Kristal met është forma kristalore e metafetaminës. Ajo vjen në pluhur të imët i cili sipas pamjes duket si pjesëza të akullit apo fragmente të xhamit, dhe për këtë arsye tek përdoruesit është e njohur edhe si “ice”, “crystal”, “glass”, “kuarc”. Duke marrë parasysh efektin e fortë i cili çon në rrënim të shpejtë të organizmit është quajtur edhe “droga – kanibal”.
Kristal met në vitet e mëparshme përdorej nga shtresat e varfra të shoqërisë, në vend të kokainës. Sot është gjerësisht i përhapur në mesin e njerëzve me status të ndryshëm arsimor dhe financiar. Kështu, për shembull, në Korenë Veriore klasa e lartë e përdor si desert pas një shujte në restorant, klasa e mesme si ilaç kundër ftohjes dhe dhimbjeve në shpinë. Derisa popullsia e varfër e Koresë veriore kristal metin e përdor për të shuar urinë.
Që ky narkotik po merr rolin udhëheqës kur bëhet fjalë për përdorimin e drogës flasin të dhënat statistikore. Sipas hulumtimeve të fundit madje 27 milionë njerëz në botë përdorin metafetaminën. Sidomos është i popullarizuar tek gjeneratat e reja si një shtesë për “festat e çmendura” nëpër ndeja.
Duke marrë parasysh përdorimin gjithnjë më të madh, klinika luksoze për largim, VIP Vorobjev ju njofton me pasojat e rrezikshme që sjell kristal met.
Kristal met është zbuluar në shekullin XIX
Derisa bota me të madhe zbulonte kokainën dhe pasojat e saj, Nagai Nagayoshi në vitin 1893 sintetizoi nga bima kineze Ephedra sinia substancën e re me emër “Efedrina”. Ka kimist japonez shpresonte që ka gjetur ilaçin për astmën, por zbulimin e tij nuk e pranuan shtëpitë farmaceutike, kështu që Efedrina u harrua shpejtë.
Duke u bazuar në punën e Nagajoshit, farmaceutik japonez Akira Ogata në vitin 1919 arriti të zhvillojë një proces më të lehtë dhe më të shpejtë për të sintetizuar kristal metin. Receta e tij u pranua nga kopania britanike Burroughs Wellcome & Co. Falë tyre u fut në psikiatri për të shëruar çrregullimet e vëmendjes dhe hiperaktivitetit.
Megjithatë, përdorimin e gjerë kristal met e përjetoi në Luftën e Dytë Botërore. “Pervitin”, përkatësisht një mjet kundër lodhjes ushtarët gjerman e përdorën për të qëndruar më gjatë të zgjuar gjatë misioneve të natës. Në të njëjtën kohë, në Japoni ka qenë i njohur si “Filopon”, e veçanërisht doza të mëdha iu jepeshin pilotëve kamikazë. Qysh në vitin 1940 u zbulua efekti negativ i tij, i cili përfshinte sjelljet e dhunshme të ushtarëve.
Për fat të keq, këto njohuri nuk zvogëluan përdorimin. Në mesin e shekullit XX kristal met u përfshi në përbërjen e Obetrol-it, një preparat kundër obezitetit, dhe së shpejti u klasifikuar së substancë psikoaktive.
Kristal met krijon varësi të fortë nga heroina dhe kokaina
Kristal met shkakton shqetësim të madh në tërë botën, për shkak të prodhimit të tij të lehtë dhe të lirë. Domethënë, përbërësit që janë të nevojshëm për ta bërë atë janë të thjeshtë. Pikërisht për këtë arsye vetë përdoruesit shumë shpejtë e mësojnë ta bëjnë atë në kushte shtëpiake.
Më së shpeshti përdoret duke e tymosur atë si cigare. Edhe pse mund të futet edhe duke e thithur me hundë, me gojë apo me injektim në vena. Kristal met liron sasi të mëdha të dopaminës, duke e rritur disponimin, dhe menjëherë pas përdorimin vjen deri tek ndjenja e euforisë intensive, i ashtuquajturi “flash”. Efekti zgjat varësisht prej mënyrës së përdorimit. Efekti më i gjatë është tek me gëlltitje – 15 deri në 20 minuta. Derisa duke e thithur me hundë kënaqësia zhduket pas 5 minutave.
Meqenëse efekti zgjat shumë më shkurtër se sa kur bie niveli i drogës në gjak, përdoruesit marrin dozë të re, kështu që toleranca krijohet për disa minuta, dhe kjo e bën atë narkotik shumë të rrezikshëm.
Kristal met shkakton plakje të shpejtë dhe rrënim të organizmit
Edhe pse simptomat e krizës së kokainës konsiderohet më të vështirë, kristal met shkakton pasoja të rënda dhe shpesh me rezultat fatal.
Në fillim, efekti psikoaktiv e përshpejton organizmin, e rrit aktivitetin fizik dhe vigjilencën. Për këtë arsye haset shpesh në mesin e studentëve dhe të punësuarve që vazhdimisht punojnë jashtë orarit të punës. Por, përdorimi afatgjatë zvogëlon nivelin e dopaminës. Për pasojë ka dëmtimin e mbaresave nervore dhe shfaqjen e simptomave të ngjashme me sëmundjen e Parkinsonit.
Gjithashtu, rrahjet e shpejtuara të zemrës dhe tensioni i rritur i gjakut çojnë në dëmtim të përhershëm të arterieve të gjakut dhe rrisin rrezikun nga goditja në tru. Njëkohësisht, shfaqen probleme në sistemin e frymëmarrjes dhe në traktin digjestiv. Personat që përdorin kristal met njihen për nga aroma e keqe e gojës dhe dhëmbët e prishur, që janë në proces gangrenoz, por edhe për nga abscese të shumtë në lëkurë. Ata janë rezultat i kruarjes së pakontrolluar, sepse pas ndërprerjes së efektit krijohet një ndjenjë sikur të zvarriten insektet nëpër trup.
Pasojat në shëndetin mental janë katastrofike. Shenjat tipike të përdorimit kronik janë ankthi, paranoja, sulmet e panikut, depresioni, psikozat e ndryshme, por edhe agresiviteti.
Për të parandaluar problemet e rrezikshme shëndetësore është i domosdoshëm trajtimi spitalor i varësisë nga kristal meti. Në klinikën VIP Vorobjev aplikohen metodat bashkëkohore të trajtimit të sëmundjeve të varësisë të cilat caktohen në bazë të gjendjes psikofizike të vetë pacientit.
Për dallim nga qendrat tjera të rehabilitimit kryhet detoksikimi pa dhimbje. Në këtë mënyrë, kjo fazë e trajtimit është më e përshtatshme për pacientin, sepse shmangen simptomat e rënda fizike të krizës së abstinencë, si dhe episodet e depresionit.
Edhe në trajtimin e varësisë psikike, klinika VIP ka shkuar në hap më tutje me trajtimin revolucionar me Ibogainë. Bëhet fjalë për në substancë natyrale e cila vepron duke pasur cak receptorët e trurit që janë nën ndikim të kristal metit. Njëkohësisht, Ibogaina ka efekt psikoterapuetik, dhe pacienti e sheh anën e keqe të kristal metit, përmes së cilës vetëm me një terapi largohet tërësisht dëshira për të vazhduar përdorimin.
Përveç për metodat unike dhe ekipin e mjekëve eminent që janë të njohur në tërë botën, klinika VIP Vorobjev njihet edhe për akomodimin luksoz. Dhomat e pajisura në mënyrë moderne ofrojnë mundësi qëndrimi edhe për anëtarët e familjes, me qëllim të lehtësimit të trajtimit. Për këtë qëllim, në dispozicion janë edhe palestra, pishina dhe jacuzzi.
Kujdesi për secilin pacient është parësor, dhe për këtë arsye stafi i klinikës VIP Vorobjev në çdo moment respekton privatësinë, madje edhe pas përfundimit të suksesshëm të trajtimit.