Varësia nga metadoni trajtohet me sukses në klinikën Vip Vorobjev. Ritmi i shpejtë i jetës, stresi i vazhdueshëm, obligimet e grumbulluara private, por edhe  lodhja në punë burn out kanë sjell ekspansion të përdorimit të drogave. Për fat të keq, statistikat dëshpëruese çdo vit shënojnë raste të reja të vdekjeve në tërë botën. Si pasojë, rritet edhe numri i pacientëve që paraqiten për trajtim të sëmundjeve të varësisë.

Falë zhvillimit të shkencës janë zbuluar metoda revolucionare siç janë trajtimi i varësisë me ndihmën e Ibogainës, e cila aplikohet në klinikën VIP Vorobjev. Por, në disa qendra për rehabilitim edhe më tej rol të madh ka terapia me metadon. Duke marr parasysh që Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka rekomanduar si model themelor të trajtimit, ajo është e përhapur kudo, por është i përhapur edhe abuzimi me këtë ilaç.

Sa është e rrezikshme varësia nga metadoni ju zbulon klinika VIP Vorobjev.

Varësia nga metadoni është zbuluar në mesin e shekullit XX

Metadoni është substancë sintetike që cilën në vitin 1937 e kanë zhvilluar shkencëtarët gjerman me emrin Hoechst 10820 apo Polamidon. Në këto vite kishte mungesë së opiumit, dhe ishte paraqitur nevoja për zëvendësimin e tij. Që do të thotë që në fillim është përdorur si mjet për largimin e llojeve të ndryshme të dhimbjeve, duke përfshirë edhe ato gjatë intervenimeve kirurgjike.

Nga Gjermania, metadoni kalon në Amerikë, ku në vitin 1947 morri emërtimin e sotëm nga Këshilli për farmaci dhe mjekësi e Shoqatës së mjekëve amerikan.

Zavisnost od metadona

Duke marr parasysh që është analgjetik i fortë çifti Dole dhe Nyswander fillojnë në vitin 1964 që ta përdorin tek zbutja e krizës së abstinencës. Dhe falë atyre është radhitur zyrtarisht në terapinë e trajtimit të varësisë nga heroina, ndërsa personat me këtë problem kanë fituar statusin e pacientit. 

Varësia nga metadoni është e llojit të njëjtë sikur varësia që krijohet nga heroina

Për nga përbërja metadoni është hidroklorid i cili zakonisht përdoret si tretje e lëngshme. Ai bën pjesë në depresorë, sepse ngadalëson funksionet fizike dhe kimike të organizmit. Gjithashtu, me përdorimin e tij paraqitet ndjenja e euforisë dhe relaksimit.

Tek abuzimi afatgjatë, karakteristike janë problemet me zemër, ankthi, ndryshimet e disponimit, depresioni, problemet me kujtesën, rënia e funksioneve konjunktive. Në fakt, varësia nga metadoni çon në pasoja të dëmshme sikur edhe pasojat tek heroina.

Problemin edhe më shumë e vështirëson fakti që metadoni kombinohet me opiate tjerë dhe me alkool, si dhe fakti që sigurohet ilegalisht, nga burime jo të kontrolluara. Madje edhe pacientët që janë në terapi me zëvendësime tek trajtimi i heroinës marrin doza më të mëdha se sa ato të përshkruara. Nuk janë raste të rralla që kur vendosin të ndërpresin metadonin, prapë i kthehen heroinës. Kështu, shumë ekspertë theksojnë që metadoni vetëm “mbron” shoqërinë nga kriminaliteti dhe përhapja e infeksionit HIV tek përdorimi intravenoz i heroinës. Derisa vetë pacientët i shndërron në përdorues afatgjatë. 

Pa marr parasysh mendimet kontroverse rreth terapisë së tij, varësia nga metadoni nuk duhet të merret si e lehtë. Sidomos nëse kihet parasysh që sot, numri i personave që shërohen nga heroina është 3 herë më i madh se numri i atyre që rehabilitohen plotësisht nga metadoni. Njëkohësisht, numri i rasteve fatale tek abuzimi me këtë substancë është rritur për 3 herë.  

Trajtimi i varësisë nga metadoni në klinikën VIP Vorobjev

Hapi i parë në trajtim është diagnostifikimi. Qëllimi i tij është përcaktimi i gjendjes së përgjithshme psikofizike të pacientit, pra përcaktimi i shkallës së pasojave fizike dhe psikike që metadoni ka shkaktuar në organizëm. Pikërisht nga diagnostifikimi, varet plani i trajtimit që e hartojnë mjekët specialistë dhe psikologët të njohur në botë.

Detoksifikimi nga metadoni mund të bëhet duke zvogëluar gradualisht dozat në kushte rreptësisht të kontrolluara. Pasi që kjo metodë është e gjatë dhe e vështirë, për shkak të simptomave të krizës së abstinencës, në klinikën VIP Vorobjev aplikohet detoksifikimi ultra rapid. Për vetëm disa orë kombinimi unik i medikamenteve të kundërt nga opiatet, pastron organizmin nga metadoni. Procedura e plotë zbatohet nën anestezion total, kështu që pacienti nuk ndjen efektet negative të krizës së abstinencës. Kështu, mund që lirisht të themi që detoksifikimi pa dhimbje është jo vetëm më i këndshëm, por edhe shkurton ndjeshëm kohën e trajtimit.

Mënjanimi i varësisë psikike

Pas lirimit nga varësia fizike, tani pason lufta më e vështirë – mënjanimi i varësisë psikike. Në klinikën VIP Vorobjev aplikohen metodat më bashkëkohore që japin rezultate maksimale, pa rrezik nga recidivët, përmes së cilave garantohen shërimi i plotë dhe kthimi i shpejtë në jetën normale.

Trajtimi i varësisë nga metadoni zgjat 21 ditë, e sipas nevojës edhe më gjatë. Për të lehtësuar periudhën e trajtimit, rehabilitimi zhvillohet në vilën e rregulluar moderne në nivel të hoteleve luksoze. Përveç pjesës spitalore, klinika posedon palestrën, shtëpinë verore për psikoterapi, pishinën dhe jacuzzin.   

Trajtimi ka karakter individual, ndërsa ekipi i mjekëve dhe stafi mjekësor çdo pacient e përcjellin 24 orë, 7 ditë në javë.

Zavisnost od metadona

Çlirohuni nga varësia njëherë e përgjithmonë me ndihmën e klinikës VIP Vorobjev. Ekzistimin për shumë dekada e konfirmojnë mbi 24.000 pacientë që tek ne kanë kërkuar shpëtim nga sëmundjet e egra të varësisë.

Leave a reply