Informacionet prej 07.30h deri në 15.30h E hënë – E diel prej 00h deri në 24h

Fizioterapia

Fizioterapia paraqet një element të rëndësishëm të programit të përmirësimit, sidomos tek personat që vuajnë nga sëmundjet e varësisë.

Fizioterapia ka për qëllim njohjen dhe rritjen e mundësive të lëvizjeve. Merret me avancimin, parandalimin, trajtimin dhe rehabilitimin.

Çfarë shërbime ofron fizioterapia?

Fizioterapia ofron shërbime që i ndihmojnë njerëzit të zhvillojnë, mirëmbajnë dhe rivendosin lëvizjet maksimale funksionale në gjithë moshat e jetës së tyre.

Fizioterapia përdoret për përmirësimin e shëndetit të pacientit, edhe atë përmes këtyre fazave: kontrollimi, diagnoza, parashikimi, intervenimi konkret dhe edukimi i pacientit.

Fizioterapija VIP Vorobjev

Fizioterapia është fushëveprim i fizioterapistit

Personat e trajnuar të ofrojnë këtë shërbim janë fizioterapistët, punëtorë shëndetësor që gjithashtu bëjnë edhe vlerësimin e gjendjes para dhe pas aplikimit të trajtimit.

Përveç njohurive dhe shkathtësive të domosdoshme që fitohen gjatë shkollimit, fizioterapistët duhet t’i ofrojnë mbështetje pacientëve dhe vazhdimisht ta nxisin për aktivitete. Gjithashtu është e dëshirueshme që të jetë i durueshëm dhe t’i përshtatet programit të punës në përputhje me gjendjen e pacientit.

Është e domosdoshme që të posedojë shkathtësi të mira komunikuese, të jetë në gjendje të bashkëndjej me pacientin dhe natyrisht, të jetë profesional. Në klinikën tonë fizioterapistët i plotësojnë këto kushte, ndërsa fizioterapia kryhet me standarde të larta.

Çka përfshin fizioterapia?

Fizioterapia para së gjithash kërkon të adresojë sëmundjet dhe lëndimet, të cilat kufizojnë aftësinë e lëvizjeve dhe kryejnë aktivitete funksionale në jetën e përditshme.

Me ndihmën e historisë personale dhe kontrollimit vendoset diagnoza dhe plani i trajtimit.

Përveç kësaj, fizioterapistët punojnë me individë për të parandaluar humbjen e lëvizshmërisë par ase të vijë tek ajo, duke i kushtuar vëmendje të veçantë zhvillimit t programit fitnes për mënyrë më të shëndetshme dhe më aktive të jetës.

Ky bëhet fizioterapia?

Fizioterapia bëhet në klinikën tonë VIP Vorobjev në hapësira të veçanta të dedikuara për terapi fizikale. Hapësirat janë të pajisura me të gjithë pajisjet, tavolinat e domosdoshme, si dhe me palestrën e pajisur në mënyrë profesionale.

Përse është e rëndësishme fizioterapia?

Fizioterapia është shume e rëndësishme sepse ndihmon në avancimin e shëndetit psikik dhe fizik. Përmes fizioterapisë është e mundur të aktivizohet i gjithë trupi, të përmirësohet lëvizshmëria e përgjithshme dhe të rivitalizohen të gjitha funksionet.

Fizioterapia ndihmon në eliminimin e problemeve fizike por edhe psikike. Shumica e teorive moderne shkencore pranojnë parimin e interaksionizmit sipas së cilit trupi dhe psikika, por edhe rrethi janë në bashkëveprim të vazhdueshëm. Nuk thuhet kot “shpirti i shëndoshë në trup të shëndoshë”. Ndërsa ne jemi këtu që t’ju ofrojmë një rreth jashtëzakonisht të këndshëm, ku gjatë detoksifikimit nga drogat përfitoni edhe fizioterapinë përmes së cilës do t’i ktheheni më lehtë rrugës së parë jetësore por edhe të përballoni procedurën.

teretana klinika vip vorobjev

Fizioterapia në klinikën VIP Vorobjev

Në klinikën tonë VIP Vorobjev vëmendje të veçantë i kushtojmë të gjithë faktorëve në proces deri tek rikuperimi. Njëri prej tyre natyrisht është fizioterapia.

Tek personi i varur nga substancat, organizmi është shpesh i çrregulluar në disa mënyra, dhe është e nevojshme të simulohen të gjithë nivelet e funksionimit për të arritur rezultate të mira. Gjithashtu është e  nevojshme të gjenden zëvendësime adekuate për jetën jo të shëndetshme dhe të ofrohet alternativë e mirë

Ekipin tonë e përbëjnë ekspertët, të cilët imperativ e kanë rikuperimin e pacientit dhe të cilët janë maksimalisht të përkushtuar në punën e tyre. Fizioterapistët tanë me kënaqësi do të kujdesen për ju dhe do t’ju lehtësojnë rrugën deri tek rikuperimi.

Drenazhi limfatik

Trupi ynë ka mekanizmin natyral mbrojtës kundër helmeve dhe toksinave të jashtme dhe të brendshme. Rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit ka edhe sistemi limfatik. Kur preket ky sistem, mund që ndjeshëm të rritet efekti i detoksifikimit dhe të zvogëlohet periudha e rikuperimit të organizmit.

Drenazhi limfatik është metodë efektive dhe moderne e masazhit, e cila shpeshton rrjedhën natyrale të limfës nëpër trup dhe ndihmon që të krijohet dhe të ruhet ekuilibri ndërmjet qarkullimit të gjakut dhe sistemit limfatik.

Përmes pajisjes BTL me efikasitet eliminohen simptomat e “këmbëve të rënda, të lodhura” dhe përforcohet efekti i detoksifikimit. Pacientit i kthehet forca dhe energjia, ndërsa paraqitet edhe ndjenja e këndshme në trup.

Fizioterapija klinika VIP Vorobjev

Stimulimi transkranial

Stimulimi transkranial elektrik nervor është njëra prej metodave që përdorin fizioterapistët për të zbutur dhe shëruar pasojat e përdorimit të substancave që shkaktojnë varësi. Pajisja T.E.N.S. përdor rrymën me voltazh të ulët për të stimuluar skajet e nervave dhe liruar endorfinën – tek sistemet që janë mjaftë të dëmtuar nga përdorimi i substancave të ndryshme. Në bazë të gjendjes shëndetësore të pacientit. Fizioterapisti cakton qarkullimin më të mirë (konstant apo me zbrazje të shkurtër) të rrymës për të relaksuar pacientin.

Terapia SMART – me ultrazë

Ultrazëri është metodë e frekuencave të larta e valëve zanore, të cilat njerëzit nuk mund t’i dëgjojnë, me ndihmën e së cilës stimulohet indi nën lëkurën sipërfaqësore. Ultrazëri bartet përmes aplikuesit i cili është në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën e pacientit. Për të zvogëluar fërkimin dhe për të përmirësuar qarkullimin e valëve të ultrazërit përdoret xhel. Ultrazëri përdoret për zbutjen e: dhimbjes, inflamacioneve, irritimeve. Përshpejton dhe lehtëson detoksifikimin dhe relakson tërë trupin. Terapia SMART është kombinim i terapisë me ultrazë, terapisë elektrike, magnetike dhe laserike. Niveli i ulët e terapisë laserike rikuperon indin dhe zvogëlon inflamacionet derisa ultrazëri relakson muskujt dhe nervat. Kontrolli i dhimbjeve arrihet me sukses përmes terapisë elektrike dhe magnetike.

Terapia e fushës elektromagnetike

Zvogëlon dhimbjet dhe spazmën e muskujve, sepse stimulon punën e gjëndrave endokrine dhe hormoneve (endorfina). Rrit energjinë e qelizave dhe me këtë edhe të organizmit, zvogëlon ënjtjen sepse rrit qarkullimin dhe transportin nëpërmjet qelizës. Zvogëlon lodhjen – përshpejton metabolizmin lokal, rrit përqendrimin O2 në inde, tru dhe mushkëri. Terapia e fushës elektromagnetike ndihmon tek zvogëlimi i lodhjes, ndryshimi i disponimit, tensioni, stresi, mbindjeshmëria emocionale.

Choose an addiction recovery program

image