Burn out sindrom - Sindrom pregorevanja na poslu || VIP Vorobjev
  • Srpski jezik
  • Engleski jezik
  • Francuski jezik
  • Nemački jezik
  • Ruski jezik
  • Španski jezik
  • Italijanski jezik
  • Bugarski jezik
  • Grčki jezik
  • Arapski jezik
  • Iranski jezik
  • Albanski jezik
Menu
Menu

Sindroma Burn-out

Sindroma Burn-out shkaktohet si përgjigje ndaj stresit konstant dhe ngarkesës së madhe të në të cilën ekspozohemi. Në ditët e sotme prej njerëzve pritet tepër dhe nuk është aspak e çuditshme që kjo sindromë është aq e përhapur.

A jeni vazhdimisht i rraskapitur dhe i irrituar, me prirje që në çdo detaj të reagoni zëshëm? Ndoshta nuk jeni në disponim, jeni me ankth, diçka po ju shtrëngon në gjoks dhe keni ndjenjën që diçka ju ka mbetur në fyt? Nëse ndjeheni së dikush po ju bën presion gjithnjë e më shumë? Lodhja dhe stresi ngadalë por sigurt po ju kaplon në çdo pjesë të trupit dhe presioni rritet vazhdimisht?

burno out sindrom lečenje

Nëse ndjeheni kështu, ju ndoshta jeni të ekspozuar ndaj stresit të tepërt që mund të shkaktojë sindromën burn-out.

Nuk duhet të injoroni këto simptome, që dëmi të mos jetë më i madh. Ju duhet ta bëni këtë për veten sepse kjo është përgjegjësia juaj dhe ia keni borxh vetes.

Si të mposhtni sindromën burn-out?

Ne besojmë që puna ju lodh, që keni arritur kufijtë e qëndrueshmërisë dhe ju duhet kohë   dhe hapësirë që të rehabilitoheni dhe të relaksoheni në një vend të qetë dhe të sigurt. Dëshira juaj është urdhri juaj!

Klinika jonë VIP Vorobjev ofron kushte të përsosura për zbutjen e gjendjeve të pakëndshme të njohura si sindroma burn-out. Ajo është një ambient i përshtatshëm në të cilin njerëzit nga bota e biznesit mund të harrojnë përditshmërinë dhe gjëmat që sjell ajo.

Klinika pishinën dhe jacuzzin që do t’ju ofrojnë mundësinë që të rikuperoheni psiqikisht dhe fizikisht, të hiqni të gjithë stresin e grumbulluar dhe përsëri të vendosni ekuilibrin e prishur. Këtë ia keni borxh mendjes dhe trupit tuaj, dhe për këtë arsye kënaquni në magjinë e këtyre dy objekteve të bukur që i kemi rregulluar special për ju. Uji është antistres natyral, sidomos në ditët e sotme ku jeta është urbane, me shume pasiguri dhe stres, dhe për këtë arsye lejoni që t’ju qetësojë dhe t’ju kthejë në jetë.   

klinika za lečenje bolesti zavisnosti VIP Vorobjev

Besojmë që pas qëndrimit në klinikën ton do të ndjeheni i rilindur. Ekspertët kulmor do të përcjellin vazhdimisht procesin tuaj të rikuperimit dhe ofrojnë këshilla dhe mbështetje. 

Ne jemi këtu për të ju ndihmuar por fillimisht duhet të dëshironi të jeni më mirë sepse kujdesi për vetveten është interes jetik për shëndetin mental.

Bëni hapin e parë, e ne do të ju ndihmojmë të bëni edhe hapat tjerë që do të ju sjellin qetësinë e brendshme, harmoninë dhe paqen. Le të mbushet jeta dhe ekzistenca juaj me kënaqësi! 

 

Klinika për sëmundjet e varësisë Dr Vorobjev

Kontrola vašeg života i realna očekivanja od vaših svakodnevnih izazova su ključ za smanjenje stresa.

— Josh Billings

Të fundit nga blogu ynë

    • 12/02/2020
    Detoksifikimi nga heroina – Riktheni kontrollin e jetës suaj!

    Detoksifikimi nga heroina – Riktheni kontrollin e jetës suaj!

    Detoksifikimi nga heroina është një hap i rëndësishëm për  trajtimin e personave të varur. Heroina është substanca psikoaktive më vjetër e njohur. Lulëkuqja, nga e cila fitohet heroina është përdorur qysh në kohën e sumerëve. Çfarë efekti fillestar ka tregon edhe vetë emri, pasi në përkthim bukval nga gjuha e tyre, e ka kuptimin –

    Lexo me shume
    • 25/12/2019
    Varësia nga interneti – Sëmundje e epokës moderne

    Varësia nga interneti – Sëmundje e epokës moderne

    Varësia nga interneti është sëmundje e epokës moderne. Shekulli XXI karakterizohet me telefona celular, internet dhe rrjete sociale. Sigurisht, ata na kanë lehtësuar jetën në masë të madhe. Vetëm me një klikim mund të gjejmë informacionet e nevojshme. Detyrat e punës tani i kryejmë edhe jashtë zyrës, ndërsa nga komoditeti i shtëpisë mund të blejmë,

    Lexo me shume