Detoksifikimi ultra rapid nga opioidet (UROD) është një metodë moderne dhe shumë efikase …
Tabela e përmbajtjes:
Detoksifikimi është faza fillestare e trajtimit në të cilën personi i që vuan nga varësia merr zgjidhjet e nevojshme përmes infuzioneve, medikamenteve dhe procedurave të ndryshme. I gjithë procesi përshpejton dhe lehtëson eliminimin e substancës së varësisë nga trupi. Është gjithashtu një mënyrë për të zbutur apo parandaluar krizën e tërheqjes nga substanca dhe rikthen ekuilibrin e prishur në trup.
Detoksifikimi për shkak të abuzimit me drogën
Mjekët përdorin detoksifikimin në rastet e varësisë nga droga për të reduktuar ose lehtësuar simptomat që përjeton një i varur, ndërkohë që i ndihmojnë ata të këmbëngulin në përpjekjet e tyre për t'u rikuperuar dhe për t’u përshtatur me një jetë pa drogë.
Detoksifikimi nuk synon trajtimin e varësisë, por është hapi i parë në trajtimin afatgjatë të saj.
Kohëzgjatja e detoksifikimit varet nga lloji i substancës së përdorur. Procesi në vetvete zakonisht zgjat një kohë të shkurtër: nga disa ditë në një javë.
Kriza e tërheqjes nga substanca dhe detoksifikimi
Kriza e tërheqjes është një gjendje jashtëzakonisht e pakëndshme që shfaqet te njerëzit që papritmas ndalojnë përdorimin e substancave nga të cilat ishin të varur. Shfaqen simptomat e mëposhtme: dhimbje muskulore, dridhje, delirium tremens, sulme paniku, ankth dhe luhatje humori.
Është shumë e vështirë për personat e varur të tolerojnë tërheqjen nga substanca në shtëpi, ndaj rekomandohet që trajtimi dhe detoksifikimi të kryhet në një mjedis spitalor. Sipas ekspertëve, krizat mund të jenë të forta për personat që trajtohen nga varësia, veçanërisht për narkotikët. Pikërisht për këtë ekziston një ekip profesional që kryen mbikëqyrje dhe monitorim të vazhdueshëm të gjendjes së pacientit për t'ia bërë më të lehtë përballimin e këtyre momenteve të vështira.
Detoksifikimi i alkolit
Alkoli është një substancë psikoaktive që, ashtu si droga, i përket sistemit PAS
Detoksifikimi i alkolit është një proces gjatë të cilit trupi i një të varuri nga alkoli pasi është mësuar me pirjen e vazhdueshme për një periudhë të gjatë kohore, episodike ose ditore te alkolit, kthehet në normalitet.
Varësia e rëndë nga alkooli rezulton në një ulje të numrit të receptorëve GABA, një receptor neurotransmetues teper i rendesishem. Lënia e alkoolit vetë pa ndihmë mjekësore mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore dhe madje mund të jetë nje situatë kërcënuese për jetën.
Dihet se gjendja e delirit, në të cilën hyjnë personat që ndalojnë alkoolin papritur, është fatale në 10% të rasteve, sepse mund të shkaktojë goditje në tru ose atak në zemër.
Detoksifikimi i alkoolit përfshin pastrimin e plotë pa dhimbje dhe të sigurt të trupit. Gjatë gjumit, nëpërmjet infuzionit trupi juaj do të thithë vitamina, aminoacide, kripëra minerale dhe përbërës të tjerë jetikë. Kur të zgjoheni, të gjitha simptomat e krizës, si dridhjet, të përzierat, dhimbjet dhe nervozizmi do të reduktohen me 90%.
Pas largimit të trupit nga alkooli, në trupin tuaj ka një prodhim të shtuar të endorfinës, dëshira për alkool do të zhduket dhe do të ndiheni të fortë dhe të shëndetshëm, oreksi juaj do të rritet dhe gjumi juaj do të jetë më cilësor dhe pa ankth.
Mendimi juaj për alkoolin do të ndryshojë dhe do të keni një qëndrim negativ ndaj tij, sepse ju shkatërroi jetën dhe jua bëri të pamundur të jetoni normalisht dhe shëndetshëm.
Pas detoksifikimit, i cili është vetëm fillimi, kryhen trajtime të tjera për problemin e varësisë që shkaktoi abuzimin me alkoolin, që përfshijnë kryesisht mbështetjen e psikiatërve dhe psikologëve, si dhe punën e vazhdueshme me veten.
Për shumicën e njerëzve, nevojiten katër deri në shtatë ditë që trupi i tij të pastrohet plotësisht nga alkoli.
Në klinikën tonë ekziston edhe mundësia e vendosjes së një implanti bllokues, me vendosjen e të cilit trupi juaj ndalon së reaguari ndaj alkoolit dhe konsumimi i tij bëhet i pakuptimtë.
Për t'ju ndihmuar të kaloni sa më lehtë periudhën e përshtatjes, klinika jonë ju ofron mbështetje shtesë në 12 muajt e ardhshëm.
Detoksifikimi në klinikën tonë
Në klinikën tonë, ne planifikojmë me kujdes qasjen tonë ndaj secilit pacient. Për disa, terapia farmakologjike është e mjaftueshme, por është vetëm hapi i parë që duhet ndërmarrë. Pas përfundimit të detoksifikimit, i cili është krejtësisht pa dhimbje, personat e varur shërohen disi, por është e detyrueshme vazhdimi i trajtimit dhe kontrolleve për 12 muajt në vijim, për të siguruar shërimin e tyre.
Ajo që pason është shumë më e vështirë, por edhe më e rëndësishme, dhe ajo është largimi psikologjik, pra humbja e dëshirës për substancën e varësisë.
Për këtë qëllim, ne kemi zhvilluar dhe vazhdojmë të zhvillojmë programe terapie dhe mbështetëse që janë të nevojshme për pacientët për t'i rezistuar tundimeve nga substancat e varësisë.
Terapia personale dhe grupore dhe bisedat me një psikolog do t'ju ndihmojnë të kuptoni thelbin e problemit dhe do t'ju ndihmojnë të përballeni me varësinë edhe në nivelin e nënndërgjegjes tuaj. Do ta doni personalitetin tuaj të ri dhe do të kuptoni se pirja e alkolit ju ka bërë të distancoheni nga njerëzit që ishin të gatshëm në çdo moment për t'ju ndihmuar. Do të dëshironi ta jetoni jetën në maksimum, të bëni miq të rinj, të rindërtoni ato marrëdhënie që u shkatërruan dhe më e rëndësishmja, do të jeni krenarë për veten që keni arritur të hapni një faqe të re dhe më të bukur në jetën tuaj.
Fizioterapia, e cila përdorim në klinikën VIP Dr Vorobjev, janë metoda fizike që synojnë …
Monitorimi psikologjik i pacientëve dhe ndihma që ne ofrojmë pas largimit nga klinika …
Një ekip ekspert me psikiatër dhe psikologëve krijon strategji të ndryshme të trajtimit …
Qëndrimi në spital mund të jetë monoton për pacientët nëse nuk është i përmbushur me …
Narkotikët janë shkaku i çrregullimeve të mëdha në proceset neurokemike për rregullimin …