Tabela e përmbajtjes:
Fakte rreth kokainës
Kokaina është e ndryshme nga drogat tjera sepse nuk shkakton varësi fizike. Gjithashtu nuk shkakton krizë t abstinencës si heroina.
Kokaina çon në rritje të rreme të fuqisë njerëzore, duhet që njerëzit ndjehen më të fortë, më të mençur dhe më të sigurt. Kur është me kokainë njeriu pi më shumë dhe ai i jep fuqi të rreme seksuale. Për këtë arsye shumë meshkuj nuk shohin asgjë të keqe që të ngrehin disa vija derisa janë duke u argëtuar me miqtë. Por, problemi paraqitet kur konsumimi i rastit shndërrohet në varësi disavjeçare nga kokaina që çon edhe në impotencë
Varësia nga kokaina dhe simptomat
Qysh në kontaktin e parë me kokainën organizmi përjeton ndryshime siç janë rritja e tolerancës dhe ndryshimi i reaktivitetit.
Kokaina ka efekt të shkurtër dhe kur provohet një herë, paraqitet dëshira intensive për të qenë sa më gjatë nën efektin e tij.
Por, çdo dozë e ardhshme zvogëlon intensitetin dhe kohëzgjatjen e kësaj substance. Njeriu fillon të humbasë kontrollin mbi veprimet e tij, fillon të shpenzojë shumë para dhe e shtyn veten në prag të devastimit fizik dhe mental. Në fund të bingut (e ashtuquajtur dehje) njeriu ndjen që i ofrohet rënies dhe pason crash, gjendje e mahmurllukut nga kokaina. Kur njeriu vjen në këtë gjendje, trupi dhe mendja kanë nevojë për pushim por ekuilibri i brendshëm i prishur nuk e lejon njeriun të flejë.
Për këtë arsye vjen deri tek lodhja e madhe psikofizike, nervozizmi dhe humbja e përqendrimit ndërsa këto simptome lidhen me rreziqe, kërcënime, tmerr dhe parandjenja që do të ndodh diçka e keqe.
Në fazat e ardhshme paraqiten idetë e çmendura të persekutimit. Njerëzit bëhen ekstrem paranoik pa arsye, kontrollohet çdo cep i dhomës së tyre, vëzhgojnë rrugën për dritare sepse mendojnë që do t’i arrestojë policia, mbyllin dyert dhe kërkojnë kamera dhe mikrofona duke besuar që dikush po i përgjon.
Kur kalon kjo periudhë e paranojës paraqiten depresioni, apatia dhe ndjenja e pakuptimësisë. Ushqimi humb shijen, ndërsa shoqërimi me miqtë bëhet obligimi i panevojshëm, humbet produktiviteti i punës si dhe interesi për hobi sepse as nuk ekziston dëshira e as energjia për aktivitete të këtilla.
E vetmja gjë që i sjell lumturi njeriut është kokaina dhe vetëm ajo e motivon që përsëri të dal me miqtë e të kalojë një natë të stuhishme të shënuar nga përdorimi i kokainës. Për fat të keq, 2-3 ditë pas përballimit të mahmurllukut bëhet edhe më e vështirë sesa ishte më parë.
Cikli i kokainës
Cikli tipik i kokainës duket kështu: 1-2 ditë përdorim intensiv pastaj crash, pas kësaj pasojnë 3-4 ditë përmirësim gjatë të cilëve paraqitet malli, depresioni dhe përdorimi i sërishëm i kokainës. Me kalimin e kohës pasojat e cikleve të këtillë bëhen edhe më shkatërruese dhe vjen deri tek problemet mjekësore, sociale dhe financiare, ndërsa simptomat sië janë paranoja, pagjumësia dhe nervozizmi bëhen të përhershme.
Ndodhin sulme periodike të panikut dhe ndjenja e pakëndshme në stomak ndërsa dridhja e duarve dhe hunda e mbyllur janë të pranishme vazhdimisht.
Përfundimisht, njeriu e kupton që nuk mund të jetojë normalisht për shkak të përdorimit të kokainës dhe të gjitha përpjekjet përcillen me dështim dhe rezultojnë me recidivë.
Disa fakte lidhur me kokainën
Pasojat shëndetësore të përdorimit të kokainës
Përdorimi i shpeshtë dhe i vazhdueshëm i kokainës shumë shpesh ka si pasojë gjendje jashtëzakonisht të pakëndshme, siç janë nervozizmi, irritimi, ndryshimi i disponimit, pagjumësia, paranoja dhe idetë e çmendura të persekutimit, halucinacionet dhe shtrembërimi i dëgjimit. Komplikime të mëdha mjekësore janë të lidhur me përdorimin e kokainës. Disa prej komplikimeve më të shpeshta janë: problemet kardiovaskulare siç janë aritmia dhe atakët kardiak, probleme me sistemin respirator siç janë dhimbjet në gjoks dhe ndalimi i frymëmarrjes, problemet neurologjike siç janë sulmet në tru dhe dhimbjet e kokës, problemet me stomak siç janë dhimbjet në abdomen dhe vjellja. Përveç këtyre pengesave dhe çrregullimeve mentale, pas përdorimit afatgjatë të kokainës, shpesh paraqiten edhe çrregullimet e dukshme të sjelljes, impulsi i shtuar për lëvizje dhe për të folur, dëmtime në ulje, ndjeshmëri në zhurmë, gjendjet konfuze dhe lodhje e shpejtë intelektuale, impotenca.
Përdorimi i kokainës është i lidhur me sëmundje të ndryshme të zemrës. Është konstatuar që kokaina shkakton ndryshime të rrezikshme të ritmit të zemrës, frymëmarrje të përshpejtuar, tension të lartë të gjakut dhe rritje të shtuar të temperaturës trupore. Simptomat fizike janë dhimbjet në gjoks, vjellja, shikimi i paqartë, ethet, ngërçet dhe koma. Përdoruesit e kokainës shpesh marrin këtë drogë së bashku me substanca tjera psikoaktive me qëllim të zvogëlimit të efektit të tij stimulues apo për të zvogëluar efektin qetësues të substancave tjera psikoaktive. Nga të gjitha kombinimet më shpesh përdoret kokaina me alkool, sidomos gjatë vozitjes që mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme. Duke marr parasysh që të dyja substancat mund të dëmtojnë gjendjen e vetëdijes së zgjuar, aftësia e gjykimit dhe ndikimi në kohën e reagimit, paraqesin kombinim shumë të rrezikshëm. Kokaina shpesh përdoret njëkohësisht në kombinim me heroinën (speedball), në mënyrë që heroina në masë të madhe të reduktojë gjendjet e pakëndshme kulminante të kokainës. Speedball është jashtëzakonisht i rrezikshëm sepse mund të çojë më ndaljen e zemrës apo të organeve respiratorë.
Mënyrat e ndryshme të përdorimit të kokainës mund të shkaktojnë pasoja të ndryshme. Nëse kokaina merret nëpërmjet hundës mund të vjen deri tek humbja e shqisës së nuhatjes, gjakderdhje nga hunda, gëlltitje të vështirësuar, ngjirje e zërit, acarim i mukozës së hundës, që mund të çojë në inflamacion kronik, rrjedhje hundësh. Përdorimi i kokainës nëpërmjet gojës mund të shkaktojë gangrenë të rëndë të zorrëve e shoqëruar me zvogëlim të qarkullimit të gjakut.
Përdoruesit intravenozë të kokainës mund të kenë reagime alergjike, ose në drogë, ose në ndonjë shtesë që gjendet në kokainën e rrugës, që në rastet më të vështira mund të çojë edhe në vdekje. Kokaina zvogëlon nevojën për ushqim, kështu që shumë përdorues kronik të kokainës humbasin apetitin, që çon në humbje të madhe të peshës.
Hulumtimet kanë treguar që është shumë e rrezikshme të përzihen kokaina dhe alkooli. Kur kombinohen këto dy substanca trupi i shndërron në cocaethylene. Efekti cocaethylene zgjat më shumë dhe është më toksik se çdo tjetër drogë e vetme. Është me rëndësi të theksohet që përzierja e kokainës me alkool është kombinimi më i shpeshtë që rezulton me vdekje.
Kriza e abstinencës tek kokaina
Procesi i përshtatjes së trupit në kokainë është mjaft i shpejtë dhe mjafton një periudhë e shkurtër për dikë që të mësohet, e kur ndodh kjo, është shumë e vështirë të ndalosh përdorimin. Tek ndalimi i përdorimit të kokainës apo zvogëlimit të dozës paraqiten simptoma të shumta, si fizike ashtu edhe mentale.
Përdorimi i kokainës prodhon një ndjenjë të fuqishme të euforisë, ndërsa reagimi siç janë gëzimi dhe lumturia e menjëhershme janë të zakonshme. Por, kur ndërpritet përdorimi trupi përjeton një goditje (crash) të dhimbshme dhe paraqitet malli për drogën.
Efektet dhe simptomat më të shpeshta kur është në pyetje varësia nga alkooli janë irritimi, ankthi i fuqishëm, paranoja, rritja e tensionit të gjakut, lodhja, shqetësimi, problemet e rënda me zemër dhe vdekja. Kokaina, jo vetëm që ndryshon reagimet fizike, por ndryshon edhe gjendjen psikike të personit të varur. Kur ndodh kriza e abstinencës, dhe humb ndjenja e euforisë dhe qarkullimi konstant i neurotransmiterëve “të lumtur”, paraqiten ndjenja e humbjes, pafuqisë dhe disponimit depresiv. Shumë njerëzve i vijnë mendimet për vetëvrasje ndërsa rreziku për tentim vetëvrasje gjatë kësaj periudhe është shumë i lartë.
Për këtë arsye është e rëndësishme që në këtë fazë personi i varur të jetë në mbikëqyrje. Kriza e abstinencës tek kokaina nuk provokon simptoma të dukshme, siç është rasti tek heroina dhe nuk paraqiten vështirësi me vjellje dhe dridhje. Por, edhe më tej është vështirë të përballohet kriza e abstinencës pa ndihmën e ekspertëve. Është gjithnjë e më i shpeshtë kontaktimi i urgjencës për kur është në pyetje varësia nga kokaina.
Trajtimi nga kokaina në klinikën VIP Vorobjev
Kur bëhet fjalë për varësinë nga kokaina klinika VIP Vorobjev përfshin disa trajtime dhe terapi.
Restaurimi biokimik është aspekti kritik i trajtimit të varësisë nga kokaina. Ne merremi me lagësitë biokimie dhe neurokimike dhe çekuilibrat në tru dhe në trup, të cilët paraqiten si rezultat i përdorimit të kokainës. Në trajtimin e pacientëve tanë përveç psikoterapisë dhe farmakologjisë është e përfshirë edhe një dietë e veçantë që e cila përfshihet pas ekzaminimeve të përgjithshme laboratorike. Shtesat në ushqim mund të përfshijnë vitaminat, mineralet, aminoacidet dhe suplementët tjerë që kthejnë ekuilibrin biokimik në organizëm.
Në klinikën VIP Vorobjev përpiqemi të inkurajojmë anëtarët e familjes së ngushtë që edhe ata të bashkohen në programin familjar gjatë trajtimit.
Lufta e një anëtari të familjes me varësinë gjithmonë ndikon në pjesën tjetër të familjes, ndërsa angazhim i familjes është faktor kyç në atë se sa i suksesshëm mund të jetë rikuperimi afatgjatë.
Ne në klinikën VIP Vorobjev rëndësi të veçantë i kushtojmë, kur është në pyetje varësia nga kokaina, që pacientët tanë i fusim në program të gjerë të parandalimit të recidivëve. Kjo është e rëndësishme sepse sfida kryesore tek trajtimi i varësisë nga kokaina nuk është vetëm ndalimi i përdorimit, por edhe kthimi i sërishëm në aktivitetet e rregullta ditore pas përfundimit të suksesshëm të programit të rehabilitimit të varësisë nga kokaina.
Trajtimi i varësisë nga kokaina – Fazat
Trajtimi fillon nga diagnostifikimi (analizat e gjakut, testet psikologjike përmes së cilëve përcaktohet niveli i dëshirës për narkotikë, ekzistimi i depresionit, nervozizmit).
Pjesa kryesore e trajtimit tonë janë procedurat që largojnë varësinë psikike. Në këtë fazë shfrytëzohen metodat e korrigjimit farmakologjik, terapitë informative, përdoren edhe aparatet për fizioterapi (stimulimet audio-vizuale, terapia NET, laseri).
Zbatohen masat për përmirësimin e imunitetit dhe për rigjenerimin e qelizave të organizmit. Zakonisht gjatë trajtimit stacionar stabilizohet gjendja psikike e pacientit (largohet dëshira për narkotikë, nervozizmi, depresioni, përmirësohet gjumi, apetiti). Janë paraparë edhe: psikoterapia grupore, meditimi, edukimi, joga, masazhi, shëtitjet, ushtrimet, stërvitjet në palestër.
Pas daljes nga spitali faza ambulatore e trajtimit zgjat një vit. Pacienti merr ilaçe që iu janë përshkruar në Fletëlëshim, respekton të gjitha rregullat e trajtimit ambulator. Çdo muaj vjen në kontrollime të rregullta. Në rast të ndryshimit të gjendjes, depresionit apo paraqitjes së dëshirës për marrjen e narkotikëve, pacienti menjëherë lajmëron spitalin për të marrë rekomandimet shtesë. Ky trajtim zbatohet në klinikën tonë një kohë të gjatë dhe në rast të bashkëpunimit të mirë me pacientin dhe familjen e tij, vjen deri tek rezultatet e shkëlqyera (ne e shohim këtë sipas anketave për kontrollim të cilën e mbush pacienti së bashku me prindërit).
1. Dijagnostifikimi – Faza e parë dhe shumë e rëndësishme e trajtimit. Thelbi i diagnostifikimit është të vlerësohet gjendja fizike dhe psikike e pacientit. Për vlerësim të gjendjes fizike të pacientit kontrollimi standard për diagnostifikim përfshin:
Për vlerësimin e gjendjes psikike të pacientit kontrollimi standard për diagnostifikim nënkupton psikodiagnostifikimin (testet psikologjike që përcaktojnë nivelin e varësisë, në çfarë mase janë shfaqur pasojat e përdorimit të kokainës në shëndetin mental, nëse ekzistojnë shenjat e çrregullimeve psikike, nëse është i pranishëm depresioni, cila është shkalla e motivimit për shërim, vetëkritika dhe ruajtja e mekanizmave të dëshirës).
Pas diagnostifikimit, rezultatet i shqyrton ekipi i mjekëve me qëllim të hartimit të strategjisë dhe planit për trajtim. Nëse me diagnostifikim zbulohen devijime serioze në teste, prania e faktorëve të rrezikut, apo pacienti ka sëmundje përcjellëse kronike, sipas nevojës organizohen ekzaminime shtesë dhe përshkruhet terapia për sëmundjet përcjellëse. Varësisht prej problemeve, mund të bëhet MRT, EEG, ultrazëri, rëntgeni, endoskopia, analizat e përqendrimit të medikamenteve dhe narkotikëve, kontrollimet e kardiologut, neurologut, endokrinologut, infektologut etj. Ekzaminimet shtesë të lartpërmendur nuk hyjnë në çmimin e kësaj pakoje të trajtimit dhe paguhen veçmas.
2. Fillimi i trajtimit – Hapi i ardhshëm është fillimi i vetë trajtimit, i cili parasheh trajtimin me infuzione dhe pajisjen Neuro Jet. Infuzionet përfshijnë multivitamina, minerale si dhe komplekse të aminoacideve dhe në këtë mënyrë ato përmirësojnë punën e metabolizmit, apetitin dhe pacientin i kthejnë fuqinë, e cila i nevojitet për vazhdimin e trajtimit, sepse terapitë në spitalin tonë janë intensive dhe të forta, e me këtë edhe efektive.
Pajisja Neuro Jet lëshon valë elektrike të lehta vibruese, nëpërmjet kapëseve të vendosura në pjesën e qafës së pacientit, ndërsa terapia është plotësisht pa dhimbje dhe ndihmon në rregullimin e endorfinës dhe depominës në organizëm, si dhe tek tejkalimi i fazave të para të krizës kur pacienti largohet nga substancat.
3. Eliminimi i dëshirës – Pas kësaj kalohet në eliminimin e dëshirës për kokainë në nivel të ndërdijes. Kjo kryhet nëpërmjet terapisë informative. Kjo do të thotë që pacienti në gjendje të gjumit mjekësor kalon disa orë nën stimulim audio-vizual, që e merr nëpërmjet kompjuterit me ndihmën e dëgjuesve dhe syzeve speciale që emitojnë sinjale me frekuencë të lartë, sepse në gjendje të pranisë së vetëdijes mund të vjen deri tek bllokimi mental (në kuptimin: Unë nuk jam narkoman, mua kjo nuk më duhet, ose, kjo mua nuk më ndihmon, nuk ndikon në mua etj.).
4. Hipnoterapia - Shërben për të ardhur deri tek rrënjët e problemit tek varësia, sepse në këtë gjendje ndërdija e pacientit vetë jep udhëzime me ndihmën e psikologut për të ardhur deri tek zgjidhja e problemit. Gjithashtu përdoret edhe tek pacientët të cilët në gjysmë të trajtimit humbin motivin dhe dëshirën për të vazhduar dhe dëshirojnë t’i kthehen zakoneve të vjetra, atëherë psikologu përpiqet që të kthejë forcën e pacientit të kontrollojë dëshirën e tij për substanca, dhe të forcoje psikikën e tij.
5. Psikoterapia, edukimi dhe joga. Pjesë e trajtimit e cila nënkupton shërimin në nivel psikologjik. Me ndihmën e psikiatërve dhe psikologëve tanë, pacientët ndërtojnë mekanizmin mbrojtës ndaj vetë substancës dhe dëshirës për të. Çdo ditë punohet me të, si në plan individual ashtu edhe në atë grupor. Në grupe njerëzit paraqesin problemet e tyre si pasojë që substancat i kanë lënë atyre. Ata edukohen rreth substancave si dhe rreth pasojave të përdorimit afatgjatë të tyre, ku në ndërdije krijohet aversion tek pacienti lidhur me këtë.
6. Gjatë gjithë trajtimi pacientët kanë mbështetjen e fizioterapistit tonë, sepse në kombinim me terapitë tona, fizioterapia jep rezultate të shkëlqyera. Trupit i nevojitet mbështetje për të kaluar gjithë këto procedura që klinika jonë u ofron pacientëve. Ndihmon në lirimin nga stresi, përshpejtimin e qarkullimit të gjakut nëpër organizëm, e me këtë përshpejtohet e rrjedha e terapisë në gjakun e pacientit dhe jep efekt më të shpejtë e më të mirë.
7. Terapia aversive – Terapia e fundit me radhë është terapia aversive, e cila për shkak të substancave farmakologjike tek pacienti krijon aversion fizik, neveri ndaj narkotikëve që përdor.
8. Pas gjithë trajtimeve bëhet vlerësimi i gjendjes së pacientit, avancimi në shërim dhe analiza e gjendjes para dhe pas trajtimit në klinikën tonë.
9. Kontrollimet mujore – Në programin e trajtimit përfshihen kontrollimet mujore gjatë një viti, ku bëhet përsëri analiza e gjendjes nga ana e mjekëve tanë të specializuar, si dhe terapitë e korrigjuara nëse kjo është e nevojshme.
Pacientët kanë rastin të paraqesin problemet dhe pavendosmëritë e tyre nëse kanë. Nëse bëhet fjalë për pacientët që janë jashtë vendit dhe nuk kanë mundësi të vijnë në kontrollimet e rregullta, ata mund të na kontaktojnë me telefon apo email.
Programi ynë përfshin edhe transportin e pacientit nga aeroporti apo stacioni deri tek klinika jonë si dhe kthimin pas trajtimit. Në klinikën tonë, mjekët dhe motrat medicinale janë 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë, në dispozicion të pacientëve. Të gjithë mjekët janë anesteziologë, psikiatër dhe psikologë të certifikuar me 10-25 vite përvojë. Në klinikë janë të punësuar më shumë se 60 njerëz. Rreth sigurisë së pacientëve dhe stafit kujdeset sigurimi i angazhuar. Objekti është nën mbikëqyrje të kamerave.
Pacientët janë të akomoduar në dhoma të rehatshme që kanë të gjithë elementet e nevojshme për qëndrim komfor. Dhomat pastrohen dy herë në ditë. Në kohën e lirë, pacientët kanë në dispozicion dhomën e ndejës, pishinën, jacuzzin, palestrën dhe shtëpinë e verës. Klinika ka edhe kasafortë, në të cilën pacientët mund të lënë gjërat e tyre personale që nuk duhet lënë në dhoma.
Pacientëve që vijnë nga jashtë, të cilëve i nevojitet viza, mund të ndihmojmë ta marrin atë. Nëse pacientët që vijnë nga jashtë kanë përcjellje, në formë të mbështetjes, ata gjithashtu mund të qëndrojnë në klinikën tonë.
Trajtimi i varësisë nga kokaina dhe programi i plotë – Diagnostifikimi laboratorik dhe ekzaminimi eksplorues-psikologjik. Detoksifikimi. Procedurat për zvogëlim të varësisë psikike nga narkotikët.
Terapia informative. Terapia me ndihmën e pajisjes për stimulim audio-vizual. Ushtrimet me pedagogun special, edukimi, planifikimi i aktiviteteve, formimi i mekanizmit mbrojtës në sjellje kundër recidivëve. Farmakoterapia. Psikoterapia (individuale, grupore, familjare).