Përdorimi i drogave është një problem i madh, jo vetëm për individin, por edhe për familjen dhe shoqërinë në tërësi.
Përdorimi i drogave shkatërron shëndetin e individit dhe i merr atij potencialin për të bërë diçka t[ madhe në jetën e tij. Kur njeriu futet në rrethin vicioz të drogës, të gjitha të tjerat humbin kuptimin, e qëllimi i vetëm i jetës mbetet arritja deri tek substanca.
Familja e personit të varur vuan drejtpërdrejt përdorimin e drogës. Vjen deri tek shfaqja e varësisë, e cila paraqet pranimin dhe tolerancën e varësisë. E dimë që nuk jeni të njoftuar me situatën e sapokrijuar dhe ndjeheni i pafuqishëm që të ndryshoni diçka. Megjithatë, ekziston zgjidhja, e kjo është trajtimi në klinikën tonë VIP Vorobjev. I kemi ndihmuar shumë njerëzve që përgjithmonë të largojnë drogën nga jeta e tyre dhe besojmë së mund t’ju ndihmojmë edhe juve.
A është përdorimi i drogave rezultat i prindërve të keq?
Kur prindërit zbulojnë që fëmija i tyre po drogohet, shpesh ndodh që të fajësojnë veten për këtë situatë. Sigurisht keni menduar që keni gabuar diku, pasi nuk keni arritur të parandaloni fëmijën tuaj të fillojë drogën.
Cilado drogë që është në pyetje, pasojat janë të njëjta sepse të gjitha mund të jenë të rrezikshme për jetën. Është fakt që të gjitha drogat janë të rrezikshme dhe shkatërrojnë jetën e të rinjve dhe të afërmve të tyre.
Nëse edhe vetë nuk jeni të prirë të abuzoni me substancat, nuk duhet të fajësoni veten. Për fat të keq, kohërat e sotme dhe ritmi i shpejtë i jetës na pengo që gjithnjë merremi me gjëra të rëndësishme, kështu që shpesh nuk shohim disa shenja që na tregojnë që fëmija përdor substanca psikoaktive.
Hidhni poshtë pendimin sepse kjo nuk do ju ndihmojë as ju as fëmijën tuaj. Në vend të kësaj, jetoni në të tashmen dhe përpiquni që ta ndryshoni atë. Është e rëndësishme që të mbani mend gjithmonë që situata mund të përmirësohet dhe ta inicioni sa më shpejtë procesin e trajtimit. Kjo është mënyra e vetme dhe më e mirë që të ndihmoni fëmijën tuaj.
Përdorimi i drogave dhe ndikimi i shoqërisë
Grupi i bashkëmoshatarëve është faktor i rëndësishëm për formësim të sjelljeve dhe ndërtim të identitetit, sidomos në adoleshencë.
Presioni i bashkëmoshatarëve ndikon në atë që të rinjtë të fillojnë me abuzimin me substanca, sidomos nëse i takojnë grupeve të cilat e kanë lehtë të gjejnë drogë. Prandaj, në këto grupe përdorimi i drogave është aktivitet i shpeshtë dhe mënyrë e zakonshme për të kaluar kohën e lirë.
Kontaktin e parë me drogën të rinjtë shpesh e kanë me grupin e bashkëmoshatarëve. Duke marrë parasysh që nuk kanë vetëbesim të mjaftueshëm dhe dëshirojnë me çdo kusht të jenë të pranuar nga shoqëria, me lehtësi vendosin që konsumojnë substancat psikoaktive. Qëndrimi i tyre është që “kjo nuk është gjë e madhe dhe të gjithë e bëjnë atë”, që flet mjaftueshëm lidhur me mungesën e informimit dhe mungesën e edukimit rreth pasojave të drogës.
Nëse i dashuri apo e dashura e fëmijës tuaj konsumon drogë, kjo është “dritë e kuqe” dhe arsye shtesë për alarm. Biseda e sinqertë dhe e hapur me fëmijën tuaj do të ndikojë konsiderueshëm në sjelljet e tij dhe vendimet e ardhshme. Duhet ta dini që mbështetja, dashuria dhe vëmendja juaj mund të bëjnë “çudira”. Edhe kur gjërat duken të pashpresa, gjithnjë ekziston “një dritë në fund të tunelit”.
Trajtimi i sëmundjeve të varësisë në klinikën VIP Vorobjev
Sëmundjet e varësisë nuk janë diçka që mundeni që në mënyrë të pavarur të merreni me të, sepse ekzistojnë pengesa të pakalueshme të cilat njeriu nuk mund t’i tejkalojë pa ndihmë profesionale.
Kur bëhet fjalë për sëmundjet e varësisë, roli i familjes është shumë i rëndësishëm. Duhet të jeni të përfshirë në jetën e fëmijëve tuaj sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ndikoni që pozitivisht të ndryshoni shprehitë e tyre. Identifikimi i problemit pastaj inkurajimi dhe ofrimi i mbështetjes janë shumë të dobishme dhe i ndihmojnë të rinjve sepse prindërit janë personat më të rëndësishëm në jetën e tyre.
Klinika jonë VIP Vorobjev është e njohur për suksesin dhe trajtimet efikase kur bëhet fjalë për trajtimin e varësisë dhe trajtimin e problemeve psikike.
Pavarësisht nëse bëhet fjalë për varësinë nga alkooli, varësinë nga lojërat e fatit, varësinë nga droga apo ndonjë varësi tjetër, ne jemi gjithmonë këtu të ju ndihmojmë të liroheni nga çdo varësi e cila ju pengon të jetoni jetë cilësore dhe të shëndetshme.