Klinika VIP Vorobjev – Ne ju ndihmojmë të përqafoni anën më të mirë të jetës
Që nga themelimi i saj, Klinika VIP Dr Vorobjev është fokusuar në rehabilitimin e plotë të pacientëve, në mënyrë që t'i nënshtrohen trajtimeve psikologjike në komoditet të plotë. Klinika VIP Vorobjev punon vazhdimisht për përmirësimin e trajtimeve dhe procedurave, si dhe cilësinë e akomodimit të pacientëve dhe plotësimin e nevojave të tyre individuale.
Klinika VIP Vorobjev krenohet me ekspertë në çrregullimet e varësisë, specialistë të kujdesit intensiv, neurologë, psikoterapistë, psikologë, edukatorë specialë dhe infermierë të trajnuar. Klinika është e pajisur me aparatura mjekësore moderne dhe pacientëve u ofrohet asistencë mjekësore 24 orë duke fillar nga kujdestaria, specialistët dhe infermierët.
Kthehuni në jetën normale
Nëpërmjet terapisë individuale dhe terapisë në grup, Klinika VIP Dr Vorobjev ju jep mundësinë të kuptoni më mirë shkakun e pa ndergjegjshëm që ju çoi në varësi. Me ndihmën e psikoterapistëve tanë, ju do të gjeni zgjidhje për t'u marrë me sulmet e panikut, për të përmirësuar aftësitë e komunikimit dhe për të qenë në gjendje të merrni vendimet e duhura.
Çmime nderi
Klinika VIP Dr Vorobjev është themeluar 23 vjet më parë dhe gjatë kësaj kohe kemi ofruar trajtime për më shumë se 24,000 pacientë nga e gjithë bota. Për kontributin tonë në shëndetin publik në fushën e trajtimit të varësisë, në vitin 2020 u vlerësuam me çmimin Rose of Paracelsus në Bruksel.
Ky çmim prestigjioz shërben si një tjetër dëshmi e cilësisë së punës në klinikën tonë. Në vitet në vijim, ne do të përpiqemi të ngremë nivelin e shërbimeve tona në një standard edhe më të lartë, sepse pacientët tanë nuk meritojnë gjë tjetër veçse më të mirën.
Faleminderit për besimin, klinika VIP Dr Vorobjev.