Sa herë keni dëgjuar dikë që thotë ka fobi prej diçkaje, duke e njëjësuar fobinë dhe frikën? Pothuajse çdo ditë. Frika paraqet një emocion plotësisht natyral, të aryeshëm dhe normal, përkatësisht reagim në ndonjë rrezik të afërt. Shikuar biologjikisht, në këtë mënyrë organizmi na përgatit për “luftë” me qëllim mbijetese. Por, frika nuk është e njëjtë me fobinë. Për këtë arsye shpesh shtrojmë pyetjen – çka janë fobitë?
Çka janë fobitë dhe si lindin ato?
Tani e shpjeguam që frika dhe fobia nuk paraqesin të njëjtën gjë, por duhet theksuar që ndërmjet këtyre dy kategorive linja është e hollë. Atëherë, çka janë fobit? Fobia është frikë irracionale, intensive dhe e tepruar nga pasojat e kontaktit me ndonjë objekt apo situatë konkrete. Personat që vuajnë nga fobitë janë të vetëdijshëm që frika e tyre është joreale dhe e pabazuar, por nuk mund t’i bëjnë ballë asaj, as ta kontrollojnë e as ta mposhtin të vetëm. Pra, karakteristika themelore e fobisë është që frika që dikush e ndjen nuk është proporcionale me rrezikun objektiv nga ndonjë objekt apo situatë.
Ende nuk është thjeshtë të kuptohet si lindin fobitë. Shkaqet e dobive në numrin më të madh të rasteve varen nga shumë faktorë. Rrënjët e lindjes së dobive mund të lidhen me kritika dhe ngjarje traumatike. Si faktorë në të cilët fobitë bazohen përmenden edhe frika të caktuara mjekësore, vdekja, plagë të vogla dhe kafshët. Rol të madh në këtë luan gjithashtu edhe gjenetika nëse tek personi mund të zhvillohet ndonjë lloj i fobisë.
Pse fobitë “na frenojnë” në jetë?
Fobia në masë të madhe mund të pengojë njeriun të funksionojë normalisht në jetën e përditshme. Duke filluar nga bashkëveprimi social, komunikimi me shokët, deri tek kryerja e obligimeve në punë. Ajo tek personi fobik krijon në makth dhe shqetësim të madh. Kur personi fobik përballet me zgjedhjen e fobisë së tij., atëherë vjen deri tek reagimi i organizmit. Atëherë vjen deri tek rritja e tensionit të gjakut, rrahjet e “theksuara” të zemrës, dridhja, marramendja, djersitja, neveria. Pra, bëhet fjalë për një vështirësi të përgjithshme psikike dhe fizike.
Simptomat e fobisë ndonjëherë mund të jenë aq të forta sa mund të çojnë në sulme të panikut. Kur personi ka të gjitha këto simptoma, atëherë duhet ndërmarrë trajtim të duhur mjekësor dhe psikologjik.
Çka janë fobitë – shembuj të fobive më të zakonshme
E pamë që nuk është lehtë të jepet përgjigje në një pyetje të thjeshtë çka janë fobitë, sepse bëhet fjalë për një kategori komplekse psikofizike që kërkon vëmendje të veçantë. Eksitojnë shumë fobi, të cilat mund të paraqiten tek njerëzit gjatë jetës. Hulumtimet kanë treguar që fobi të caktuara shfaqen më shpesh se tjerat.. këto janë disa prej fobive më të shpeshta:
- Arahnofobia – frika nga merimangat. Por, këtu nuk është e pranishme frika vetëm kur bëhet fjalë për merimangat, por edhe insektet dhe kafshët tjera të rrezikshme, siç janë akrepat. Njerëzit që kanë arahnofobi ndjejnë frikë jo vetëm kur të shohin merimangën, por edhe nga çdo vend në të cilët besohet që ka merimanga.
- Agorafobia – frika nga hapësirat e hapura. Personi që vuan nga agorafobia beson fortë që në rast që bie (sëmuret) në hapësirë të hapur, askush nuk do t’i ndihmojë. Me agorafobi nënkuptojmë gjithashtu frikën nga tubimet masive në vende publike, nga grumbujt me njerëz dhe të ngjashme. E kundërta e agorafobisë – frika nga hapësirat apo tubimet e mbyllura – quhet klaustrofobi.
- Ofidiofobia – frika nga gjarpërinjtë. Personi që vuan nga ofidiofobisë nuk frikësohet vetëm kur e sheh gjarprin diku. Nxitje për frikë mund të jetë edhe vetëm të menduarit për gjarpërinjtë, edhe nëse e sheh në televizion, fotografi, kompjuter … Disa studime kanë treguar që madje një e treta e popullatës në Tokë kanë këtë lloj të fobisë.
- Akrofobia – frika nga lartësia. Kjo është njëra prej dobive më të shpeshta. Njerëzit, përndryshe, kanë frikë të arsyeshme kur gjenden në ndonjë vend të lartë pa marr parasysh nëse ka mur mbrojtës apo jo. Por akrofobia në këtë masë shqetëson duke paralizuar frikën ngrënia e shpesh personi nuk është në gjendje as të zbresë nga vendi i lartë.
- Pteromerhanofobia – frika nga fluturimi. Edhe pse ekziston mundësi shumë më e madhe që të ndodh një aksident me veturë, e jo me aeroplan, frika nga fluturimi është shumë më e shpërndarë. Pteromerhanofobia, pra, është frika nga vdekja në rast të aksidentit ajror me rezultat fatal.
Shërimi është i mundshëm – si të liroheni nga fobia?
Një gjë është e sigurt – shërimi nga çdo lloj i fobisë është i mundur. Ekzistimi i fobisë është pjesë e përditshmërisë, dhe për këtë arsye nuk duhet assesi të keni turp nëse shkoni te mjeku.
Sptiali VIP Vorobiev tanimë disa vite me sukses të madh trajton të gjitha llojet e fobisë. Stafi ynë profesional mjekësor dhe ekipi udhëheqës i ekspertëve të njohur botërisht çdo pacienti i drejtohen me vëmendje të madhe. Me kohë zbulojmë shkaqet e fobisë dhe menjëherë i qasemi eliminimit të tyre. Varësisht prej llojit të fobisë dhe seriozitetit të gjendjes së pacientit, caktohet terapia individuale. Duke kombinuar terapinë konjitive-bihejviorale dhe metodat tjera të trajtimit, pacientit gradualisht i ekspozojmë shkakun e fobisë për të mësuar si të reagojë në mënyrë të duhur në këtë situatë.
Me njohuritë tona shumëvjeçare, përvojën e madhe dhe këshillat, do të tejkaloni frikën që ju paralizon. Jeta juaj do të jetë përsëri në duart tuaja.