Informacionet prej 07.30h deri në 15.30h E hënë – E diel prej 00h deri në 24h

Depresioni

Edhe pse të gjithë jemi të mërzitur ndonjëherë, disa njerëz i përjetojnë emocionet e tyre më intensivisht se të tjerët. Por, depresioni është diçka më tepër se mërzia dhe disponimi i keq, ai paraqet një gjendje shume serioze e cila në masë të madhe ndikon në shëndetin mendor dhe fizik.

Çdo njeri në një periudhë të jetës së tij ka ndjerë disa nga simptomat e depresionit dhe është shumë e rëndësishme që ato të dallohen nga jodisponimi kalimtar dhe ndryshimi i sjelljes që zgjat një periudhë të gjatë kohore.

Depresioni mund të shkaktojë simptoma, që në masë të madhe ndikojnë në shëndetin tuaj mendor dhe fizik, ju pengojnë në funksionim normal dhe ju pamundësojnë kryerjen e aktiviteteve të përditshme.

Simptomat mund të ndryshojnë gjatë ditës, të paraqiten dhe të zhduken. Është e rëndësishme t’i vëreni me kohë dhe të kërkoni ndihmë nga ekspertët, në mënyrë që të mos hyni në “rrethin vicioz” nga i cili një numër i vogël i njerëzve e gjejnë daljen në mënyrë të pavarur.

Simptomat e depresionit mund të përfshijnë

Nëse për një kohë të gjatë ndjeheni keq fizikisht dhe psikikisht, dhe keni vërejtur njërin prek këtyre simptomave, është koha të kërkoni ndihmën e një eksperti.

Trajtimi i depresionit në klinikë

Në klinikën VIP Dr Vorobjev ka trajtime efikase që do të ju ndihmojnë në rrugën e shërimit tuaj. Bisedat me psikologët do të ju ndihmojnë që të ndryshoni mendimet tuaja, të dilni nga rrethi vicioz që depresioni e sjell me vete dhe do të ju ndihmojë që të ndryshoni vizionin për jetën, që më lehtë të ballafaqoheni me problemet, ngarkesat dhe konfliktet, që janë pjesë e pandashme e botës në të cilën jetojmë.

Do të ju ofrojmë mbështetje në shërimin tuaj të plotë dhe të ndryshoni për të mirë mendimet dhe sjelljet tuaja.

Çdo person është individ për veten, e kështu është edhe qasja jonë ndaj atyre që na drejtohen për ndihmë. Disa njerëz janë më të relaksuar kur janë të vetëm, bisedojnë me psikoterapistin apo psikiatrin, më lehtë i paraqesin mendimet, dëshirat, shpresat dhe frikësimet e tyre, ndërsa disa më lehtë funksionojnë në grup. Lidhur me këtë ne bëjmë programe të veçanta për secilin, që të ju ndihmojmë që sa më lehtë dhe shpejtë të kaloni këtë gjendje në të cilën ndodheni.

Ne besojmë në shërim të plotë dhe këtu jemi për të ju ndihmuar të gjithëve që kanë nevojë për ndihmë.

Të gjithë këto simptoma çojnë në paaftësi për të funksionuar dhe paralizojnë jetën në masë të madhe.

Duhet të jeni të vetëdijshëm që ankthin çdokush nuk e përjeton njëjtë. Manifestimet ndonjëherë mund të ndryshojnë nga ndjenja e fluturave në stomak deri tek përshtypja do zemra do të ju “del” prej vendi.

Shumë shpesh personat me ankth kanë frikë që do të humbin kontrollin, dhe që do humbasin lidhjen ndërmjet mendjes dhe trupit.

Choose an addiction recovery program

image