Informacionet prej 07.30h deri në 15.30h E hënë – E diel prej 00h deri në 24h

Trajtimi i varësisë nga marihuana

Trajtimi i varësisë nga Kanabinoidet (marihuana, hashashi, kanabisi sintetik)

Marihuana është narkotik që shkakton një varg pasojash të dëmshme, ai ato shëndetësore, ashtu edhe psikologjike dhe sociale. Edhe pse nuk shkakton varësi fizike, sepse përdoruesi kur e ndërpret përdorimin e saj nuk ndjen krizë fizike, është i domosdoshëm trajtimi i varësisë psikike nga marihuana.

Duke marr parasysh pasojat shëndetësore që mund t’i kenë përdoruesit e marihuanës, është i paarsyeshëm klasifikimi i marihuanës në droga të lehta. Të gjitha drogat janë të rënda. Çdo person i varur nga heroina që është trajtuar tek ne ka filluar me marihuanë. Zakonisht me marihuanë fillohet herët, ndonjëherë me 11-12 vjet, në shoqëri. Sipas statistikave më shumë se 90% e të rinjve e provojnë marihuanën, duke e konsideruar si drogë të lehtë, që nuk është asgjë e rrezikshme me arsyetimin se marihuana është e legalizuar në shumë vende.

Pikërisht ky mendim që stimuluesit nuk paraqesin asgjë të keqe çon në eksperimentim me substanca më të rënda dhe krijimi të narkomanisë. Me kalimin e kohës personi humb gjakftohtësinë ndaj substancës, qoftë ajo marihuana, alkooli, bixhozi apo diçka tjetër. Ndryshohet sistemi i vlerave. Personi i varur gjithnjë e më shpesh gjen arsye që të ndjejë efektin e substancës. Vetë krijon situata, kërkon shoqëri të ngjashme, gjithnjë e më shumë kohë shpenzon me ata në dëm të interesave tjerë.

Dihet në përgjithësi që është më vështirë që njerëzit të trajtohen në fillim të varësisë (kur njeriu nuk beson që ka problem) dhe në përfundim të varësisë (kur tashmë është vështirë të rregullohet).

lečenje zavisnosti od marihuane

Efektet e përdorimit të kanabioideve

Efektet psikik përfshijnë:
Relaksimin (si kundërefekt paraqitet ndjenja e shqetësimit, hutueshmërisë);
Euforia dhe disponimi i rritur;
Prirja joadekuate për të qeshur;
Shpërndarja e mendjes;
Paaftësia e përqendrimit;
Çrregullimi i strukturës dhe dinamikës së procesit së të menduarit (“vrulli i mendimeve”);
Çrregullimi i vrojtimit (iluzionet, gjatë dozave të mëdha – edhe halucinacionet);
Çrregullimi i aftësisë së të mbajturit mend;
Llafazanëria (gjatë dozave të mëdha - çrregullimi i qartësisë së të folurit);
Çrregullimi i aftësisë së projektimit dhe parashikimit të ngjarjeve;
Mendjelehtësia (ndjenja e ndryshimit jonatyral të “unë” të vetvetes).
Efektet somatike përfshijnë:
Zgjerimin e bebëzave të syve, Skuqja e sklerës;
Tharja e buzëve dhe fytit;
Çrregullimi i funksioneve komplekse motorike (gjatë dozave të mëdha – çrregullimi i koordinimit të lëvizjeve).
Çrregullimet në organizëm të shkaktuara nga përdorimi afatgjatë i Kanabinoidëve:
Çrregullimet kronike të sistemit gjatë përdorimit afatgjatë;
Apatia psikike e vazhdueshme dhe përgjumja;
Përkeqësimi i kujtesës operative;
Çrregullimet e mendimit abstrakt;
Depresioni dhe ndjenja e shqetësimit;
Irritimi;
Emocionet jo të qëndrueshme;
Sulmet e panikut;
Përkeqësimi i karakterit;
Zvogëlimi i intelektit;
Vetëvrasjet;
Sistemi nervor;
Dhimbjet e kokës;
Përkeqësimi i koordinimit të lëvizjeve;
Ngadalësimi i kohës së reagimit;
Çrregullimi i reflekseve të syve;
Çrregullimi i perceptimit vizual të hapësirës dhe ngjyrës;
Sistemi i frymëmarrjes;
Kollë e thatë joproduktive;
Faringjit kronik;
Ndryshimi i ngjyrës së mukozës së gojës, ënjtje e qiellzës së butë dhe njerithit;
Zagushi e vazhdueshme e hundës;
Përkeqësim i astmës;
Infeksione të shpeshta të rrugëve të frymëmarrjes;
Bronkiti kronik;
Bronkiti obstruktiv kronik;
Kanceri i mushkërive;
Sistemi reproduktiv;
Ulja e libidosë dhe ndjenja e kënaqësisë seksuale;
Ulja e potencës;
Çrregullimi apo mungesë e ciklit menstrual;
Çrregullim në zhvillimin e frytit në shtatzëni;
Shterpësi.
Pasojat sociale:
Vetizolimi;
Zvogëlimi i ambicieve dhe humbja e planeve për arritje të pozitës së lartë në shoqëri;
Ndërprerja e aktiviteteve sportive dhe aktiviteteve tjera shoqërore;
Humbja e interesave tjerë.
Qëllimet themelore të trajtimit janë:
Korrigjimi i pasojave psikike të përdorimit të marihuanës (paranoja, idetë e çmendura, sindroma e demotivimit, depresioni, çrregullimi i mendimit, kujtesës dhe vëmendjes);
Largimi i nevojës, dëshirës për marihuanë.
Formimi i stereotipave të rinj të sjelljes (braktisja e zakoneve të vjetra, kontaktet me miqtë që përdorin narkotikë, abstinenca nga alkooli dhe substancat tjera psikoaktive, respektimi i orarit ditor, marrja me sport dhe aktivitete tjera, puna, regjimi i balancuar i zgjimit dhe gjumit).
lečenje zavisnosti od marihuane

Fazat e trajtimit të varësisë nga Kanabinoidët

Trajtimi i varësisë nga marihuana përfshin kombinimin e farmakoterapisë, terapisë Neuro Jet, terapisë informative dhe psikoterapisë, por gjithmonë fillon me diagnostifikim.

  1. Dijagnostifikimi - Faza e parë dhe shumë e rëndësishme e trajtimit. Thelbi i diagnostifikimit është të vlerësohet gjendja fizike dhe psikike e pacientit. Për vlerësim të gjendjes fizike të pacientit kontrollimi standard për diagnostifikim përfshin:
testin e urinës
testet në hepatit B dhe C, infeksionin HIV
analizat e përgjithshme të gjakut
ekzaminimin biokimik të gjakut
EKG
kontrollimin e mjekut internist

Për vlerësimin e gjendjes psikike të pacientit kontrollimi standard për diagnostifikim nënkupton psikodiagnostifikimin (testet psikologjike që përcaktojnë nivelin e varësisë, në çfarë mase janë shfaqur pasojat e përdorimit të marihuanës në shëndetin mental, nëse ekzistojnë shenjat e çrregullimeve psikike, nëse është i pranishëm depresioni, cila është shkalla e motivimit për shërim, vetëkritika dhe ruajtja e mekanizmave të dëshirës).

Pas diagnostifikimit, rezultatet i shqyrton ekipi i mjekëve me qëllim të hartimit të strategjisë dhe planit për trajtim. Nëse me diagnostifikim zbulohen devijime serioze në teste, prania e faktorëve të rrezikut, apo pacienti ka sëmundje përcjellëse kronike, sipas nevojës organizohen ekzaminime shtesë dhe përshkruhet terapia për sëmundjet përcjellëse. Varësisht prej problemeve, mund të bëhet MRT, EEG, ultrazëri, rëntgeni, endoskopia, analizat e përqendrimit të medikamenteve dhe narkotikëve, kontrollimet e kardiologut, neurologut, endokrinologut, infektologut etj. Ekzaminimet shtesë të lartpërmendur nuk hyjnë në çmimin e kësaj pakoje të trajtimit dhe paguhen veçmas.

  1. Farmakoterapia – Ndonjëherë vetëm me ndihmën e kombinimit të zgjedhur të preparateve arrijmë që t’i kthejmë pacientit kontrollin e mendimeve dhe emocioneve të tij. Terapia ndihmon që të eliminohet frika, ndenja e “hapjes” së mendimeve, hezitimit, dyshimit, ambivalencës (kur një person flet e tjetri punon), ndarjes së personalitetit, idetë joreale, depersonalizimi.

Pasi që pacienti të jetë përsëri në gjendje që në mënyrë adekuate të pranojë, analizojë dhe reagojë në ngjarjet, mund të kalohet në fazën tjetër të trajtimit. Prindërit shpesh presin që bindja dhe kërcënimi mund t’i ndihmojnë fëmijës së tyre që të ndalojë me përdorimin e substancës. Por, kur përdorimi i marihuanës shkakton çrregullime të perceptimit, mendimit dhe kujtesës, këto biseda nuk kanë asnjë efekt, sepse personi i varur thjeshtë i injoron.

  1. N.E.T. (Terapia Neuro Jet) – Kjo terapi ka për qëllim stabilizimin e sistemit të endorfinës dhe neuromediatorëve. Është metodë shumë perspektive e cila zbatohet në mënyrë aktive në Zvicër, Britani të Madhe, Rusi. Qëllimi i kësaj terapie është stimulimi i atyre strukturave në tru që sigurojnë sekretimin e hormoneve natyral të kënaqësisë. Tek përdorimi i rregullt i narkotikëve ky proces është i dëmtuar. Kur ndërpritet përdorimi i narkotikëve, endorfina nuk sekretohet dhe i varuri ndjen trishtim, depresion, apati, mungesë vullneti. Terapia N.E.T. në mënyrë efikase vendos ekuilibrin e neuromediatorëve, që i mundëson pacientit të kthejë disponimin normal, të heq nervozizmin dhe dëshirën për narkotikë.
  2. Terapia informative – Si një kompjuter, truri i njeriut funksionon me ndihmën e qelizave nervore – neuroneve (harduer) dhe sistemit të kontrollit – një numër i aktiviteteve nervore që paraqesin një kompleks të impresionove, formave të sjelljes, vlerave, mekanizmave të dëshirës (software). Sikur informacionet e dëmshme në formë të virusit siç mund dëmtojnë sistemin kompjuterik, ashtu edhe varësia dëmton qelizat nervore dhe psikikën e personit që përdor narkotik. Për t’i kthyer në normalitet qelizat e trurit, nevojitet një antivirus, përkatësisht terapia informative.

Metoda unike e trajtimit të varësisë është e bazuar në para së gjithash në kombinimin e farmakoterapisë dhe teknologjisë më të re kompjuterike. Thelbi i terapisë informative është të barten informacionet e veçanta në formë të sinjaleve të koduara audio dhe video deri tek truri i personit të varur për të fshirë mendimet obsesive, dëshira për marihuanën. Informacionet ndahen në grupe të imazheve mbresëlënëse në nivelin e ndërdijes. Pacienti gjendet në gjumë mjekësor disa orë kur truri i tij pranon në mënyrë efikase informacionet. Sinjalet barten me anë të kompjuterit përmes syzeve dhe dëgjueseve speciale. Rezultati i kësaj terapie është paraqitja e indiferencës dhe qëndrimit negativ ndaj narkotikëve.

  1. Psikoterapia nënkupton psikoterapinë individuale dhe grupore, psikoterapinë e orientuar në trup, meditimin, trajnimin autogjen, trajnimet e zhvillimit të shkathtësive të komunikimit, relaksimin, terapinë arti, analizën transaksionale, terapinë familjare, edukimin individual dhe grupor.

Ekspertët tanë ndihmojnë pacientët që përsëri të vendosin komunikimin e mirë me rrethin e ngushtë, me familjen e tij. Me psikologët tanë hartohet plani i aktiviteteve për muajin e ardhshëm. Pacienti mëson si të reagojë në situata provokuese, mëson metodat e mbrojtjes nga recidivët. Koha e lirë është paraparë për aktivitete sportive, shëtitje buzë Danubit, pishinë, jaccuzi, palestër, vizitë në muze etj.

  1. Fizioterapia nënkupton kombinimin e terapive – fizikale, medicinale apo masazhit të indit të thellë. Masazhi ka efekt qetësues dhe relaksues! Kur personi kalon procesin e largimit, nivelet e dopaminës janë më të ulët se sa tek personat që nuk janë të varur. Masazhi ndihmon në normalizimin e procesit të sekretimit të dopaminës tek personat që kalojnë përmes procesit të largimit.

Masazhi gjithashtu ndihmon në detoksifikim duke përshpejtuar qarkullimin e gjakut dhe limfës, dhe në këtë mënyrë përshpejton procesin e eliminimit të materieve helmuese nga organizmi. Një seancë e fizioterapisë është e përfshirë në çmimin e pakos së trajtimit.

  1. Faza ambulatore e trajtimit fillon pas daljes nga stacionari, zgjat nj vit dhe përfshin kontrollime të rregullta mujore (që hyjnë në çmimin e pakos së trajtimit). Pacienti mbetet në kontakt me spitalin dhe mjekët dhe merr këshillat e nevojshme, ndihmë në çdo kohë nëse paraqitet ndonjë problem. Me rastin e daljes pacienti dhe të afërmit e tij marrin Fletëlëshimin, këshillat dhe udhëzimet e detajuara lidhur me terapinë e rekomanduar.

Mbështetja e njerëzve nga rrethi i ngushtë rrit dukshëm gjasat për sukses. Pacientët nga jashtë vendit janë në kontakt me mjekët përmes emailit, skajpit apo telefonit.

Programi ynë përfshin edhe transportin e pacientit nga aeroporti apo stacioni deri tek klinika jonë si dhe kthimin pas trajtimit. Në klinikën tonë, mjekët dhe motrat medicinale janë 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë, në dispozicion të pacientëve. Të gjithë mjekët janë anesteziologë, psikiatër dhe psikologë të certifikuar me 10-25 vite përvojë. Në klinikë janë të punësuar më shumë se 60 njerëz. Rreth sigurisë së pacientëve dhe stafit kujdeset sigurimi i angazhuar. Objekti është nën mbikëqyrje të kamerave.

Pacientët janë të akomoduar në dhoma të rehatshme që kanë të gjithë elementet e nevojshme për qëndrim komfor. Dhomat pastrohen dy herë në ditë. Në kohën e lirë, pacientët kanë në dispozicion dhomën e ndejës, pishinën, jacuzzin, palestrën dhe shtëpinë e verës. Klinika ka edhe kasafortë, në të cilën pacientët mund të lënë gjërat e tyre personale që nuk duhet lënë në dhoma.

Pacientëve që vijnë nga jashtë, të cilëve i nevojitet viza, mund të ndihmojmë ta marrin atë. Nëse pacientët që vijnë nga jashtë kanë përcjellje, në formë të mbështetjes, ata gjithashtu mund të qëndrojnë në klinikën tonë.

Programi i trajtimit nga Kanabinoidët – Diagnostifikimi laboratorik dhe ekzaminimi eksplorues-psikologjik; Farmakoterapia: Terapia informative; Psikoterapia; Fizioterapia; 12 muaj kontrollime ambulatore dhe mbështetja kundër recidivëve zgjat 14 ditë.

Choose an addiction recovery program

image