Trajtimi i varësisë nga bizhozi do ju çlirojë nga vesi më i vjetër i njerëzimit.
Lojërat e ndryshme të fatit janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë. Për shumë njerëz ato janë argëtim interesant me të cilin kalojnë kohën e lirë. Mendimi i thjeshtë që me pak investim mund të merrni vlerë të madhe parash tingëllon joshëse.
Por, kufiri në mes të bixhozit rekreativ dhe patologjik është shumë i hollë. Kështu që, shpesh, ky aktivitet del jashtë kontrollit dhe shndërrohet në pasion që çon në sëmundje serioze.
Varësia nga bixhozi është një problem i madh i shoqërisë së sotme, sikur edhe përdorimi i drogave dhe alkoolizmi. Sipas të dhënave më të fundit, rreth 0,8 për qind e popullatës së moshës madhore janë të varur nga ruleta, jack-poti, slot aparatet, bastet dhe kështu çdo vit me shpejtësi të madhe po rritet numri i të regjistruarve rishtas.
Si të gjitha sëmundjet tjera të varësisë, ashtu edhe bixhozi ka pasoja serioze negative sikur për individin, ashtu edhe për familjen e tij. Duke marr parasysh që nuk bëhet fjalë vetëm për argëtim të parrezikshëm, është e domosdoshme që me kohë të kërkoni ndihmë profesionale.
Çfarë nënkupton trajtimi i varësisë nga bixhozi ju zbulon klinika Vip Vorobjev.
Varësia nga bixhozi godet njëjtë dy gjinitë
Fillimisht bixhozi është konsideruar çrregullim i kontrollit të impulseve, dhe jo varësi. Vetëm më vonë, është konstatuar ndërlidhja me format tjera të sëmundjeve të varësisë. Kështu bixhozi patologjik është vendosur në klasifikimin ndërkombëtar të sëmundjeve si njëra prej gjashtë kategorive të çrregullimeve të kontrollit të sjelljeve. Sipas definicionit, bëhet fjalë për nxitje të vazhdueshme për bixhoz përkundër pasojave të dëmshme apo dëshirës që kjo të ndalet.
Në dekadat e kaluara varësia nga bixhozi ishte e rezervuar vetëm për meshkujt. Kohërat moderne, kanë sjell, pothuajse barazimin ndërmjet gjinive, pa marr parasysh në statusin arsimor dhe ekonomik.
Zakonisht, kontakti i parë me lojërat e fatit vendoset qysh në adoleshencë, për t’u zhvilluar tek meshkujt rreth viteve të 20-ta dhe tek femrat pak më vonë rreth vitit të 34-të të jetës. Gjithashtu është vërejtur edhe dallimi ndërmjet zgjedhjes së mjeteve për bixhoz.
Pikërisht, meshkujt quhen “lojtarë aksioni” sepse favorizojnë black jak-in dhe pokerin. Derisa pjesëtaret e gjinisë së bukur “lojtarë shmangës”, të cilat preferojnë lojërat e bazuara në fat. Për to bixhozi nuk është i lidhur me dëshirën për të rritur financat. Por paraqet një ikje nga realiteti i cili nuk ësht aspak i mirë. Përkatësisht, ikje nga jeta e cila është e mbushur me probleme psikologjike, siç janë depresioni, keqtrajtimi, vetmia.
Trajtimi i varësisë nga bixhozi do të largojë të gjitha pasojat
Bixhozi patologjik, mbi të gjitha, ka pasoja financiare. Për shkak të humbjeve të vazhdueshme të parave, me kalimin e kohës, vijnë borxhet nga miqtë dhe të afërmit. Disa, madje marrin para me kamatë nga fajdexhinjtë, që mund të sjell edhe thellimin e problemeve. Si hap i fundit është lëshimi në aktivitete kriminele për të siguruar mjete për ruajtjen e varësisë.
Bixhozi prish kontaktet me të afërmit. Gënjeshtrat dhe mospajtimet gradualisht rriten në konflikte serioze. Si rezultat i këtyre marrëdhënieve, vjen së pari izolimi nga rrethi shoqëror. Më pas vjen edhe ndarja e familjes.
Gjithashtu paraqiten edhe problemet në punë. Ata reflektohen në mungesa gjithnjë e më të shpeshta nga puna, pushim mjekësor, mosplotësim të obligimeve në punë, madje edhe në intolerancë ndaj eprorëve dhe humbje të punës.
Si të kuptoni që dikush ka nevojë për trajtim të varësisë nga bixhozi?
Sa është e rrezikshme kjo varësi më së miri e shpjegon thënia: “Nuk luan për të fituar. Por luan për të bërë të njëjtën edhe të nesërmen”.
Kur personi ka probleme me bixhoz janë të shpeshta dhimbjet e kokës, problemet me tretjen, humbja e oreksit, sëmundjet kardiovaskulare dhe ato të lëkurës. Në fakt, këto probleme shkaktohen nga stresi me rastin e kërkimit të parave të nevojshme për bixhoz, si dhe nga situatat kur ndodhin humbjet.
Përveç simptomave fizike, varësia krijon edhe simptoma psikike. Ato manifestohen me përqendrim të dobët, ndryshime të menjëhershme të disponimit, impulsivitet, motivim të zvogëluar, mungesë të interesimit…
Duhet pasur parasysh që bixhozi patologjik mund të rrisë pirjen e duhanit dhe alkoolit, por edhe të krijojë varësi nga tabletat dhe substancat ilegale. Kështu që sa më parë është i domosdoshëm fillimi i trajtimit.
Trajtimi i varësisë nga bixhozi ju mundëson kthimin në jetë normale
Trajtimi i varësisë nga bixhozi niset nga vetëdija që problemi ekziston, si dhe me marrjen e përgjegjësisë për zgjidhjen e tij.
Qëllimi themelor është eliminimi i dëshirës së pakontrolluar për bixhoz, duke vendosur ekuilibër psikik dhe kthim në jetën normale.
Sipas kësaj, në klinikën Vip Vorobjev trajtim i i varësislë nga bixhozi është i karakterit individual. Përkatësisht, programi caktohet vetëm pas vlerësimit të gjendjes psikike dhe fizike të pacientit.
Ekipi i mjekëve të njohur në botë përshkruan farmakoterapinë, përmes së cilës vendoset ekuilibri psikik. Falë kësaj pacienti fillon që realisht të pranojë dhe analizojë ngjarjet negative.
Hapi i ardhshëm është trajtimi me pajisje mjekësore. Në klinikën Vip Vorobjev realizohen metoda unike në botë të zgjidhjes së varësisë nga bixhozi. Me ndihmën e ekspertëve që kanë përvojë shumëvjeçare në trajtim të sëmundjeve të varësisë duke aplikuar pajisjet më bashkëkohore, kryet eliminimi plotësisht pa dhimbje i dëshirën patologjike për bixhoz.
Që trajtimi i varësisë nga bixhozi të jetë plotësisht i domosdoshëm duhet gjetur shkakun që ka sjell problemet.
Pikërisht në këtë fazë të trajtimit rëndësia e psikoterapisë është më e madhe. Nëpërmjet terapisë individuale pacienti mësohet si të përballet me stresin dhe si të tejkalojë në të ardhmen sfidat e bixhozit. Ndërsa me seanca familjare zgjidhen marrëdhëniet më të thella ndërmjet të gjithë anëtarëve të familjes.
Kujdesi për pacientët vazhdon edhe pas trajtimit të përfunduar spitalor. Me kontrollimet e rregullta mujore dhe me kontakt të vazhdueshëm me mjekët, rreziku nga shfaqja e recidivëve është e përjashtuar.
Mos lejoni që lojërat e fatit të ju shkatërrojnë jetën. Drejtohuni për ndihmë ekspertëve eminent të klinikës Vip Vorobjev. Përveç kuadrove më të mira profesionale dhe metodave më efikase të trajtimit, kjo klinikë dallohet edhe për diskrecion të jashtëzakonshëm të cilin e kanë njohur pacientët nga e gjithë bota. Që të keni rehatinë maksimale pa marr parasysh prej nga vini, është siguruar edhe transporti falas nga aeroporti, si dhe kthimi pas trajtimit.