Informacionet prej 07.30h deri në 15.30h E hënë – E diel prej 00h deri në 24h

Relaksimi

Një palestër funksionale dhe moderne

Klinika për trajtimin e varësive dhe problemeve mendore VIP Dr Vorobjev është e përqendruar në rehabilitimin e plotë të pacientëve, kështu që ne kemi ndërtuar një palestër brenda objektit të pajisur me pajisjet më moderne nga prodhues të njohur botëror dhe me ajër të kondicionuar.

Palestra është e ndërtuar sipas standardeve më të larta sportive dhe përveç zonës kardio ku ka pajisjet rutine të zakonshme, biçikleta dhe pista vrapimi nordike ka edhe një stol, pesha nga 5 kg deri në 20 kg dhe shtangë dore nga 1 kg deri në 20 kg.

Gjithashtu në palestër është një pajisje gladiator e prodhuar nga Technogym, e cila do t'ju lejojë të bëni ushtrime të ndryshme për grupe muskujsh të ndryshme.

Dyshemeja është sipas standardeve më të larta sportive dhe e gjithë palestra është e pajisur me pasqyra, dhe gjëra të vogla shtesë si rrogoza, pesha për këmbët, vida, shufra të ndryshme për te arritur një stërvitje të suksesshme…

Largohuni nga klinika VIP Dr Vorobjev të shëndetshëm, mendërisht të qëndrueshëm dhe fizikisht më të fortë.

Salla e ndenjes dhe e ngrënies ndodhen në katin e parë të klinikës VIP Dr Vorobjev dhe shtrihen në një sipërfaqe prej 200 metrash katrorë. Salla e ndënjes është e mobiluar në mënyrë luksoze me mobilje lëkure dhe një TV të madh LCD. Në dhomën tonë të ndënjes, të cilën pacientët e përdorin për t'u shoqëruar dhe për të parë shfaqje e filma së bashku, shpesh gjatë dimrit, organizojmë edhe biseda të përbashkëta dhe trajtime psikologjike. Socializimi dhe besimi që pacientët fitojnë gjatë trajtimit në klinikën tonë është shumë i rëndësishëm sepse u jep shumë vetëbesim në momentin që largohen nga klinika dhe fillojnë një jetë të re. Salla e ndënjes është e rrethuar me dritare të mëdha përmes të cilave rrezet e diellit depërtojnë dhe ndriçojnë hapësirën dhe në të njëjtën kohë ka akses në oborr dhe në pishinë.

Kuzhina e pajisur plotësisht përdoret për të përgatitur lloje të ndryshme ushqimesh sipas kërkesave të pacientëve tanë. Ne i kushtojmë vëmendje kërkesave të veçanta dietike nëse dikush është vegjetarian ose ka një problem me diabetin. Dhoma e ngrënies përdoret për të konsumuar ushqim dhe në frigorifer do të gjeni gjithmonë fruta dhe ëmbëlsira të freskëta si dhe pije të ndryshme. Hapësira në dhomën e ndënjes është me ajër të kondicionuar në mënyrë që në të të ketë një temperaturë të rehatshme, qoftë gjatë një dite të ftohtë dimri apo një pasdite të nxehtë vere.

Salla e ndënjes dhe e ngrënies

Pishinë dhe xhakuzi në klinikën VIP Dr Vorobjev

Pishina e vendosur në klinikën VIP Dr Vorobjev është tërësisht e re dhe është vënë në funksion në Nëntor 2018. Përveç që u ofron pacientëve tanë një efekt relaksues dhe freskues gjatë ditëve të nxehta të verës, ajo na mundëson gjithashtu që gjatë asaj periudhe të kryejmë ushtrime nën ndikimin e presionit hidrostatik, forcës lëvizëse, tensionit sipërfaqësor të ujit, të cilat ndikojnë në relaksim, përmirësimin e lëvizshmërisë, qarkullimit të gjakut, si dhe forcimin e tonit të muskujve.

Fuqia relaksuese e ujit kontribuon në krijimin e një atmosfere shumë të këndshme gjatë qëndrimit në klinikë dhe gjatë zbatimit të programeve të synuara për trajtimin e varësive dhe çrregullimeve mendore.

Pishina dhe xhakuzi janë veçanërisht të rëndësishme në rehabilitimin psikologjik, sepse sëmundjet si depresioni dhe ankthi janë pasojë e drejtpërdrejtë e stresit.

Përveç përfitimeve të shumta fizike që vijnë nga përdorimi i pishinës dhe xhakuzit, një rol të rëndësishëm luajnë edhe ato psikologjike, si për shëmbull relaksimi psikologjik dhe mendor, duke garantuar mirëqenien e të gjithë organizmit dhe duke e sjellë atë në një gjendje natyrale të ekuilibrit psikofizik.

Choose an addiction recovery program

image