Sistemi i shpërblimit dhe rëndësia e tij
Sistemi i shpërblimit luan rol të rëndësishëm në vetë fillimin e varësisë nga substancat psikoaktive. Derisa narkotikë, alkooli apo bixhozi sjellin me vete një valë të disponimit të mirë, pa pasoja të mëdha në organizëm dhe jetë të përgjithshme të individit, në dukje nuk ka arsye të ndalet kjo formë e sjelljes.
Megjithatë, me kalimin e kohës, reagimi natyral në shpërblim zbehet, dhe bëhet e domosdoshme të bëhen përpjekje më të mëdha për t’u ndjerë efektet identike si më parë. Atëherë paraqiten problemet e shumta financiare, shëndetësore dhe familjare. Funksionet konjunktive, siç janë vetëkontrolli, qartësia e mendimeve dhe kujtesa afatshkurtër rrezikohen drejtpërdrejtë nga varësia.
Ngarkesë shtesë paraqet fakti që shablloni i deriatëhershëm i sjelljeve tashmë ka kaluar në shprehi. Por nevoja për kthimin e substancës nuk humb kur të duam ne.
Për më tepër, sindroma e abstinencës vetëm forcohet në ato momente, me kohë duke marrë kontrollin e plotë të jetës së individit. Vuajtja që paraqitet atëherë, shfaqet vetëm në dukje, dhe mund të shtypet me marrje të re të substancës e cila ka shkaktuar gjithë këto vështirësi.
Pasojat që shfaqen nga varësia
Hulumtimet kanë treguar që tek përdoruesit shumëvjeçar të kokainës sasia e masës gri në pjesën e lëvores para frontale është zvogëluar dukshëm, në raport me individët që nuk kanë probleme me substancat psikoaktive.
Si rezultat i kësaj, shfaqen vështirësi të shumta mentale siç janë çrregullimet e vëmendjes, dobësimi i kujtesës dhe pamundësimi i sjelljes së vendimeve të duhura. Gjithashtu, sistemi i shpërblimit shembet plotësisht, ndërsa fokusi i plotë lëviz drejt sigurimit të sasive të reja të substancave psikoaktive dhe shijimit të veprimeve jolegale që sjellin rezultate të menjëhershme.
Përveç ngushtimi të fushës së vëmendjes, dallohet dukshëm edhe prirja për sjellje impulsive. Këtë e kanë dëshmuar hulumtimet e bëra në vitin 2002 në Universitetin e Menhattan, kur eksperimentet i bënë dy profesoresha të dalluara të psikiatrisë dhe neurologjisë, Rita Goldstajn dhe Nora Volkov. Sot ky hulumtim konsiderohet si njëri prej punimeve më të rëndësishme shkencore në fushën e kuptimit të sistemit të shpërblimit.
Ndikimi i sëmundjeve psikike në sistemin e shpërblimit
Për dallim nga shumica e sëmundjeve tjera psikike, çrregullimet e shkaktuara nga varësia nga substancat psikoaktive mund të jenë të natyrës më suptile. Si pasojë e kësaj, shumë persona as nuk janë të vetëdijshëm për seriozitetin e kësaj gjendje, dhe as nuk provojnë që gjejnë ndihmë profesionale, para se simptomat të bëhen shumë të dukshme për t’u injoruar.
Megjithatë, procesi i marrjes së vendimeve nuk është aspak i thjeshtë. Truri në një afat jashtëzakonisht të shkurtër analizon shumë faktorë para gjykimit përfundimtar, kur i qaset ekzekutimit të një veprimi të caktuar. Perceptimi i shpërblimit, planifikimi i lëvizjes së domosdoshme për kompletimin e aksionit dhe motivimi aktual janë faktorë që ndikojnë në marrjen e vendimit. Në një afat prej gjithsej disa nano sekonda, truri analizon të gjitha të dhënat dhe dërgon sinjalin konfirmues apo rezistues për vazhdimin e aksionit. Kjo e gjitha zhvillohet pa ndikimin tonë të vetëdijshëm.
Përkundër kompleksitetit të këtyre proceseve, ata zhvillohen në një periudhë shumë të shkurtër. Vetëm një pjesëz e sekondës është e mjaftueshme që të kompletohet i tërë procesi, dhe personat shpesh nuk janë të vetëdijshëm për çfarë arsye kanë apo nuk kanë dëshirë për të bërë veprime të caktuara..