Largimi nga kokaina do ju shpëtojë nga jeta shkatërruese.
Kokaina apo siç quhet në zhargon, koka, koks, bora është substancë e bardhë në formë pluhur që fitohet nga bima Coca. Që nga sinteza e parë në vitin 1860 deri në kohërat e sotme kokaina dhe pasojat e saj zgjojnë interesim të njëjtë në shoqëri. Pothuajse nuk ekziston narkotik për të cilin flitet me aq frikë dhe në përdorimin e të cilit gjithnjë tërhiqet vëmendja.
Për shkak të çmimit të lartë, kokaina një kohë të gjatë është konsideruar drogë vetëm e të pasurve, por sot është e qasshme në rreth më të gjerë. Ndeshemi me të në ndeja, në mesin e miqve, por edhe në banka shkollore dhe në mesin e njerëzve të biznesit, dhe shumë shpejtë nga eksperimentimi dhe aktivitetet rekreative bëheni i varur i cili ka nevojë për ndihmë.
Që situata është me të vërtetë shqetësuese flasin edhe të dhënat statistikore. Sipas hulumtimeve në 96 milionë njerëz, të moshës prej 15 deri në 64 vjeçare, të cilët së paku një herë i kanë provuar substancat psikoaktive ilegale, kokaina zë vendin e parë, që do të thotë që ai përdoret 5 herë më shumë se narkotikët tjerë. Si pasojë, është më i madh edhe numri i njerëzve që kanë nevojë për largim nga kokaina.
Pse është e rëndësishme që me kohë të fillohet largimi nga kokaina?
Kokaina është psikostimulant i fortë. Në fakt, ajo është krijuar që t’ju pëlqejnë efektet e saj të parë, të veprojë menjëherë pas përdorimit, duke krijuar eufori intensive por me afat të shkurtër, kështu që personi ndjehet më energjik dhe më i lumtur. Si edhe kafeina, shkakton syhaptësi dhe zvogëlon urinë. Efektet psikologjike përfshijnë ndjenjën grandioze të fuqisë dhe aftësive që aktivitetet fizike dhe mentale janë të lehta. Këto simptoma i përcjellin ankthi dhe parehatia “e këndshme”.
Por, kur ndalet efekti, paraqitet depresioni, letargjia, asgjëja, madje edhe mendimet rreth vetëvrasjes. Për këtë nuk është për t’u habitur që është shume e shprehur dëshira që përsëri të ndjehet fuqia e dukshme që e sjell kokaina.
Me kalimin e kohës, kokaina shkatërron shëndetin tuaj. Vjen deri tek gjakderdhja nga hunda, gëlltitja e vështirësuar, irritimi i mukozës së hundës dhe zhdukja e shqisës së të nuhaturit. Nëse përdoret përmes gojës shkakton gangrenën e zorrëve duke zvogëluar qarkullimin e gjakut, derisa tek përdorimi intravenoz janë të shpeshta reagimet alergjike, HIV-i dhe Hepatiti B dhe C.
Përdorimi afatgjatë shton rrezikun nga dëmtimi i përhershëm i lukthit, veshkave dhe nga sulmi në zemër dhe tru. Pasojat e rrezikshme mbeten në sistemin nervor, kështu që paraqiten problemet me mbajtjen e vëmendjes, kujtesën, por edhe halucinacionet dhe psikoza tjera.
Duke marr parasysh peshën e efekteve, largimi nga kokaina është mënyra e vetme që të parandalohet rënia e mëtejshme e organizmit.
A është largimi nga kokaina i dhimbshëm?
Frika është gjëja e vetme që frenon trajtimin e varësisë nga kokaina.
Megjithatë, largimi nga kokaina nuk duhet të jetë proces i gjatë dhe i dhimbshëm. Klinika VIP Vorobjev aplikon metoda bashkëkohore të trajtimit së sëmundjeve të varësisë. Falë qasjes individuale, ekipi i mjekëve me famë botërore përcakton cili detoksifikim pa dhimbje është më i miri për vetë pacientin. Në këtë mënyrë janë shmangur të gjithë efektet negative të krizës së abstinencës, dhe ekuilibri i çrregulluar kthehet në afat të shkurtër.
Trajtimi i varësisë prikike me Ibogainë në klinikën VIP Vorobjev, është gjithashtu unik. Pikërisht terapia me Ibogainë e ka dalluar këtë spital nga të tjerët dhe e ka renditur në qendrat e njohura botërore për trajtimin e sëmundjeve të varësisë. Në të vërtetë, Ibogaina vepron drejtpërdrejt në serotoninë dhe dopaminë që janë përgjegjëse për krijimin e varësisë psikike. Pas vetëm një trajtimi pacienti jo vetëm që humb dëshirën për të përdorur përsëri kokainën, për bëhet i vetëdijshëm për të gjithë efektet e saj. Kthehen shqisat e humbura, ndjenjat e fshehura dhe shprehitë e vjetra të jetës, dhe lirisht mund të themi që vetëm Ibogaina jep efektet maksimale, që sjellin “freskimin” e shëndetit mental dhe fizik.
I gjithë programi i trajtimit në klinikën VIP Vorobjev është nën monitorimin e vazhdueshëm të ekipit mjekësor, që i jep siguri shtesë pacientëve që rehabilitimi do të jetë pa dhimbje, i sigurt dhe plotësisht i suksesshëm.
Për largim nga kokaina është e domosdoshme edhe mbështetja gjatë trajtimit
Kokaina nuk është problem vetëm i personit që e përdor, por të gjithë anëtarët e familjes janë viktima të varësisë. Për këtë arsye largimi nga kokaina duhet të shoqërohet me mbështetje e fuqishme nga më të afërmit.
Duke e ditur që nuk i gjykoni dhe që jeni gjithnjë aty për ta, pacientit janë më të motivuar që të ballafaqohen me varësinë, si dhe të ndajnë problemet që i mundojnë. Për këtë arsye klinika VIP Vorobjev ofron mundësinë që edhe anëtarët e familjes të qëndrojnë në dhomat luksoze gjatë gjithë trajtimit.
Pasi që bëhet fjalë për problem familjar rëndësia e psikoterapisë në klinikë reflektohet si në këshillim individual, ashtu edhe në atë grupor. Sepse, zgjidhja e konflikteve më të thellë është bazë për komunikim të mirë dhe mirëkuptim, kështu që nuk ekziston rreziku dhe anëtari i juaj i familjes t’i kthehet shprehive të këqija.
Në mënyrë që largimi nga kokaina të jetë më i lehtë, përveç akomodimit komfor dhe privatësisë së jashtëzakonshme, në kuadër të klinikës VIP Vorobjev gjenden palestra, pishina, jacuzzi, shtëpia verore psikoterapeutike, si dhe qëndrimi ditor i arreduar në stil modern, i cili shtihet në 200 m2.
Mos lejoni që kokaina të shkatërrojë ju dhe familjen tuaj, kërkoni ndihmën e ekspertëve të njohur botëror nga klinika VIP Vorobjev.