Informacionet prej 07.30h deri në 15.30h E hënë – E diel prej 00h deri në 24h

Klinika VIP Vorobjev

Klinika e trajtimit të varësisë VIP Vorobjev

Ne ju ofrojmë metoda moderne dhe inovative të trajtimit, si dhe rehabilitim të avancuar dhe gjithëpërfshirës në klinikën tonë. Programet dhe trajtimet tona për trajtimin e varësive dhe çrregullimeve psikologjike janë të përshtatura në menyrë individuale për çdo pacient, për fazën e sëmundjes si dhe nevojat e tyre. Ekipi ynë i mjekëve specialistë dhe stafi mjekësor monitoron procesin e trajtimit dhe rehabilitimit të pacientëve 24 orë në 7 ditë të javës.

Në klinikën tonë, pacientët akomodohen në dhoma komode ku ata kanë privatësi dhe diskrecion absolut. Programet dhe procedurat tona të trajtimit zakonisht zgjasin nga disa javë deri në disa muaj, në varësi të nevojave individuale të secilit pacient.

Kohëzgjatja e trajtimit varet nga pacienti dhe përcaktohet në marrëveshje me mjekët gjatë procesit të pranimit dhe përgjat procesit të rehabilitimit.

Klinika për trajtimin e varësive dhe problemeve psikologjike VIP Vorobjev është e përqendruar në rehabilitimin total, prandaj ne u ofrojmë pacientëve tanë një përvojë me pesë yje. Pacientët tanë marrin trajtim luksoz dhe hapësirë për kënaqësi.

Me psikoterapistët tanë, me trajtime individuale apo grupore, eliminojmë stresin në një atmosferë relaksuese, sepse stresi perbën pengesë për shërimin e plotë. Përveç akomodimit të rehatshëm dhe modern, ka edhe ushqime të përgatitura nga kuzhinierë të kualifikuar, transport nga klinika në aeroport, si dhe ekskursione dhe terapi në vende të bukura në Serbi.

Dhomat tona të bollshme dhe luksoze janë shumë më të mëdha se suitat individuale të hoteleve. Një varietet i madh i kanaleve në TV kabllor, interneti i shpejtë Wi-Fi dhe disponueshmëria e librave ju japin mundësinë të relaksoheni sa më shumë gjatë trajtimit në klinikën tonë. Gjithashtu gjatë verës ju keni akses të pakufizuar në pishinë dhe xhakuzi, gjithashtu ka dhe një palestër për të mbajtur veten në formë.

Pse jemi ndryshe nga klinikat e tjera?

Trajtimi në klinikën tonë është i fokusuar në shërimin e plotë të pacientëve tanë.

Për këtë arsye, ne përpiqemi që në hapin e parë të zbulojmë se cilat janë dëmtimet e trupit dhe trurit të shkaktuara nga konsumimi afatgjatë i substancave psikoaktive, për të nisur më pas procesin e detoksifikimit. Procedurat tona janë provuar të jenë tepër efikase në trajtimin e varësive, të cilat pastrojnë trupin tuaj plotësisht dhe pa dhimbje me infuzione, medikamente dhe procedura të tjera.

Me psikoterapistët tanë, ne identifikojmë dhe trajtojmë të gjitha problemet psikologjike që kanë lindur si pasojë e varësisë dhe çrregullimeve të tjera psikologjike: biokimike, psikologjike, fizike, sociale dhe shpirtërore.

Rehabilitimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shërimin e plotë të pacientëve, ndaj ne jemi të orientuar drejt këtij qëllimi dhe ofrojmë mbështetje maksimale për pacientët tanë edhe pas daljes nga klinika VIP Vorobjev.

Ne trajtojmë varësitë dhe çrregullimet mendore

Çfarë ju ofrojmë në klinikë?

01
Gradation Image
Metodat e trajtimit pa dhimbje
Trajtimi i manifestimeve fizike, psikologjike dhe sociale të sëmundjes si dhe detoksifikimi i shpejtë dhe pa dhimbje na kanë mundësuar të arrijmë rezultate të shkëlqyera dhe të ofrojmë për një numër të madh njerëzish nga e gjithë bota një shans të ri për një jetë të shëndetshme.
02
Gradation Image
Dhoma te bollshme dhe te mobiluara në mënyrë komode
Akomodimi në klinikën VIP Vorobjev ju ofron komoditet maksimal, liri lëvizjeje dhe diskrecion gjatë procesit të trajtimit. Të gjitha dhomat kanë TV kabllor dhe internet wireless.
03
Gradation Image
Palestra dhe terapi fizike
Aktiviteti fizik është një pjesë shumë e rëndësishme e trajtimit të varësisë, sepse pas konsumimit të zgjatur të substancave psikoaktive ndodh dëmtimi i muskujve të trupit. Duke forcuar trupin, ne forcojmë edhe psikikën.
04
Gradation Image
Pishinë dhe xhakuzi
Klinika për trajtimin e varësive dhe çrregullimeve mendore i kushton një rëndësi të veçantë rehabilitimit të plotë të pacientëve, ndaj kemi ndërtuar një pishinë të re me xhakuzi në oborrin tonë.

Choose an addiction recovery program

image