Metodat bashkëkohore të trajtimit të sëmundjeve të varësisë do ju ofrojnë rehabilitim të plotë. Përdorimi i drogës është njëri prej problemeve globale, që po merr përmasat e epidemisë, ndërsa sëmundjet e varësisë hyjnë në grupin e sëmundjeve më të shpeshta të njeriut modern. Sipas studimeve më të fundit pasojat fatale të alkoolizmit gjenden në pozitën e tretë, menjëherë pas sëmundjeve kardiovaskulare dhe malinje. Nuk duhet neglizhuar as varësinë nga tabletat me të cilën po ballafaqohen si gjeneratat e reja ashtu edhe ato të vjetrat. Gjithashtu, përdorimi gjithnjë e më i madh i drogave sintetike, si dhe rritja konstante e prodhimit ilegal po thellon situatën tashmë shqetësuese.
Edhe pse konsiderohet që varësia është problem i individëve, në fakt narkomania shkatërron familjen. Substancat psikoaktive ndikojnë drejtpërdrejt apo indirekt në të gjitha fazat e ciklit jetësor të gjithë anëtarëve të familjes, duke pamundësuar funksionimin e tyre normal në sferën individuale, familjare, profesionale e sociale.
Për fat të keq, janë raste të shpeshta kur anëtari i familjes refuzon rehabilitimin. Njëri prej arsyeve të mungesës së motivimit është aplikimi i trajtimeve të vjetruar, me dhimbje, që në fund çojnë në varësi nga metadoni apo rikthim në veset e këqija. Për këtë arsye klinika VIP Vorobjev potencon rëndësinë që kanë metodat bashkëkohore të trajtimit të sëmundjeve të varësisë.
Metodat bashkëkohore të trajtimi të sëmundjeve të varësisë bazohen në qasje individuale
Abuzimi me substancat psikoaktive më herët është konsideruar një teke dhe dobësi morale, dhe nuk ka ekzistuar trajtimi i varësisë. Vetëm në mesin e shekullit XX, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka radhitur varësinë në Klasifikimin ndërkombëtar të sëmundjeve. Falë klasifikimit të ri, sëmundjet e varësisë sot konsiderohen gjendje kronike. Rreziku nga recidivët që është i pranishëm tek ato, është në përqindje të njëjtë sikur tek astma, sëmundjet e diabetit dhe hipertensionet arteriale.
Por, as klasifikim nuk kontribuoi në shërim të plotë, dhe në masë të madhe ende është i pranishëm stigmatizimi dhe gjykimi nga ana e shoqërisë. Për fat, viteve të fundit janë zhvilluar metodat bashkëkohore të trajtimit të sëmundjeve të varësisë. Ato nisen nga identifikimi i funksionimit të trurit, gjegjësisht, nga efekti i substancave psikoaktive në punën e tij.
Meqë është konstatuar që substancat psikoaktive kanë efekt të drejtpërdrejtë në dopaminë dhe serotoninë, trajtimi i personave të varur nga kokaina dhe opiatet tjera ka për qëllim mënjanimin afatgjatë të këtij ndikimi. Vetëm në këtë mënyrë është i mundur trajtimi i përhershëm, pa rrezik nga recidivët.
Metodat bashkëkohore të trajtimit të sëmundjeve të varësisë janë pa dhimbje
Sëmundjet e varësisë janë komplekse, që do të thotë që nuk ekziston një metodë unike. Tashmë është e domosdoshme të përcaktohet shkalla e varësisë, por edhe nevojat e pacientëve që kanë shkaktuar problemin. Pikërisht në këtë bazohen metodat bashkëkohore të trajtimit të sëmundjeve në klinikën VIP Vorobjev. Në mesin e tyre veçohet detoksifikimi pa dhimbje nga opiatet.Ashtu siç edhe thotë emërtimi bëhet fjalë për terapinë që pastron organizmin nga substancat e dëmshme, pa efekte të vështira dhe pa dhimbje të krizës së abstinencës. Në afat të shkurtër jo vetëm që është rikthyer ekuilibri i rrënuar, por është ruajtur edhe sistemi nervor.
Detoksifikimi pa dhimbje në klinikën VIP Vorobjev përfshin trajtime, siç janë detoksifikimi ultra rapid, Terapia Neuro Jet (N.E.T.), farmakoterapia. Janë përshkruar veçanërisht për çdo pacient në bazë të diagnostifikimit të detajuar dhe zbatohen ekskluzivisht nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të mjekëve specialist, psikiatërve dhe psikologëve.
Trajtimi i varësisë me ndihmën e Ibogainës është metoda më bashkëkohore
Me efektin e saj të jashtëzakonshëm dhe shërimin e shpejt, Ibogaina ka bërë revolucion të vërtetë në trajtimin e sëmundjeve të varësisë. Madje edhe personat që viteve të mëhershme kanë dyshuar në rehabilitim, tani mund të thotë që varësia është me të vërtetë e shërueshme, sepse vetëm me një trajtim me Ibogainë vjen deri tek eliminimi i varësisë psikike.
Në të vërtetë, Ibogaina vepron në qendrat e varësisë në tru, duke i rikthyer funksionimin normal. Pra, prodhimi i serotoninës, e cila më parë ka qenë i mundur vetëm nën ndikim të drogës, tani është natyrale. Në të njëjtën kohë, Ibogaina rikuperon qelizat nervore kështu që pacienti bëhet i vetëdijshëm për pasojat negative të varësisë, si dhe për burimin kryesor të problemit. Për këtë arsye lirisht mund të themi që Ibogaina është lloj i veçantë e metodave bashkëkohore të trajtimit të efekt psikoterapeutik.
Trajtimi me Ibogainë aplikohet edhe tek ne në klinikën VIP Vorobjev. Ekipi profesional i klinikës përbëhet nga mjekët specialistë dhe psikiatër të çmuar anembanë botës, dhe nuk habit fakti që ndihmë kërkojnë jo vetëm pacientë nga vendi ynë, por nga të gjitha anët e Evropës. Përveç për metodat bashkëkohore më efektive të trajtimit të sëmundjeve të varësisë, VIP Vorobjev dallohet nga qendrat tjera edhe për akomodimin luksoz, i cili përfshin edhe përdorimin e palestrës, pishinës dhe jacuzzit. Për ju dhe familjen tuaj është e garantuar privatësia, prej pritjes në aeroport apo në stacion deri tek trajtimi ambulator dhe mbështetja pas qëndrimit në spital.