Lečenje depresije na klinici || Dr Vip Vorobjev
  • Srpski jezik
  • Engleski jezik
  • Francuski jezik
  • Nemački jezik
  • Ruski jezik
  • Španski jezik
  • Italijanski jezik
  • Bugarski jezik
  • Grčki jezik
  • Arapski jezik
  • Iranski jezik
  • Albanski jezik
Menu
Menu

Depresioni

Edhe pse të gjithë jemi të mërzitur ndonjëherë, disa njerëz i përjetojnë emocionet e tyre më intensivisht se të tjerët. Por, depresioni është diçka më tepër se mërzia dhe disponimi i keq, ai paraqet një gjendje shume serioze e cila në masë të madhe ndikon në shëndetin mendor dhe fizik.

Çdo njeri në një periudhë të jetës së tij ka ndjerë disa nga simptomat e depresionit dhe është shumë e rëndësishme që ato të dallohen nga jodisponimi kalimtar dhe ndryshimi i sjelljes që zgjat një periudhë të gjatë kohore.  

Depresioni mund të shkaktojë simptoma, që në masë të madhe ndikojnë në shëndetin tuaj mendor dhe fizik, ju pengojnë në funksionim normal dhe ju pamundësojnë kryerjen e aktiviteteve të përditshme. 

Simptomat mund të ndryshojnë gjatë ditës, të paraqiten dhe të zhduken. Është e rëndësishme t’i vëreni me kohë dhe të kërkoni ndihmë nga ekspertët, në mënyrë që të mos hyni në “rrethin vicioz” nga i cili një numër i vogël i njerëzve e gjejnë daljen në mënyrë të pavarur.  

Vip Vorobjev - Depresija

Simptomat e depresionit mund të përfshijnë

– Ndryshimet e disponimit: zemërimi, agresiviteti, irritimi, parehatia…

– Problemet emocionale: mund të ndryshojnë dhe të shkaktojnë ndjenjën e zbrazëtirës, mërzisë, mungesës së shpresës…

–  Ndryshimet e sjelljes: humbja e interesimit për gjetjen e kënaqësisë në aktivitetet e preferuara, ndjenja e vazhdueshme e lodhjes, mendimet rreth vetëvrasjes, përdorimi i tepruar i alkoolit, përdorimi i drogës, përfshirja në aktivitete me rrezik të lartë që deri atëherë nuk i keni kryer.  

– Gjumi nuk është kualitativ dhe ndryshon nga pagjumësia e plote, gjumi i parehatshëm, deri tek përgjumja e tepruar, e cila pamundëson funksionimin normal. të gjitha këto simptoma shkaktojnë rraskapitje fizike, lodhje të shpejtë, dhimbje trupore, dhimbje koke, probleme me tretje… 

– Depresioni ndikon në të gjithë aspektet e jetës, e gjithashtu edhe në jetën seksuale,  e në masë të madhe çon në ulje të dëshirës seksuale.

Nëse për një kohë të gjatë ndjeheni keq fizikisht dhe psikikisht,  dhe keni vërejtur njërin prek këtyre simptomave, është koha të kërkoni ndihmën e një eksperti.

Vip Vorobjev - Lečenje depresije

Trajtimi i depresionit në klinikë

Në klinikën VIP Dr Vorobjev ka trajtime efikase që do të ju ndihmojnë në rrugën e shërimit tuaj. Bisedat me psikologët do të ju ndihmojnë që të ndryshoni mendimet tuaja, të dilni nga rrethi vicioz që depresioni e sjell me vete dhe do të ju ndihmojë që të ndryshoni vizionin për jetën, që më lehtë të ballafaqoheni me problemet, ngarkesat dhe konfliktet, që janë pjesë e pandashme e botës në të cilën jetojmë.  

Do të ju ofrojmë mbështetje në shërimin tuaj të plotë dhe të ndryshoni për të mirë mendimet dhe sjelljet tuaja. 

Çdo person është individ për veten, e kështu është edhe qasja jonë ndaj atyre që na drejtohen për ndihmë. Disa njerëz janë më të relaksuar kur janë të vetëm, bisedojnë me psikoterapistin apo psikiatrin, më lehtë i paraqesin mendimet, dëshirat, shpresat dhe frikësimet e tyre, ndërsa disa më lehtë funksionojnë në grup. Lidhur me këtë ne bëjmë programe të veçanta për secilin, që të ju ndihmojmë që sa më lehtë dhe shpejtë të kaloni këtë gjendje në të cilën ndodheni.

Ne besojmë në shërim të plotë dhe këtu jemi për të ju ndihmuar të gjithëve që kanë nevojë për ndihmë.

Klinika për sëmundjet e varësisë Dr Vorobjev

Kontrola vašeg života i realna očekivanja od vaših svakodnevnih izazova su ključ za smanjenje stresa.

— Josh Billings

Të fundit nga blogu ynë

    • 12/02/2020
    Detoksifikimi nga heroina – Riktheni kontrollin e jetës suaj!

    Detoksifikimi nga heroina – Riktheni kontrollin e jetës suaj!

    Detoksifikimi nga heroina është një hap i rëndësishëm për  trajtimin e personave të varur. Heroina është substanca psikoaktive më vjetër e njohur. Lulëkuqja, nga e cila fitohet heroina është përdorur qysh në kohën e sumerëve. Çfarë efekti fillestar ka tregon edhe vetë emri, pasi në përkthim bukval nga gjuha e tyre, e ka kuptimin –

    Lexo me shume
    • 25/12/2019
    Varësia nga interneti – Sëmundje e epokës moderne

    Varësia nga interneti – Sëmundje e epokës moderne

    Varësia nga interneti është sëmundje e epokës moderne. Shekulli XXI karakterizohet me telefona celular, internet dhe rrjete sociale. Sigurisht, ata na kanë lehtësuar jetën në masë të madhe. Vetëm me një klikim mund të gjejmë informacionet e nevojshme. Detyrat e punës tani i kryejmë edhe jashtë zyrës, ndërsa nga komoditeti i shtëpisë mund të blejmë,

    Lexo me shume