Informacionet prej 07.30h deri në 15.30h E hënë – E diel prej 00h deri në 24h

PTSD – çrregullimi i stresit post-traumatik

PTSD (çrregullimi i stresit post-traumatik) është lloj i ankthit që shkaktohet si pasojë e ekspozimit të tepërt në ngjarje stresuese që shkojnë përtej përvojës njerëzore.

Çfarë e shkakton PSTD-në?

PTSD-në e shkaktojnë ngjarje ekstreme stresuese, siç janë rreziku për jetë, lëndimet serioze trupore, terrorizmi, lufta, robëria, dhuna ne familje, mobingu afatgjatë...

PTSD mund të shfaqet në çdo moshë, madje edhe tel personat e shëndetshëm mental.

Ngjarja stresuese që e ka shkaktuar PSTD-në duhet të jetë serioze dhe ekstreme. Shembull për këtë janë luftërat qytetare në territorin e ish Jugosllavisë, bombardimi i Serbisë dhe konflikti në Kosovë.

Simptomat PTSD-së

Simptomat kryesore të PTSD-së janë:
Përjetimi i sërishëm i ngjarjes traumatike dhe shfaqje e “flash back”-ut, në zhgjëndërr dhe në ëndrra;
Shmangia e të gjithë gjërave që kujtojnë një ngjarje traumatike;
Ndryshimet në të menduarit dhe përjetimit emocional – distancimi nga të tjerët, mungesa e vullnetit, pakënaqësia, problemet me përqendrimin, vëmendjen dhe kujtesën;
Rritje e zgjimit – djersitje e shtuar, tension i lartë, takikardi, gjumë i trazuar dhe ndjenjë e vazhdueshme e lodhjes psikofizike.
Posttraumatski stresni poremećaj vip-vorobjev klinika

PTSD dhe ndikimi në familje

Për fat të keq, në hapësirat tona kanë ndodhur luftëra të panevojshme të cilat kanë lënë pasoja të shumta tek njerëzit. Familjet e veteranëve të luftës këtë e dinë shumë mirë, dhe besojmë që e dini çfarë po mendojmë.

Mashkulli, për shembull, më herët bashkëshort i përkushtuar dhe baba i kujdesshëm, është kthyer nga lufta krejt ndryshe. Bëhet agresiv, bëhet nervoz lehtë, është depresiv, i painteresuar dhe i ftohtë me juve, më të dashurit e tij. Nuk e dini si t’i ndihmoni, e raportet në familje janë gjithnjë e më të këqija. Fëmijët janë të mërzitur, ju të rraskapitur dhe të frustruar ndërsa situata shihet tejet e pashpresë.

PTSD dëmton kualitetin e jetës jo vetëm të veteranit të luftës, por gjithashtu shkatërron edhe familjen e tij.

Veteranët e luftës shpesh fillojnë të përdorin alkool, drogë dhe tableta për t’u “qetësuar”, duke krijuar problem shtesë. Klinika jonë VIP Vorobjev është shumë e suksesshme në trajtimin e sëmundjeve të varësisë dhe problemeve psikike.

Trajtimi i PTSD-së

Është e rëndësishme ta dini që ju jeni faktori i shërimit dhe që mbështetja e familjes luan rol të rëndësishëm në tejkalimin e PSTD-së, megjithatë, është fakt që këto probleme serioze nuk mund të zgjidhen pa ndihmë profesionale.

Në klinikën tonë shërojmë me sukses madje edhe gjendje më komplekse dhe më të vështira se PSTD-ja. Ne kemi përvojë shumëvjeçare dhe numër të madh të pacientëve të shëruar. Ne e dimë që me ndihmon tonë gjerat në familjen tuaj mund të kthehen në normalitet dhe përsëri mund të shijoni momentet e lumtura me më të dashurit tuaj.

Choose an addiction recovery program

image