Informacionet prej 07.30h deri në 15.30h E hënë – E diel prej 00h deri në 24h

Varësia nga seksi

Kur përmendet seksi shumicën e njerëzve kanë asociacione të bukura dhe askush nuk mund ta paramendojë që diçka aq e këndshme mund të shkatërrojë shëndetin dhe jetën e dikujt. Por, kjo është larg të vërtetës. Çdo varësi është shkatërruese dhe e dëmshme për njeriun dhe të dashurit e tij, madje edhe kur bëhet fjalë për diçka të tillë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar varësinë nga seksi si problem psikik dhe si i tillë meriton vëmendje të veçantë.

Zavisnost od seksa klinika vip vorobjev

Simptomat e varësisë nga seksi

Këto janë simptomat më të shpeshta kur bëhet fjalë për varësinë nga seksi:

Preokupimi me seksin dhe dëshira e vazhdueshme për seks;
Të menduarit e vazhdueshëm për seks që pengon funksionimin e përditshëm;
Lënia pas dore e punës dhe familjes për shkak të aktiviteteve dhe fantazive seksuale;
Vazhdimi i aktiviteteve të tepërta seksuale pavarësisht problemeve shëndetësore dhe shoqërore;
Kalimi i kohës së gjatë në kërkim të një partneri seksual;
Vizitat e shpeshta te sajteve pornografike.

Siç mund ta shihni këto simptoma dëmtojnë seriozisht kualitetin e jetës. Në klinikën tonë VIP Vorobjev trajtojmë me sukses të gjitha llojet e varësisë dhe u ndihmojmë të gjithë atyre që kanë dëshirë të shërohen.

Varësia nga seksi shkatërron raportet ndërnjerëzore

Personi i varur nga seksi shpesh e mohon varësinë e tij, apo turpërohet dhe nuk flet për këtë.

Në raportet ndërmjet partnerëve, zakonisht partneri i dytë e vëren problemin. Besojmë që jeni ndjerë i lënë pas dore dhe i neglizhuar, ndërsa aktivitetet seksuale kanë qenë e vetmja gjë që keni praktikuar me partnerin tuaj. E dimë që për këtë arsye jeni ndjerë keq dhe joadekuat.

Më parë babai i kujdesshëm dhe bashkëshort i mrekullueshëm, tani plotësisht i humbur dhe indiferent ndaj familjes së tij. Njeriu i cili njihej si punëtor i zellshëm dhe i përgjegjshëm, fillon të neglizhojë punën për t’iu përkushtuar aktiviteteve dhe fantazive seksuale.

Mos lejoni që kjo varësi e rrezikshme të ju shkatërrojë martesën dhe familjen, reagoni me kohë dhe ne do t’ju ndihmojmë që të ktheni gjërat në normalitet.

Trajtimi i varësisë nga seksi

Fillimisht, është e rëndësishme t’i shpjegohet partnerit që ka një problem dhe të fillojë trajtimin.

Por, edhe kur personi i varur e pranon që problemi ekziston, kjo nuk mjafton për shërim. Çdo varësi ndryshon proceset biokimike në tru dhe për këtë arsye nevojitet trajtimi në klinikë kur veprohet sistematikisht në të gjithë nivelet e funksionimit.

Klinika jonë VIP Vorobjev është e njohur në botë dhe e konfirmuar kur bëhet fjalë për trajtimin e sëmundjeve të varësisë dhe problemeve psikike.

Ne i ndihmojmë të gjithë njerëzve që dëshirojnë varësinë nga seksi nga jeta e tyre dhe të plotësojnë jetën me gjëra të bukura e të shëndosha. Atëherë seksi nuk është më sjellje e detyrueshme, të cilës nuk mund t’i rezistohet por bëhet shprehje dashurie dhe mënyrë e lidhjes me një person të dashur, e pikërisht ky është thelbi.

Choose an addiction recovery program

image