Varësia nga interneti është sëmundje e epokës moderne.
Shekulli XXI karakterizohet me telefona celular, internet dhe rrjete sociale. Sigurisht, ata na kanë lehtësuar jetën në masë të madhe. Vetëm me një klikim mund të gjejmë informacionet e nevojshme. Detyrat e punës tani i kryejmë edhe jashtë zyrës, ndërsa nga komoditeti i shtëpisë mund të blejmë, porosisim ushqim, paguajmë faturat. Me zbulimin e internetit edhe shoqërimi ka marr një formë tjetër. Njohjet e reja asnjëherë nuk janë realizuar më shpejtë, derisa mbajtja e kontakteve me miqtë që për kohë të gjatë nuk jetojnë në qytetin tonë është bërë shumë e thjeshtë.
Megjithatë, teknologjia bashkëkohore ka treguar edhe anën e saj të keqe. Ndikimi negativ, së pari është reflektuar në aspektin social, megjithëse nuk janë raste të rralla edhe kur shëndeti mental vuan pasoja, që mund të çojnë në varësi nga interneti.
Që forma e re e varësisë nuk duhet neglizhuar flasin edhe statistikat. Vlerësohet që çdo i teti përdorues i internetit ka ndonjërën prej shenjave karakteristike. Gjeneratat e reja janë më të rrezikuarit, çdo i katërti adoleshent ka probleme. Statistikat shkatërruese theksojnë që 20 për qind e njerëzve i kushtojnë me tepër vëmendje internetit se sa familjes.
Duke marrë parasysh përhapjen e gjerë, klinika luksoze për largim VIP Vorobjev ju tërheq vëmendjen ndaj simptomave që tregojnë ekzistencën e sëmundjes.
Varësia nga interneti është e regjistruar në mesin e shekullit XX
Edhe pse varësia nga interneti, sot, përmendet në shoqëri, media, por edhe në hulumtime shkencore, ajo nuk është e re. Në të vërtetë, format e para janë vërejtur në mesin e viteve të 50-ta me zbulimin e fliper aparateve. Tri dekada më vonë, fillimi i epokës së video-lojërave dhe zhvillimi i kompjuterëve gradualisht kanë treguar shenjat në mesin e të rinjve nëpër tërë botën, ndërsa zhvillimi i mëtejshëm i teknikës dhe teknologjisë ka çuar në përdorimin masiv të pajisjeve moderne. Me rritjen e numrit të përdoruesve, është rritur edhe numri i atyre që janë përballur me varësinë.
Megjithatë, termin “varësia nga interneti” në mjekësi e ka futur Ivan Goldberg vetëm në vitin 1996. Duke vëzhguar, varësinë nga bixhozi ky psikiatër amerikan e ka përshkruar problemin si “çrregullim psikik” i cili manifestohet si dëshirë obsesive që sa më shumë kohë të kalohet në internet”. Shumë shpejtë përkufizimi i tij u gjet në klasifikimin amerikan të çrregullimeve psikike (DSM-V). Me këtë, varësia nga interneti është radhitur zyrtarisht në kategorinë e veçantë të çrregullimeve kibernetike.
Si paraqitet ky lloj i varësisë?
Ashtu si përdorimi i drogës dhe i alkoolit që kanë shkaqe më të thella, edhe varësia nga interneti është një dukuri komplekse.
Në shumicën e rasteve faktorët social luajnë rolin kryesor. Interneti është vendi i duhur për njerëzit e turpshëm të cilët në jetën reale vështirë vendosin kontakte me njerëzit e panjohur. Gjithashtu, stresi i vazhdueshëm është një predispozitë e mirë për zhvillimin e varësisë, si një lloj i ikjes nga realiteti.
Studimet e fundit kanë treguar që varësia nga interneti, në të vërtetë është një depresion i fshehur, ankth apo ndonjë tjetër çrregullim psikik, por mund të radhitet edhe në pasojat e alkoolizmit, bixhozit apo shopingut patologjik.
Varësia nga interneti manifestohet në mënyra të ndryshme. Obsesioni me miqësi virtuale dhe obsesioni për të luajtur lojëra në internet janë format më të shpeshta. Gjithashtu, kërkimi patologjik në internet me qëllim të mbledhje të sa më shumë informacioneve dhe përdorimi patologjik i forumeve dhe postës elektronike është formë e varësisë nga interneti, e kohëve të fundit është përhapur edhe obsesioni pme sajber-seks, d.m.th. përdorimi kompulsiv i internetit për marrëdhënie intime.
Si të identifikoni varësinë nga interneti?
Personat që vuajnë nga varësia tërë kohën e lirë e kalojnë në internet, madje edhe deri në 8 orë në ditë. Kështu ata lënë pas dore aktivitetet e përditshme, siç janë punët e shtëpisë, shoqërimin, obligimet në punë dhe në shkollë …
Gjithashtu, simptoma karakteristike janë edhe ndryshimi i sjelljes, interesimet e reja, probleme me përqendrimin dhe kujtesën, problemet me gjumin, ndryshimet e mëdha në peshën trupore. Është e qartë edhe euforia kur përdoret interneti, derisa në momentet kur ai nuk është i qasshëm, paraqiten sulmet e panikut. Shpesh paraqiten edhe simptomat fizike – dhimbjet e kokës, dhimbjet në qafë, kurriz dhe shalë, shikimi i vështirësuar dhe i mjegullt.
Meqenëse është rrënuar në mënyrë drastike cilësia e jetës, është i domosdoshëm trajtimi i varësisë nga interneti. Klinika VIP Vorobjev dallohet nga të tjerët me aplikimin e metodave bashkëkohore të trajtimit të sëmundjeve të varësisë.
Duke u nisur nga qasja individuale dhe diagnostifikimi i detajuar i gjendjes psikike dhe fizike, ekipi profesional i mjekëve të njohur specialistë dhe psikoterapeutë përshkruajnë një program të përshtatshëm për pacientin. Ai përmban, para së gjithash, terapinë Neuro Jet, terapinë laterale (anësore) dhe integratorin e lëvizjeve së syve. Ato eliminojnë lakminë për përdorim të tepërt të internetit dhe vendosin ekuilibrin natyror të neurotransmetuesve në tru.
Rëndësia e psikoterapisë në eliminimin e kësaj sëmundje është e madhe, kështu që në klinikën VIP Vorobjev zhvillohen jo vetëm seanca individuale, por edhe familjare dhe edukative. Për të zbuluar shkrehësit e vërtetë të problemit, përdoret edhe bllokada mentale, gjegjësisht, elementi i hipnozës vepron në nëndijen e pacientit kështu që sheh efektet negative të varësisë. Njëkohësisht, shfaqet dëshira për mënyrë normale të jetesës.
Në mënyrë që qëndrimi në klinikë të jetë i këndshëm, të gjitha dhomat janë atë arreduara në mënyrë moderne, ndërsa menyja është e përgatitur ekskluzivisht në bazë të dëshirave, mënyrës së të ushqyerit dhe besimit fetar të pacientit. Në kompleks gjendet palestra me pajisjet më bashkëkohore, pishina dhe jacuzzi, si dhe qëndrimi ditor në 200 m2, për momente të ushqimi dhe shoqërimit.
Trajtimi i personave të varur në klinikën VIP Vorobjev është efikas dhe i shpejtë, pa rrezik nga shfaqja e recidivëve, që e vërtetojnë edhe mbi 24.000 pacientë të shëruar me sukses.