Çka është bashkëvarësia dhe ku dallon ajo nga varësia? Kjo pyetje është shumë e rëndësishme për prindërit e personit të varur, dhe shpresojmë që ky tekst do ju ndihmojë që të kuptoni më mirë këtë problem dhe t’i ndihmoni fëmijës tuaj që të nis një jetë të re, pa drogë. 

Sëmundjet e varësisë janë çështje shumë serioze, të cilat njëjtë prekin si personin e varur ashtu edhe familjen e tij, ndërsa klinika VP Vorobjev është këtu për t’ju ndihmuar në momentet më të vështira.  

Çka është bashkëvarësia dhe si është e ndërlidhur me varësinë?

Secili prind e di që nuk brengoset vetëm për jetën e vet dhe për të janë fëmijët në rend të parë. Kjo është një ndjenjë vërtetë unike. Kur ekziston një jetë e cila varet nga ne, kjo ndonjëherë mund të jetë ngarkesë e madhe, posaçërisht kur bëhet fjalë për format e dëmshme dhe vetëshkatërruese të sjelljes.

Shumë nga zgjedhjet që do të bëni do të ndikojnë në mënyrën në të cilën fëmija juaj rritet dhe çfarë personi do të bëhet. Edhe pse prindërit kanë rol të madh në jetën e fëmijës, ata nuk kanë kontroll të plotë – sepse fëmijët vetë marrin shumë vendime jetësore, të cilët shpesh janë të gabuar.

Për shembull, adoleshentët vendosin rreth asaj nëse do të provojnë drogën apo alkoolin. Për fat të keq, kur kjo ndodh, ekziston mundësia që të vijë deri tek varësia. Kur kjo ndodh, kjo është një goditje e rëndë për prindërit, sepse supozojnë që kanë bërë diçka të gabuar duke rritur fëmijët e tyre, gjë që i bën të ndjehen plotësisht të pafuqishëm. 

Šta je suzavisnost

Duhet të dini se etiologjia e varësisë është shume komplekse, dhe asnjëherë nuk duhet ta konsideroni veten përgjegjës, apo së paku jo plotësisht përgjegjës. Në kohërat e sotme, narkomania është aq e përhapur në shoqëri dhe të gjithë të rinjtë janë në rrezik, e kjo vlen edhe për fëmijët e mirë, shembullor.  Megjithatë. Shtrohet pyetja çfarë mund të bëni, dhe si t’i ndihmoni me kohë. 

Çka është bashkëvarësia dhe pse është e rrezikshme?

Çka është bashkëvarësia? Bashkëvarësia nënkupton mbështetjen e drejtpërdrejtë apo të tërthortë dhe pranimin e varësisë në kuadër të familjes. Natyrisht, askush këtë nuk e bën me vetëdije dhe me qëllim, dhe prindërit me qëllimin më të mirë përpiqen të t’i lehtësojnë fëmijës së tyre, megjithatë, kjo gjithnjë sjell pasoja negative, ndërsa fëmija juaj zhytet gjithnjë e më thellë në “baltë të gjallë”.

Duhet të shmangni dhënien e parave fëmijës që është i varur, pasi që është e qartë që do t’i shpenzojë për të siguruar substanca psikoaktive. Është më e sigurt që ju t’i blini atë që kanë nevojë.

Shumë prindër arsyetojnë mungesat e fëmijëve, duke provuar të përmirësojnë situatën në shkollë dhe të parandalojnë pasoja edhe më të rënda. Por, derisa fëmija juaj të dijë që ju do të jeni aty të rikuperoni dëmet që ai ka bërë, nuk do të ketë ndryshime të dëshiruara dhe shërim.

Kjo do të mund të shkojë madje aq larg sa t’i siguroni ilaçe, vitamina, të kryeni obligimet e tij ne vend të tij … Ndonjëherë madje ndodh që prindërit të sigurojnë drogën apo alkoolin, që paraqet gjënë më të keqe që mund ta bëni. 

Nuk mund ta mposhtni të vetëm varësinë dhe bashkëvarësinë, sepse kjo është një luftë e vështirë dhe rraskapitëse. Për këtë arsye më së miri zgjidhni klinikën VIP Vorobjev, e cila ka përvojë shumëvjeçare në trajtimin e sëmundjeve të varësisë dhe problemeve psikike.

Klinika VIP Vorobjev – Vendi i duhur për të shëruar më të dashurit tuaj   

Shpesh ndodh që fëmija të refuzojë të shkojë në rehabilitim, ndërsa është e qartë që varësinë nuk mund ta mposht pa ndihmë profesionale. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme për të iniciuar shërimin, sepse kjo është mënyra e vetme që fëmija juaj të jetojë jetë të shëndetshme dhe normale.

Šta je suzavisnost

Varësia është e shërueshme, ndërsa vendi i duhur për shërim është klinika jonë VIP Vorobjev. Me ndihmën profesionale të ekspertëve dhe me mbështetje të plotë, fëmija juaj do të jetojnë jetën përsëri dhe të do të shijojë rininë e tij.

 

Leave a reply