Kokaina është njëra prej drogave më të rrezikshme të ditëve të sotme, e cila për një kohë të shkurtër krijon varësi. Ky narkotik ka ndikim shumë të dëmshëm më Sistemin nervor qendror (SNQ) gradualisht, duke e shkatërruar dhe duke shkaktuar, përveç varësisë, edhe probleme të shumta shëndetësore. Në raste të shpeshta, për shkak të përdorimit afatgjatë, përkatësisht abuzimit me kokainë, mund të vijë vdekja e personit të varur. Pikërisht për shkak të këtyre arsyeve, është i domosdoshëm trajtimi mjekësor i personit të varur, përkatësisht trajtimi për shërimin e varësisë nga kokaina.
Varësia nga kokaina është problem mjaft kompleks i cili kërkon trajtim të plotë mjekësor dhe mbikëqyrje nga profesionistët dhe stafi mjekësor profesionaë. Përveç varësisë psikike dhe fizike, ky narkotik i rrezikshëm gjithmonë shkakton probleme shëndetësore tek pacienti. Konkretisht, kokaina mund të shkaktojë sulm në zemër, sulm në tru, probleme neurologjike, probleme me organet e frymëmarrjes dhe me stomak. Në anën tjetër, disa prej pasojave psikike të abuzimit me kokainë janë irritimi, paranoja, skizofrenia dhe depresioni. Por, varësia nga kokaina është plotësisht e shërueshme
Klinika VIP Vorobjev, me ndihmën e terapisë më bashkëkohore, programeve të personalizuar dhe metodave inovative, ju mundëson rikuperim të shpejtë, të sigurt dhe pa dhimbje nga varësia e kokainës. Kthimi në jetën normale, pas trajtimit në spitalin tonë, është i garantuar.
Trajtimi i varësisë nga kokaina në spitalin luksoz VIP Vorobjev
Trajtimi i tërësishëm nga kokaina në klinikën tonë përfshin një numër trajtimesh e terapish. Në radhë të parë është restaurimi biokimik, psikoterapia, farmakologjia, por edhe regjimi special i ushqimit. Detyra themelore e kësaj qasje multidisiplinare është kthimi i ekuilibrit biokimik në organizmin e pacientit. Qëllimi i trajtimit mjekësor në spitalin VIP Vorobjev nuk është vetëm parandalimi i konsumimit të mëtutjeshëm të kokainës, por edhe rehabilitimi i plotë. Me fjalë tjera, të gjithë pacientëve, përmes qasjes individuale dhe mbështetjes maksimale, i mundësojmë kthimin e plotë në aktivitetet e rregullta jetësore. Trajtimi i varësisë nga kokaina në klinikën tonë kryhet në disa faza nën mbikëqyrje njëzetekatër orë nga mjekët dhe psikologët më të mirë.
- Dijagnostifikimi. Faza e parë e trajtimit përfshin vlerësimin e plotë të gjendjes psikofizike të pacientit. Këtu bëhen ekzaminime siç janë analizat e përgjithshme të gjakut, testi i urinës, testet në hepatit B dhe C, në infeksion HIV, EKG, kontrollimi i mjekut internist dhe ekzaminimet biokimike të gjakut. Ky nivel i trajtimit përfshin testet psikologjike,, përkatësisht psikodiagnostifikimin.
- Fillimi i trajtimit. Pas diagnostifikimit, pason trajtimi mjekësor i cili nënkupton trajtimin me pajisjen Neuro Jet dhe me infuzione. Terapia në këtë fazë është intensive, e fortë, por edhe pa dhimbje, e rrjedhimisht, edhe efektive.
- Eliminimi i dëshirës. Kjo është faza e ashtuquajtur e terapisë informative në të cilën pacienti është në gjendje të gjumit mjekësor ku kalon disa orë nën stimulim audio-vizual. Me ndihmën e kësaj, nën ndikimin e sinjalit me frekuencë të fortë, ndikohen në bllokim mental (“Nuk kam nevojë për kokainë në jetë”, “Nuk jam narkoman” etj.).
- Hipnoterapia. Me ndihmën e madhe të psikologëve tanë ndikohet ne ndërdijen e pacientit, e cila vetë i jep udhëzimet drejtë zgjidhjes përfundimtare të problemeve dhe drejtë shërimit.
- Psikoterapia, edukimi dhe joga. Faza e trajtimit të pacientit në nivel psikologjik. Psikologët dhe psikiatrit tanë profesional nxisin çdo ditë tek pacienti mekanizmin refuzues ndaj kokainës dhe dëshirën për konsumimin e saj.
- Terapia aversive. Në këtë fazë pacienti krijon një aversion të plotë, përkatësisht aversion ndaj kokainës.
Ju ofrojmë mbështetje pa rezervë edhe pas trajtimit spitalor
Para së gjithash duhet thënë që kur bëhet fjalë për trajtimin e shërimit të varësisë nga kokaina, pacienti gjatë tërë procesit ka mbështetjen e fizioterapistit. Me ndihmën e fizioterapisë, e cila është dëshmuar se po jep rezultate të shkëlqyeshme, çlirojmë pacientin nga stresi i grumbulluar dhe përshpejtojmë punën e sistemit kardiovaskular. Në këtë mënyrë përshpejtohet edhe rrjedha e terapisë përmes qarkullimit të gjakut, duke bërë rikuperimin e tij më të shpejtë dhe më efektiv. Pas të gjitha fazave të trajtimit bëhet vlerësimi i progresit në shërim dhe analizat e plota të gjendjes së pacientit. Megjithatë, madje edhe pas përfundimit të trajtimit, spitali luksoz VIP Vorobjev të gjithë pacientëve i mundëson edhe trajtim jashtëspitalor në një periudhe prej 12 muajsh.
Mbështetja pas trajtimit të pacientit është fazë shumë e rëndësishme e rehabilitimit të pacientit në mënyrë që ai të mos kthehet kurrë në rrugën e vjetër. Në këtë periudhë prej një viti kryejmë kontrollimet e rregullta mujore. Në këtë periudhë, ekipi ynë profesional i mjekëve, kryen përsëri analizat e pacientit për të përcaktuar nëse ka ndonjë parregullsi në rikuperim, si dhe korrigjim të terapisë nëse për këtë ka nevojë. Pacientit në këtë periudhë i ofrojmë mbështetje maksimale në drejtim të risocializimit dhe riintegrimit të plotë në shoqëri. Me kujdesin e vazhdueshëm të stafit tonë mjekësor, forcojmë vetëbesimin e pacientit, përforcojmë rezultatet e trajtimit mjekësor dhe inkurajojmë pacientin drejtë arritjeve të reja jetësore.
Trajtimi i shërimit të varësisë nga kokaina – Na kontaktoni dhe ne do ju thërrasim menjëherë
Rikuperimi i suksesshëm nga varësia e kokainës dhe rehabilitimi i plotë i pacientit është detyra jonë themelore. Për këtë arsye, spitali VIP Vorobjev i ofron ndihmën e domosdoshme pacientëve nga gjitha anët e botës. Prandaj, programi dhe trajtimi për shërim të varësisë nga kokaina nënkupton edhe transportin plotësisht falas të pacientit nga aeroporti deri tek klinika jonë, si dhe kthimin pas trajtimit. Do t’i bëjmë të gjitha për t’ju zvogëluar shpenzimet e udhëtimit, a njëkohësisht do t’ju ofrojmë ndihmë dhe mbështetje absolute rreth marrjes së vizës së domosdoshme.
Në çdo moment mund të na kontaktoni dhe ekspozoni problemin tuaj, ndërsa ekipi ynë i njohur i mjekëve, psikologëve dhe psikoterapistëve do t’ju japë udhëzime çfarë të bëni tutje. Nëse thërrisni nga jashtë vendit, respektivisht nga jashtë Serbisë, mund të na dërgoni SMS, ndërsa ekipi ynë i ekspertëve do t’ju thërrasë dhe përgjigjet në afat sa më të shkurtër. Në çdo kohë mund të na kontaktoni nëpërmjet Viber-it apo WhatsApp-it. Shërimi juaj për varësinë nga kokaina është obligimi dhe prioriteti ynë.
Klinika VIP Vorobjev përdor terapinë më bashkëkohore në trajtimin e varësisë nga kokaina me metoda inovative
Në klinikën tonë programin e trajtimit të varësisë nga kokaina e përshtatim për @do pacient individualisht. Trajtimi i shërimit të varësisë nga kokaina në spitalin VIP Vorobjev nënkupton detoksifikimin, i cili, për dallim nga klinikat tjera, tek ne është plotësisht pa dhimbje! Me ndihmën e trajtimit tonë detoks, pacienti do të humbasë çdo dëshirë për përdorimin e kokainës. Me terapinë më bashkëkohore, pajisjet për diagnostifikim dhe terapi të standardeve botërore dhe metodat kulmore inovative, varësia nga kokaina shumë shpejtë do të bëhet vetëm një e kaluar e largët e pacientit. Këtu veçanërisht do të veçonim terapinë me Ibogainë e cila nga përvoja është treguar dhe dëshmuar si më e efektshmja në trajtimin e varësisë psikike. Në favor të kësaj flasin mijëra pacientë të shëruar me sukses (nga të gjitha anët e botës) në spitalin tonë.
Spitali me pajisje moderne VIP Vorobjev çdo pacienti i garanton diskrecion dhe privatësi maksimale gjatë procesit të trajtimit të varësisë nga kokaina. Dhomat tona jonë komfore dhe të arreduara në atë mënyrë që çdo pacient tek ne ndjehet komod dhe rehatshëm. Të gjitha dhomat kanë TV. Wi-Fi, kondicioner ajri, e dhomat gjithashtu janë të mëdha, kështu që me pacienti gjithnjë mund të jetë edhe personi i afërt me të. Kemi edhe sigurimin njëzetekatërorësh në mënyrë që qëndrimi i pacientit tek në të jetë i sigurt, ndërsa për relaksim të tij janë paraparë pishina, palestra me të gjitha pajisjet dhe jacuzzi.
Me vullnetin tuaj dhe njohuritë tona, përvojën me disa dekada dhe ekipin e mjekëve dhe profesionistëve të pranuar e të njohur botërisht, do të mposhtni sëmundjen e varësisë njëherë e përgjithmonë! Zgjidhni jetën, zgjidhni spitalin VIP Vorobjev!
Mos ngurroni të na telefononi menjëherë apo dërgoni porosi në numrin +38162256266 dhe ne do të ju kontaktojmë menjëherë! Sipas gjykimit tuaj, problemin tuaj mund të na sqaroni edhe nëpërmjet e-mailit info@vipvorobjev.com