Alkoolizmi – terapia familjare është njëri prej hapave në drejtim të çlirimit nga varësia.
Alkoolizmi është sëmundja më e përhapur e varësisë. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, renditet e treta, menjëherë pas sëmundjeve malinje dhe kardiovaskulare. Në të vërtetë, vlerësohet që rreth 2 miliardë njerëz kanë përjetuar helmimin akut me alkool. Derisa tek rreth 77,3 milionë njerëz në botë është regjistruar abuzimi kronik i pijeve.
Alkoolizmi, pas depresionit, është çrregullimi psikik që çon në numrin më të madh të rasteve të invaliditetit. Duke përfshirë edhe numrin e madh të vetëvrasjeve, si dhe zvogëlimin e jetëgjatësisë që e shkaktojnë pasojat e rënda të alkoolizmit.
Problem i veçantë është alkoolizmi tek adoleshentët. Pothuajse 80 për qind të rinjve e teprojnë me pije, ndërsa 10 për qind tashmë kanë shëndet të dobët.
Duke marr parasysh që në zhvillimin e alkoolizmit kanë ndikim të madh faktorët social, problemi nuk mund të shihet ekskluzivisht nga aspekti mjekësor. Në zgjidhjen e tij duhet të përfshihen të gjithë anëtarët e familjes, të cilët kjo varësi i ka prekur drejtpërdrejt dhe indirekt.
Që lidhja alkoolizmi – terapia familjare ka rol kyç në trajtimin e varësisë ju zbulon klinika luksoze për largim, VIP Vorobjev.
Çka është terapia familjare?
Për të kuptuar rëndësinë që ka për alkoolizmin – terapia familjare, duhet së pari të kuptojmë çfarë përmban ajo.
Sipas definicionit terapia familjare është “fushë e veçantë e psikoterapisë, e cila bazohet në aplikimin e teorisë së sistemit për të kuptuar individin dhe vështirësitë dhe problemet e tij emocionale”. Në fakt, ajo vetëdija e individit, sjelljet dhe emocionet e tij i sheh përmes marrëdhënieve në familje.
Terapinë familjare e kanë zhvilluar në mesin e shekullit të 20-të Frojdi dhe studentët e tij Jung, Adler dhe Salivan për nevoja të trajtimit të personave skizofren dhe familjeve me delikuent. Në dekadën e ardhshme fushëveprimi i saj u zgjerua, duke e përfshirë edhe lečenje trajtimin e alkoolizmit. Në këtë mënyrë pacientët janë motivuar që të fillojnë luftën me varësinë, por edhe janë inkurajuar që të jenë këmbëngulës në periudhat e krizës. Njëkohësisht, atyre iu është siguruar mbështetja e plotë pas trajtimit për të parandaluar shfaqjen e recidivëve.
Çfarë rëndësie ka për alkoolizmin – terapia familjare?
Alkoolizmi në familje është problem gjithnjë më i shpeshtë në shoqëri. Rritja e fëmijës në këtë rreth nuk është e sigurt. Edhe pse ekziston dashuria, varësia psikike është më e fortë se vetëdija që duhet përmbushur obligimet prindërore. Kjo lënie pas dore dhe mungesa e dhembshurisë i bënë fëmijët e vegjël të ndjeshëm.
Njëkohësisht, grindjet e shpeshta të bashkëshortëve çojnë jo vetëm në akuza të ndërsjella për krijimin e problemeve, por edhe në hedhjen e fajit tek anëtarët më të rinj të familjes. Kështu që ekziston rreziku që gjatë rritjes tek fëmijët të paraqiten një sërë çrregullimesh psikike, që çojnë në vonesa në zhvillim.
Gjithashtu, fëmijët nga këto familje kanë tri herë më shumë gjasa të jenë të abuzuar fizikisht dhe seksualisht. Por edhe të krijojnë varësi ndaj alkoolit në moshën madhore.
Situata nuk është më e lehtë edhe kur adoleshenti është alkoolist. Pas përpjekjeve të pasuksesshme që të vetëm t’i ndihmojnë fëmijës së tyre, prindërit ballafaqohen me mospajtime gjithnjë më të mëdha në familje, me kolaps financiar, izolim nga shoqëria. Nuk janë raste të rralla edhe kur tek ata paraqitet ankthi i përgjithësuar dhe depresioni.
Në çfarë bazohet lidhja alkoolizmi – terapia familjare?
Kur bëhet fjalë për alkoolizmin – terapia familjare bazohet në shumë teknika terapeutike. Zakonisht aplikohen 4 qasje.
Modeli i sëmundjeve familjare varësin e sheh si sëmundje që godet tërë familjen. Që do të thotë që viktimat e varësisë preken në mënyrë të barabartë me të gjitha anët negative të këtyre sëmundjeve, dhe jo vetëm personi që konsumon alkool.
Modeli i sistemeve periodike i kushton vëmendje varësisë së mundshme. Përkatësisht, mundësisë që familja të përshtatet me problemin e anëtarit të saj për të mbajtur ekuilibrin “imagjinar”. Detyrë e kësaj metode është që të identifikojë dhe të ndryshojë format e papërshtatshme të komunikimit dhe të shqyrtojë rolin e çdo anëtarit të familjes që është në varësi.
Qasja kognitive-biheviorale inkurajon të gjithë anëtarët e familjes të zbulojnë shkaqet e varësisë. Më pas, me përmirësimin e shkathtësive të komunikimit, duke zgjidhur problemet aktuale dhe duke u ballafaquar me ta, familja mësohet si të ndryshojë sjelljet jofunksionale.
Terapia familjar shumëdimensionale bashkon teknikat e shumta që vënë theksin në marrëdhëniet e komplikuara ndërmjet njohjes, emocionalitetit, sjelljeve dhe rrethin e anëtarëve të familjes.
Rëndësia e psikoterapisë mund të jetë thelbësore për rehabilitimin e plotë. Për këtë arsye trajtimi i alkoolizmit në klinikën VIP Vorobjev vëmendje të madhe i kushton terapisë familjare. Ekipi i mjekëve dhe psikiatërve eminent përfshijnë në mënyrë aktive tërë familjen në çdo hap, në mënyrë që pacientit t’i lehtësohet lufta me problemin. Për këtë qëllim akomodimi luksoz, në sipërfaqe të madhe, ofron komfor dhe privatësi jo vetëm për pacientët, por edhe për më të afërmit e tyre. Derisa, në orët e pushimit në dispozicion e kanë palestrën, pishinën dhe jacuzzin.
Xhorxh Bernard Sho ka thënë që “familja do të thotë që askush nuk do lihet pas dhe nuk do të harrohet”. Për këtë arsye, kërkoni me kohë ndihmë në klinikën VIP Vorobjev. Më shumë se 2 dekada të ekzistimi dhe mbi 24.000 pacientë të rehabilituar janë dëshmia më e mirë e profesionalizmit tonë.