Çmimi i artë për kualitet në vitin 2018 - VIP Vorobjev
  • Srpski jezik
  • Engleski jezik
  • Francuski jezik
  • Nemački jezik
  • Ruski jezik
  • Španski jezik
  • Italijanski jezik
  • Bugarski jezik
  • Grčki jezik
  • Arapski jezik
  • Iranski jezik
  • Albanski jezik
Menu
Menu

Çmimi ndërkombëtar për kualitet

Spitali Dr Vorobjev ka fituar në vitin 2018 në New York, Çmimin Ndërkombëtar për kualitet (International Quality Summit) në kategorinë e artë.

Mirënjohjen që e kemi fituar nuk na ka befasuar, sepse e dimë sa punë dhe përpjekje kemi bërë që t’i ndihmojmë njerëzve që kanë probleme me sëmundjet e varësisë dhe me çrregullime psikike. 

Çmimin Ndërkombëtar për kualitet e kemi fituar si organizatë e cila është nxitëse e inovacioneve në fushën e saj dhe të cilën e karakterizon aspirata e vazhdueshme në drejtim të përmirësimit të kualitetit dhe rezultateve të punës. 

Ju sjellim në vazhdim intervistën e Dr Eleksej Elistratov, të cilën e ka dhënë gjatë pranimit të çmimit në emër të spitalit Vorobjev.

Ftojmë përfaqësuesin e Dr Vorobjev – klinikës për rehabilitim nga droga dhe alkooli nga Serbia.

Dr Vorobjev – klinika nga Serbia për rehabilitimin nga droga dhe alkooli, fiton Çmimin Ndërkombëtar për kualitet, këtu në New York, për vitin 2018. Çmimi Ndërkombëtar shkon në duart e Dr Vorobjev, spital për rehabilitim nga droga dhe alkooli.

Zlatna nagrada za kvalitet bolnica VIP Vorobjev

Prezantuesi: Urime që fituar çmimin ndërkombëtar për kualitet në kategorinë e artë. Kemi kënaqësinë dhe nderin që ju kemi këtu zotëri Aleksej. A mund të na thoni diçka për klinikën Dr Vorobjev. Çfarë është ajo, si ka qenë fillimi i hapjes së klinikës dhe si është zhvilluar ajo në çfarë është sot.

Dr Aleksej Elistratov: Po, klinikën e ka themeluar në vitin 2007 Dr Vorobjev, pronar i klinikës. Në fillim ka qenë një klinikë e vogël, e projektuar për 10 të sëmurë dhe kryesisht kemi shëruar qytetarët nga Serbia, varësisht prej narkotikëve, por trajtimi ynë ka qenë i suksesshëm, u rritëm dhe shumë shpejtë në vitin 2010 kemi hyrë në tregun evropian dhe së shpejti njerëz nga gjithë Evropa, nga Italia, nga Franca. Anglia, Gjermania dhe Zvicra, filluan të vijnë në klinikën tonë për trajtim. Dhe kemi qenë të suksesshëm.

Për shembull, në vitin 2017, më shumë se 560 pacientë kanë kaluar me sukses trajtimin në klinikën ton. Pra, kjo na jep shpresë për zhvillim të mëtutjeshëm. Në këtë mënyrë përpiqemi që të gjejmë shembuj të teknologjisë së re për trajtim të njerëzve me maksimum të suksesshmërisë, dhe ndjekim parimet tona të trajtimit. Pra, mendoj se kjo është çelësi. Pse jemi klinikë aq e suksesshme? Sepse ndjekim parimet tona të trajtimit dhe jemi të përkushtuar ndaj këtyre parimeve. Parimet janë shumë të thjeshtë.    

Zlatna nagrada za kvalitet bolnica VIP Vorobjev

Parimi i parë: pra, ne nuk punojmë në terapi zëvendësuese – ne pastrojmë pacientët nga droga. I kthejmë në jetë normale të shëndetshme, jetë pa drogë. Ky është parimi i parë.

Parimi i dytë: Nuk trajtojmë vetëm varësinë fizike (nuk ofrojmë vetëm detoksifikimin) – trajtojmë varësinë psikike. Trajtimi i varësisë mentale është problemi kyç, kështu që pa zgjidhjen e këtij problemi është e pamundur të arrihet rezultate të mira dhe të besueshme për të ardhmen.

Parimi i tretë: E treta është principi i kompleksitetit të trajtimit. Nuk bëhet fjalë vetëm për detiksifikimin por edhe për varësinë mentale. Ne praktikojmë trajtimin, por edhe rehabilitimin dhe rigjenerimin. Vetëm atëherë mund të arrijmë rezultate kur mund të themi që pacienti është i pastër, dhe do të vazhdojë të jetojë jetën normale. Në këtë rast gjasat e tij për recidiv, domethënë, që t’i kthehet drogave, janë minimale.  

Ne harmonizojmë programet tona. Tani do të ju prezantoj një program për trajtimin e sëmundjeve të varësisë. Hapi i parë është diagnostifikues. Diagnostifikimi është shumë i rëndësishëm kur pacienti vjen në trajtim. Çfarë bëjmë ne? Ne dëshirojmë që pacienti të kuptojë çfarë po ndodh me të. Pason vlerësimi i gjendjes fizike, testet laboratorike, testi i urinës, testet biokimie, ndoshta MRI nëse është e nevojshme, ekzaminimi me ultrazë.

Kur grumbullojmë të gjitha informacionet me diagnostifikim, bëjmë plane për trajtim të mëtejshëm. Procedurat që i zbatojmë i përshtatim individit, dhe nevojave individuale të pacientit. Atëherë bëjmë hapin e parë. Ky është detoksifikimi nga droga. Pa zgjidhjen e këtij problemi, është e pamundur të arrijmë rezultate të mira. Personi duhet të pastrohet nga droga. Disa ilaçe do të krijojnë varësi të fuqishme fizike, e cila shkakton sindromën e abstinencës dhe vetëm zgjidhja e këtij problemi paraqet sfidë.

Zlatna nagrada za kvalitet bolnica VIP Vorobjev

Pra, si mund ta bëjmë këtë. Sigurisht, ekziston kombinimi i protokolleve farmakologjike dhe veprimeve të detoksifikimit, siç janë detoksifikimi ultra i shpejtë dhe detoksifikimi me ndihmën e anestezionit.

Pastrimi i gjakut që quhet: Plazmafreza, Detoksifikimi ortomolekular dhe fizioterapia. Ky është hapi i parë. Hapi i dytë është varësia psikike. Trajtimi që ne e zbatojmë, kur pacienti nuk vuan, kur ndjehet rehat, pa dhimbje dhe i gatshëm për trajtimin e varësisë psikike me psikologun. Varësia psikike, siç thashë, është rrënjët e problemit. Pa këto të gjitha është e pamundur të arrihen rezultate.

Pra, kombinimi i trajtimit psikologjik të varësisë në kombinim me protokollet farmakologjike, me mënyrën alternative të trajtimit të varësisë mentale, trajtimi sjell rezultate të mira dhe të duhura. Ne me fjalë të thjeshta mbysim dëshirën për drogë. Pacienti do të humbas interesimin për drogën. Ai e harron atë. Jeton normalisht nga dita në ditë, duke mos menduar rreth kësaj, dhe ky është komenti kyç i trajtimit të suksesshëm.

Prezantuesi: Shkëlqyeshëm zotëri Aleksej, a mund të na thoni cilat janë planet e spitalit tuaj në të ardhmen e afërt. Të themi, në pesë vitet e ardhshme.

Dr Aleksej Elistratov: Siç thashë – të rritemi. Klinika jonë po rritet. Na duhet më tepër … ne kemi në plan të ndërtojmë një klinikë të re për 60 pacientë, duke përfshirë segmentin VIP për pacientë. Duke përdorur teknologji të reja me ekspertët tanë. Njohuritë tona të trajtimit të varësisë psikike, terapia e rigjenerimit, trajtimi ambulator, qendra për rehabilitim, të gjitha këto do të përfshihen në këtë klinikë. Ajo do të jetë klinikë moderne, e avancuar. 

Kjo do të na ndihmojë të jemi lider jo vetëm ne tregun evropian por edhe në të gjithë botën. Ky është plani ynë për të ardhmen.

Zlatna nagrada za kvalitet bolnica VIP Vorobjev

Prezantuesi: Zotëri Aleksej, ne do dëshironim të dimë çfarë do të ndryshojë kur të ktheheni në klinikën tuaj me këtë çmim?

Dr Aleksej Elistratov: Mendoj që ky çmim do të jetë një nxitje e mirë për përmirësimin e kualitetit të trajtimit, kërkim të teknologji edhe më të avancuara në trajtimin e sëmundjeve të varësisë. Përmirësimi i kualitetit të trajtimit do të tërheq më tepër pacientë. Siç thashë, dëshirojmë të ndërtojmë pozitën e liderit në botë.  

Prezantuesi: Ky çmim ka traditë të gjatë edhe është i njohur, jo vetëm si çmim për sukses, por edhe si faktor obligues për ruajtjen e kualitetit dhe ekselencës. Kompanitë dhe organizatat në mbarë botën që fitojnë këtë çmim, kanë borxh ekselencën dhe kualitetin. Kujt do t’i dedikoni këtë çmim?

 Dr Aleksej Elistratov: Këtë çmim do t’i dedikoj stafit të klinikës sonë në krye me mjekun tonë kryesor Dr Vorobjev.

Prezantuesi: Urime edhe një herë zotëri Aleksej dhe urime klinikës Dr Vorobjev në Beograd, e cila ka përvetësuar standardin ndërkombëtar të kualitetit dhe ekselencës dhe po bëhet dritë shprese për njerëzit që kërkojnë zgjidhje në luftën kundër varësisë nga droga dhe rehabilitim të suksesshëm. Urime edhe një herë që fituar këtë Çmim Ndërkombëtar për kualitet në kategorinë e artë.

Vip Vorobjev – Klinika për trajtimin e sëmundjeve të varësisë në Tajlandë

Klinika Vip Vorobjev së shpejti do të hap klinikën luksoze për trajtimin e sëmundjeve të varësisë në Tajlandë!

Klinika Vip Vorobjev- Filijala Tajland - potpisivanje ugovora
Klinika Vip Vorobjev- Filijala Tajland -1
Klinika Vip Vorobjev- Filijala Tajland - Aleksej
Shikoni galerinë e fotografive të klinikës në tajlandë

Klinika për sëmundjet e varësisë Dr Vorobjev

Kontrola vašeg života i realna očekivanja od vaših svakodnevnih izazova su ključ za smanjenje stresa.

— Josh Billings