Si të vazhdojë jetën pas trajtimit nga sëmundja e varësisë? A është i mundur kthimi në jetë normale? A do të gjejë punë? Si do më pranojë rrethi? Këto janë vetë disa nga pyetjet që e “mundojnë” çdo person i cili është nisur në luftimin e varësisë së egër. 

Përdorimi i drogave në shekullin XXI është bërë standard normal i sjelljes, sidomos tek të rinjtë. Adoleshenti që pi marihuanë është “cool”, ndërsa njerëzit që në ndeja përdorin pilula konsiderohen modern, pa marr parasysh që kjo mund t’i çojë në varësi nga tabletat. Madje as informacioni që dikush nga shoqëria e afërt përdor ndonjë substancë ilegale më nuk shkakton habi. Përkundrazi! Më parë do t’i pyesin se çfarë stimuli mund t’i ofrojë personi i njëjtë për të kaluar provimin e ardhshëm në fakultet apo testin në shkollë.

Për fat të keq, gjithnjë e më tepër po mbretëron mendimi që ekziston dallimi ndërmjet drogave të lehta dhe të rënda, dhe që përdorimi “rekreativ gjatë fundjavës” nuk mund të shkaktojë dëme. Ky qëndrim mund të konsiderohet keqkuptimi më i madh i shumë njerëzve në gjithë botën.

kako nastaviti život posle lečenja od bolesti zavisnosti Klinika VIP DR Vorobjev 2

Edhe konsumimi i sasive të mëdha të pijeve alkoolike në çdo situatë shoqërore sot është një obligim. Pothuajse është e pamundur që çdo shoqërim apo argëtim në qytet të kalojë pa dehje. Ekspertët theksojnë që nuk janë të rralla rastet kur kjo sjellje shndërrohet në problem serioz, d.m.th. alkoolizmi në familje është problem gjithnjë e më i shpeshtë.

Gjendjen e keqe e theksojnë edhe më shumë të dhënat që vetëm një nga 10 personat bëhet i vetëdijshëm që ka probleme dhe që është koha të kërkojë ndihmë profesionale. Edhe pse trajtimi është një proces i gjatë, lajm i mirë që është rikuperimi i plotë është i mundshëm.

Klinika VIP Vorobjev ju jep përgjigjen në pyetjen: “Si të vazhdojë jetën pas trajtimit nga sëmundja e varësisë?”

Si të vazhdojë jetën pas trajtimit nga sëmundja e varësisë? Zgjidhja qëndron në marrjen e vendimeve të duhura  

Pikërisht këto vendime që i keni marrë më herët ju kanë sjell probleme. Për këtë arsye, kur mendoni si të vazhdoni jetën par trajtimit nga sëmundja e varësisë drejtohuni në marrjen e vendimeve më të mira. 

Vetë vendosmëria që të filloni me trajtimin është rruga e duhur. Që rikuperimi të jetë afatgjatë, duhet së mësoni si të mendoni drejtë. Këtë do ta arrini vetëm nëse shikoni realisht çfarë pasoja negative keni jo vetëm ju, por edhe të dashurit tuaj, nga vitet e varësisë. 

Në klinikën VIP Vorobjev zbatohet  trajtimi i varësisë me Ibogainë. Falë efektit të kësaj substance natyrale, mendja e pacientit përjeton një rilindje. Prandaj, në vend të mendimeve destruktive, shfaqet dëshira për jetë normale.  

Gjithashtu, rëndësia e psikoterapisë është shumë e madhe për të përvetësuar shprehi të reja të jetës. Kjo do ju ndihmojë që të qëndroni larg tundimit, në mënyrë që të shmangni shfaqjen e recidivëve.

Si të vazhdojë jetën pas trajtimit nga sëmundja e varësisë? Përmirësoni gabimet që keni bërë

kako nastaviti život posle lečenja od bolesti zavisnosti Klinika VIP DR Vorobjev 3

Ekziston një shans i madhe, që pa vetëdije keni lënduar më të afërmit tuaj. Edhe pse keni mbështetjen e plotë të familjes, pas një kohe do të mund të shihni ndikimin e plagëve të vjetra tek ata. Kështu që përpiquni të riparoni sa më shpejtë dëmin që keni shkaktuar.

Biseda e sinqertë është mënyra më e mirë t’i tregoni atyre mirënjohjen që kanë qenë aty gjithmonë për juve, por edhe të mësoni çfarë presin ata nga ju. Terapia grupore gjatë trajtimit, si dhe në jetën e mëvonshme është e rëndësishme për zgjidhjen e konflikteve familjare por edhe për zhvillimin e marrëdhënieve të reja, më të mira. 

Mos arroni që faktorët social janë thelbësorë për zhvillimin e problemit. Kështu që njëra prej përgjigjeve në pyetjen: “si të vazhdojë jetën pas trajtimit të sëmundjes së varësisë” është shoqërimi me njerëz që kanë pikëpamje të shëndosha për jetën. Pavarësisht sa ju mbështet në abstinencë shoqëria “e vjetër” e personave të varur, fakti që ata nuk e bëjnë këtë dhe bëjnë jetë që juve nuk ju nevojitet.

Si të vazhdojë jetën pas trajtimit nga sëmundja e varësisë? Kujdesuni për shëndetin tuaj

Sëmundjet e varësisë çojnë në neglizhencën e shëndetit personal. Për këtë arsye është momenti i duhur që mërzinë ta plotësoni me aktivitete të reja. Gjeni një hobi që ju intereson, merruni me sport, hani ushqim të shëndetshëm, dhe para së gjithash, pushoni dhe bëni gjumë të rregullt.

kako nastaviti život posle lečenja od bolesti zavisnosti Klinika VIP DR Vorobjev 4

Shumë shpejt do të shihni rezultatet e shprehive të reja jetësore, si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë mental. Sepse, kthimi në formë dhe rreth të shëndoshë do ju forcojë vetëbesimin tuaj, kështu që do të jeni të gatshëm që t’i përkushtoheni obligimeve të punës.

Si të vazhdojë jetën pas shërimit nga sëmundja e varësisë? Punoni në veten tuaj!

Qëllimi i rehabilitimit është suksesi në të gjitha aspektet, duke përfshirë edhe atë profesional. Mësimi i vazhdueshëm është proces i rëndësishëm i rikuperimit, e në këtë terapia profesionale ka rëndësi të madhe.

Me këto terapi do të stimuloni mendjen dhe do të përqendroheni në ide të reja. Edhe pas trajtimit duhet të vazhdoni me zgjerimin e njohurive të reja dhe zbulimin e shkathtësive të reja. Në këtë mënyrë do të jeni më i kënaqur dhe më l plotësuar. Njëkohësisht, do të parandaloni atë që njerëzit t’ju shohin vetëm si personi që dikur ka luftuar me varësinë.

Bëni një hap drejtë jetë së re, vizitoni klinikën VIP Vorobjev. Ekipi ynë profesional do t’ju ndihmojë jo vetëm në rrugën e rikuperimit, por edhe do të jetë mbështetje për ju edhe në të ardhmen.

Leave a reply