amfetaminat janë simulant që kanë efekt në sistemin nervor qendror. Amfetaminat sintetike quhen edhe metamfetamina. Ky është një simulant sintetik i trurit që shkakton ndryshime të funksioneve mentale dhe motorike.

Sot është në përdorim metilfenidati. Amfetaminat janë futur për përdorim mjekësor kundër ftohjes, temperaturës së larte, e gjithashtu edhe si preparate për humbjen e peshës. Sot janë në përdorim në terapinë e narkolepsisë dhe sindromës hiperkinetike tek fëmijët. Në rastin e abuzimit, amfetamina rrit aktivitetet e organizmit deri në kufij të skajshëm të qëndrueshmërisë, duke zvogëluar ndjenjën e urisë dhe lodhjes.

Efektet e abuzimit me psikostimulantë

Efektet kryesore farmakologjike të ilaçeve të ngjashëm me amfetaminën janë stimulimi lokomotor, euforia dhe drithërima, sjellja stereotipe, anoreksia. Përveç kësaj kanë edhe efekt simpatikomimetik periferik duke shkaktuar rritje të tensionit të gjakut dhe inhibim të motilitetit gastrointestinal.

Lečenje zavisnosti od Psihostimulanata

Shpejtë absorbohet nga trakti gastrointestinal dhe lirisht kalon nëpërmjet pengesat gjak-tru. Sekretohet i pandryshueshëm në urinë. Tek abuzimi, personi nën ndikimin e amfetaminës ndjehet i parehatshëm, i shqetësuar dhe u çuditshëm, nganjëherë edhe në humor të keq. Dozat më të mëdha forcojnë efektet, ndërsa personi bëhet edhe më i drithëruar, ml shumë flet dhe përjeton ndjenjën e rrejshme të vetëbesimit dhe epërsisë; mund të sillet edhe në mënyrë bizare; disa bëhen agresivë dhe armiqësisht të disponuar.

Ndikimi mental: rritja e gjallërisë, ndryshimi pozitiv i disponimit, ndjenja e rehatisë, shtimi i të folurit, agresiviteti i shtuar, ndjenja e qëndrueshmërisë dhe fuqisë, mosinteresimi për miqtë dhe për seks, apetiti i zvogëluar, paranoja.

Ndikimi fizik: Buzët e thara, dhimbjet e kokës, puna e përshpejtuar e zemrës, frymëmarrja e shpejtuar, rritje tensionit të gjakut, rritja e temperaturës trupore, skuqje e shkaktuar nga temperatura e lartë, diarre apo kapsllëk, shikim i paqartë, ngërçe, përpëlitje, parehati, marramendje, humbje e orientimit, lëvizje të pakontrolluara (shtrëngime me ngërç, dridhje), pagjumësi, plagë nëpër trup, mpirje, trullosje.

Amfetaminat janë lehtësisht të dukshme me teste standarde të drogës. Mbetet në urinë 24-72 orë pas përdorimit. Metamfetaminat mbeten në organizëm pak më gjatë 24-96 orë. Përdorimi i zgjatur e amfetaminës mund të çojë në kequshqyerje të personit dhe mungesë të vitaminave, në çrregullime të lëkurës, shfaqje të ulcerave, pagjumësi, humbje të peshës, depresion.

Varësia nga psikostimulantët

Amfetaminat krijojnë varësi trupore, por edhe psikike. Në përdorim afatgjatë, trupi krijon një tolerancë të caktuar dhe personi e rrit dozën, e kështu metamfetamina bëhet substancë e nevojshme në trupin e njeriut për funksionim normal. Ky është problemi më i madh i largimit dhe për këtë arsye nevojiten sasi të shtuara të ilaçeve për të arritur rezultatet e dëshiruara. Tek përdoruesi i sasive të mëdha të amfetaminës për një periudhë të gjatë mund të zhvillohet psikoza amfetamine.

Ky është çrregullim mental i ngjashëm me skizofreninë paranoike. Psikoza manifestohet nëpërmjet mashtrimeve, halucinacioneve, iluzioneve dhe paranojës. Nganjëherë personat e këtillë kanë sjellje të çuditshme, të dhunshme.

Fazat e trajtimit të varësisë nga psikostimulantët

  • Trajtimi fillon me diagnostifikim (analizat e gjakut, testet psikologjike me të cilët përcaktohet niveli i dëshirës për narkotikë, ekzistimi i depresionit, nervozizmit) – Pjesa kryesore e trajtimit tonë janë procedurat që largojnë varësinë psikike. Në këtë fazë shfrytëzohen metodat e korrigjimit farmakologjik, terapitë informative, përdoren edhe aparatet për fizioterapi (stimulimet audio-vizuale, terapia NET, laseri). Zbatohen masat për përmirësimin e imunitetit dhe për rigjenerimin e qelizave të organizmit. Zakonisht gjatë trajtimit stacionar stabilizohet gjendja psikike e pacientit (largohet dëshira për narkotikë, nervozizmi, depresioni, përmirësohet gjumi, apetiti).

Janë paraparë edhe: psikoterapia grupore, meditimi, edukimi, joga, masazhi, shëtitjet, ushtrimet, pingpongu.

  • Pas daljes nga spitali faza ambulatore e trajtimit zgjat një vit. Pacienti merr ilaçe që iu janë përshkruar në Fletëlëshim, respekton të gjitha rregullat e trajtimit ambulator. Çdo muaj vjen në kontrollime të rregullta. Në rast të ndryshimit të gjendjes, depresionit apo dëshirës së marrjen e narkotikëve, pacienti menjëherë lajmëron spitalin për të marrë rekomandimet shtesë. Ky trajtim zbatohet në klinikën tonë një kohë të gjatë dhe në rast të bashkëpunimit të mirë me pacientin, familjen e tij, vjen deri tek rezultatet e shkëlqyera (ne e shohim këtë sipas anketave për kontrollim të cilën e mbush pacienti së bashku me prindërit).

1. Dijagnostifikimi –faza e parë dhe shumë e rëndësishme e trajtimit. Thelbi i diagnostifikimit është të vlerësohet gjendja fizike dhe psikike e pacientit. Për vlerësim të gjendjes fizike të pacientit kontrollimi standard për diagnostifikim përfshin:

Për vlerësimin e gjendjes psikike të pacientit kontrollimi standard për diagnostifikim nënkupton psikodiagnostifikimin (testet psikologjike që përcaktojnë nivelin e varësisë, në çfarë mase janë shfaqur pasojat e përdorimit të psikostimulantëve në shëndetin mental, nëse ekzistojnë shenjat e çrregullimeve psikike, nëse është i pranishëm depresioni, cila është shkalla e motivimit për shërim, vetëkritika dhe ruajtja e mekanizmave të dëshirës).

Pas diagnostifikimit, rezultatet i shqyrton ekipi i mjekëve me qëllim të hartimit të strategjisë dhe planit për trajtim. Nëse me diagnostifikim zbulohen devijime serioze në teste, prania e faktorëve të rrezikut, apo pacienti ka sëmundje përcjellëse kronike, sipas nevojës organizohen edhe ekzaminime shtesë dhe përshkruhet terapia për sëmundjet përcjellëse. Varësisht prej problemeve, mund të bëhet MRT, EEG, ultrazëri, rëntgeni, endoskopia, analizat e përqendrimit të medikamenteve dhe narkotikëve, kontrollimet e kardiologut, neurologut, endokrinologut, infektologut etj. Ekzaminimet shtesë të lartpërmendur nuk hyjnë në çmimin e kësaj pakoje të trajtimit dhe paguhen veçmas.

2. Hapi i ardhshëm është fillimi i vetë trajtimit, i cili parasheh trajtimin me infuzione dhe pajisjen Neuro Jet. Infuzionet përfshijnë multivitamina, minerale si dhe komplekse të aminoacideve dhe në këtë mënyrë ato përmirësojnë punën e metabolizmit, apetitin dhe pacientin i kthejnë fuqinë, e cila i nevojitet për vazhdimin e trajtimit, sepse terapitë në spitalin tonë janë intensive dhe të forta, e me këtë edhe efektive.

Pajisja Neuro Jet lëshon valë elektrike të lehta vibruese, nëpërmjet kapëseve të vendosura në pjesën e qafës së pacientit, ndërsa terapia është plotësisht pa dhimbje dhe ndihmon në rregullimin e endorfinës dhe depominës në organizëm, si dhe tek tejkalimi i fazave të para të krizës kur pacienti largohet nga substancat.

3. Pas kësaj kalohet në eliminimin e dëshirës për kokainë në nivel të ndërdijes. Kjo do të thotë që pacienti në gjendje të gjumit mjekësor kalon disa orë nën stimulim audio-vizual, që e merr nëpërmjet kompjuterit me ndihmën e dëgjuesve dhe syzeve speciale që emitojnë sinjale me frekuencë të lartë, sepse në gjendje të pranisë së vetëdijes mund të vjen deri tek bllokimi mental (në kuptimin: Unë nuk jam narkoman, mua kjo nuk më duhet, ose, kjo mua nuk më ndihmon, nuk ndikon në mua etj.).

4. Hipnoterapia. Shërben për të ardhur deri tek rrënjët e problemit tek varësia, sepse në këtë gjendje ndërdija e pacientit vetë jep udhëzime me ndihmën e psikologut për të ardhur deri tek zgjidhja e problemit. Gjithashtu përdoret edhe tek pacientët të cilët në gjysmë të trajtimit humbin motivin dhe dëshirën për të vazhduar dhe dëshirojnë t’i kthehen zakoneve të vjetra, atëherë psikologu përpiqet që të kthejë forcën e pacientit të kontrollojë dëshirën e tij për substanca, dhe të forcoje psikikën e tij.

5. Psikoterapia, edukimi dhe joga. Pjesë e trajtimit e cila nënkupton shërimin në nivel psikologjik. Me ndihmën e psikiatërve dhe psikologëve tanë, pacientët ndërtojnë mekanizmin mbrojtës ndaj vetë substancës dhe dëshirës për të. Çdo ditë punohet me të, si në plan individual ashtu edhe në atë grupor. Në grupe njerëzit paraqesin problemet e tyre si pasojë që substancat i kanë lënë atyre.

Ata edukohen rreth substancave si dhe rreth pasojave të përdorimit afatgjatë të tyre, ku në ndërdije krijohet aversion tek pacienti lidhur me këtë.

6. Gjatë gjithë trajtimi pacientët kanë mbështetjen e fizioterapistit tonë, sepse në kombinim me terapitë tona, fizioterapia jep rezultate të shkëlqyera. Trupit i nevojitet mbështetje për të kaluar gjithë këto procedura që klinika jonë u ofron pacientëve. Ndihmon në lirimin nga stresi, përshpejtimin e qarkullimit të gjakut nëpër organizëm, e me këtë përshpejtohet e rrjedha e terapisë në gjakun e pacientit dhe jep efekt më të shpejtë e më të mirë.

7. Terapia e fundit me radhë është terapia aversive, e cila për shkak të substancave farmakologjike tek pacienti krijon aversion fizik, neveri ndaj narkotikëve që përdor.

8. Pas gjithë trajtimeve bëhet vlerësimi i gjendjes së pacientit, avancimi në shërim dhe analiza e gjendjes para dhe pas trajtimit në klinikën tonë.

9. Në programin e trajtimit përfshihen kontrollimet mujore gjatë një viti, ku bëhet përsëri analiza e gjendjes nga ana e mjekëve tanë të specializuar, si dhe terapitë e korrigjuara nëse kjo është e nevojshme.

Pacientët kanë rastin të paraqesin problemet dhe pavendosmëritë e tyre nëse kanë. Nëse bëhet fjalë për pacientët që janë jashtë vendit dhe nuk kanë mundësi të vijnë në kontrollimet e rregullta, ata mund të na kontaktojnë me telefon apo email.

Programi ynë përfshin edhe transportin e pacientit nga aeroporti apo stacioni deri tek klinika jonë si dhe kthimin pas trajtimit. Në klinikën tonë, mjekët dhe motrat medicinale janë 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, në dispozicion të pacientëve. Të gjithë mjekët janë anesteziologë, psikiatër dhe psikologë të certifikuar me 10-25 vite përvojë. Në klinikë janë të punësuar më shumë se 60 njerëz. Rreth sigurisë së pacientëve dhe stafit kujdeset sigurimi i angazhuar. Objekti është nën mbikëqyrje të kamerave.

Pacientët janë të akomoduar në dhoma maksimalisht komfore dhe të rehatshme. Dhomat pastrohen dy herë në ditë. Në kohën e lirë, pacientët kanë në dispozicion dhomën e ndejës, pishinën, jacuzzin, palestrën dhe shtëpinë e verës. Klinika ka edhe kasafortë, në të cilën pacientët mund të lënë gjërat e tyre personale që nuk duhet lënë në dhoma.

Pacientëve që vijnë nga jashtë, të cilëve i nevojitet viza, mund të ndihmojmë ta marrin atë. Nëse pacientët që vijnë nga jashtë kanë përcjellje, në formë të mbështetjes, ata mund të qëndrojnë në klinikën tonë me një pagesë shtesë.

Programi i zgjeruar i trajtimit të varësisë nga psikostimulantët – Diagnostifikimi laboratorik dhe ekzaminimi eksplorues-psikologjik. Detoksifikimi. Procedurat për zvogëlim të varësisë psikike nga narkotikët. Terapia informative. Terapia me ndihmën e pajisjes për stimulim audio-vizual. Ushtrimet me pedagogun special, edukimi, planifikimi i aktiviteteve, formimi i mekanizmit mbrojtës në sjellje kundër recidivëve. Farmakoterapia. Psikoterapia (individuale, grupore, familjare). 12 muaj kontrollime ambulatore – Zgjat 14 ditë në stacionar.

Trajtimi i varësisë nga pilulat e tjera:

Choose an addiction recovery program

image