Detoksifikimi pa dhimbje nga opiatet është mënyra më e mirë për të mposhtur varësinë.
Për fat të keq, përdorimi i drogës është bërë një epidemi globale. Në mesin e substancave të ndryshme psikoaktive, grupin më të madh e përbëjnë opiatet.
Sipas të dhënave të fundit statistikore opiatet janë shkaku i më shumë se tri të katërtat e rasteve të vdekjes të shkaktuara nga sëmundjet e varësisë. Arsyeja qëndron në faktin që prodhimi i tyre ka arritur nivel rekord në vitet e fundit. Prandaj, disponueshmëria e opiateve në botë është më e madhe, sidomos në mesin e popullsisë së re. Mesatarisht, adoleshentët kanë përvojën e parë me opiatet në moshën 17 vjeçare. Shumica prej tyre qysh në moshën 21 vjeçare bëhen përdorues të rregullt të heroinës, e dy vite më vonë zhvillojnë varësinë intravenoze.
Opiatet janë të njohur qysh nga kohërat e lashta
Opiatet, fillimisht janë përdorur në farmakologji. Historianët shpesh theksojnë që ata janë ilaçet më të vjetra të njohura. Rreth kësaj dëshmojnë zbulimet arkeologjike në Spanjë e Itali që datojnë qysh nga koha e neolitit.
Shkrimet e para rreth përdorimit të opiateve për qëllime mjekësore, rekreative dhe religjioze i kanë lënë sumerët më pllaka prej argjila në shekullin e IV-të para Erës së Re. Opiatet kanë qenë të njohur edhe tek egjiptianët, ndërsa janë përdorur si përzierje për të qetësuar fëmijët dhe shërimin e abcesit të gjirit. Madje edhe mjeku i Greqisë antike Hipokrati ka theksuar efektin e tyre “dobiprurës” për gjumë dhe eliminim e dhimbjeve.
Shkrime të detajuara rreth opiateve ka bërë Avicena. Ky shkencëtar persian në veprën e tij të njohur “Kanuni i mjekësisë” ka dhënë informata të rëndësishme rreth përgatitjes, ndikimit në shërimin e sëmundjeve të ndryshme, por edhe për kundërindikacionet. Në të vërtetë, Avicena ishte i pari që vuri në dukje rrezikun që paraqesin këto substanca, duke i krahasuar me helmin. Ai ka theksuar që përdorimi është i arsyeshëm vetëm në instancat e fundit.
Vërejtjet e tij janë cituar në shumë hulumtime mjekësore moderne. Përkatësisht, opiate sot konsiderohen mjetet psikofarmakologjike, që përdoren edhe si ilaçe, por edhe si droga. Ato përfitohen në mënyrë natyrale (morfiuimi), gjysmë-sintetike (heroina) apo sintetike (metadoni, kokaina).
Duke marr parasysh që çojnë në varësi serioze, klinika VIP Vorobjev ju tërheq vërejtjen për rëndësinë e trajtimit që ka detoksifikimi pa dhimbje nga opiatet.
Detoksifikimi pa dhimbje nga opiatet do ju lirojë nga simptomat e varësisë fizike
Varësia nga tabletat dhe opiatet ilegale zhvillohen shumë shpejt. Në të vërtetë, opiatet lidhen shumë shpejt për receptorët e trurit, duke bërë ndryshime në sistemin nervor.
Ata gjithashtu shkaktojnë vështirësi të ndryshme fizike, siç janë problemet me tretjen, frymëmarrjen dhe rrahjet e zemrës. Shkaktojnë ndryshime në flokë, lëkurë dhe dhëmbë. Më pas, vjen deri tek hipertensioni, d.m.th. rënia e tensionit të gjakut, si dhe rënia e temperaturës trupore. Tek meshkujt mund të shkaktojnë sterilitet dhe impotencë, derisa tek femrat çrregullime të ciklit menstrual. Personat që përdorin opiate janë në rrezik më të madh nga sëmundjet ngjitëse, siç janë hepatiti B dhe C dhe AIDS-i.
Ndikimi shkatërrues i opiateve nga individi bartet tek familja e tërë. Në fakt, përgjigja më e shpeshtë në pyetjen: “si ndikon droga tek familja” është që ajo prish të gjitha marrëdhëniet. Dhe derisa disa mohojnë ekzistimin e problemit, të tjerët, reagojnë furishëm duke përdorur kërcënime dhe frikësime. Nuk janë raste të rralla kur ky tension përshkallëzohet në akuza të ndërsjella të anëtarëve të familjes, derisa personi i varur është i gatshëm të bëjë gjithçka për të siguruar dozën e re, duke përfshirë edhe veprat kriminale.
Çfarë përfshin detoksifikimi pa dhimbje nga opiatet
Keni parasysh që varësia është sëmundje serioze të cilën mund ta mposhtni vetëm me ndihmën e profesionistëve. Hapi i parë në trajtim është detoksifikimi.
Zhvillimi i shkencës ka krijuar metoda të shumta të pastrimit të organizmit. Por, vetëm metoda komplekse e detoksifikimit pa dhimbje nga opiatet që aplikohet në klinikën VIP Vorobjev jep rezultate maksimale. Për dallim nga të tjerët, programi unik i tyre zgjat shumë më shkurtë, d.m.th. në afat rekord kthen ekuilibrin e organizmit, pa asnjë efekt negativ për pacientin.
Metoda individuale e trajtimit caktohet në bazë të karakteristikave biologjike dhe psikologjike të pacientit, si dhe nga shkalla e varësisë.
Edhe pse bëhet fjalë për një program të plotë të trajtimit, detoksifikimi pa dhimbje nga opiatet në thelb përfshin metodat më bashkëkohore, të cilat zbatohen ekskluzivisht nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të specialistëve, psikiatërve dhe psikologëve.
Ky është para së gjithash, detoksifikimi ultra rapid i cili jo vetëm që pastron organizmin shpejtë dhe me efikasitet, por edhe parandalon shfaqjen e kundërindikacioneve. Gjatë këtij detoksifikimi, aplikohet anestezioni, kështu që pacienti nuk ndjen dhimbje, e cila është karakteristike për trajtimet klasike të detoksifikimit në institucionet tjera.
Terapia Neuro Jet (N.E.T.) paraqet një revolucion të vërtetë në trajtimin e varësisë nga opiatet. Falë impulseve që pajisjes speciale ndikohet në neuronet e trurit që janë përgjegjës për krijimin e varësisë. Gjatë 20 minutave të stimulimit pa dhimbje normalizohet niveli i dopaminës dhe endorfinës në tru, kështu që simptomat e krizës së abstinencës zvogëlohen për 80 për qind.
Farmakoterapia nënkupton kombinimin e medikamenteve nëpërmjet të cilëve eliminohen simptomat e krizës së abstinencës. Më pas, aplikohet inhalimi përmes së cilit pastrohen mushkëritë, si dhe infuzionet speciale për rigjenerim të mëlçisë dhe shpeshtim të procesit të shkëmbimit në tru.
Përveç për detoksifikimin, i cili është plotësisht pa dhimbje, klinika VIP Vorobjev dallohet nga të tjerët edhe për kushtet e veçanta. Programi i rehabilitimit zbatohet në dhomat luksoze që ofrojnë komfor dhe privatësi të plotë. Për pacientët gjithashtu janë në dispozicion pishina, jacuzzi dhe palestra, që rikthejnë energjinë dhe shëndetin e dëmtuar psikik, që ka rëndësi të madhe për rikthim në jetën normale, pas trajtimit.