Informacionet prej 07.30h deri në 15.30h E hënë – E diel prej 00h deri në 24h

Sindroma Burn out

Sindroma Burn-out shkaktohet si përgjigje ndaj stresit konstant dhe ngarkesës së madhe të në të cilën ekspozohemi. Në ditët e sotme prej njerëzve pritet tepër dhe nuk është aspak e çuditshme që kjo sindromë është aq e përhapur.

A jeni vazhdimisht i rraskapitur dhe i irrituar, me prirje që në çdo detaj të reagoni zëshëm? Ndoshta nuk jeni në disponim, jeni me ankth, diçka po ju shtrëngon në gjoks dhe keni ndjenjën që diçka ju ka mbetur në fyt? Nëse ndjeheni së dikush po ju bën presion gjithnjë e më shumë? Lodhja dhe stresi ngadalë por sigurt po ju kaplon në çdo pjesë të trupit dhe presioni rritet vazhdimisht?

Nëse ndjeheni kështu, ju ndoshta jeni të ekspozuar ndaj stresit të tepërt që mund të shkaktojë sindromën burn-out.

Nuk duhet të injoroni këto simptome, që dëmi të mos jetë më i madh. Ju duhet ta bëni këtë për veten sepse kjo është përgjegjësia juaj dhe ia keni borxh vetes.

burno out sindrom lečenje

Si të mposhtni sindromën burn-out?

Ne besojmë që puna ju lodh, që keni arritur kufijtë e qëndrueshmërisë dhe ju duhet kohë dhe hapësirë që të rehabilitoheni dhe të relaksoheni në një vend të qetë dhe të sigurt. Dëshira juaj është urdhri juaj!

Klinika jonë VIP Vorobjev ofron kushte të përsosura për zbutjen e gjendjeve të pakëndshme të njohura si sindroma burn-out. Ajo është një ambient i përshtatshëm në të cilin njerëzit nga bota e biznesit mund të harrojnë përditshmërinë dhe gjëmat që sjell ajo.

Klinika pishinën dhe jacuzzin që do t’ju ofrojnë mundësinë që të rikuperoheni psiqikisht dhe fizikisht, të hiqni të gjithë stresin e grumbulluar dhe përsëri të vendosni ekuilibrin e prishur. Këtë ia keni borxh mendjes dhe trupit tuaj, dhe për këtë arsye kënaquni në magjinë e këtyre dy objekteve të bukur që i kemi rregulluar special për ju. Uji është antistres natyral, sidomos në ditët e sotme ku jeta është urbane, me shume pasiguri dhe stres, dhe për këtë arsye lejoni që t’ju qetësojë dhe t’ju kthejë në jetë.

Besojmë që pas qëndrimit në klinikën ton do të ndjeheni i rilindur. Ekspertët kulmor do të përcjellin vazhdimisht procesin tuaj të rikuperimit dhe ofrojnë këshilla dhe mbështetje.

Ne jemi këtu për të ju ndihmuar por fillimisht duhet të dëshironi të jeni më mirë sepse kujdesi për vetveten është interes jetik për shëndetin mental.

Bëni hapin e parë, e ne do të ju ndihmojmë të bëni edhe hapat tjerë që do të ju sjellin qetësinë e brendshme, harmoninë dhe paqen. Le të mbushet jeta dhe ekzistenca juaj me kënaqësi!

Choose an addiction recovery program

image