Ankthi i përgjithësuar është problem i shpeshtë i shoqërisë moderne.

Nuk ekziston asnjë person në botë i cili së paku një herë në jetë është ballafaquar me nervozë apo me shqetësim. Frika për shkak të punës së re, mbajtja e një prezantimi të rëndësishëm apo me rastin e vështirësive financiare është plotësisht e arsyeshme. Por, nuk janë raste të rralla kur ndjenja e shqetësimit është intensive dhe pothuajse e përditshme, në mënyrë që ndikon në funksionimin normal të njeriut. 

ankthi i përgjithësuar është një problem serioz tregon edhe e dhëna që më shumë se 4 për qind e popullsisë në botë ballafaqohet me pasojat e sëkëlldisë konstante, dhe gjasat më të mëdha janë që këto të zhvillohen më shumë tek femrat. Si arsye për këtë potencohet fakti që femrat janë nën stres më të madh në punë për të dëshmuar se kanë cilësi të njëjta me meshkujt, janë të ekspozuara ndaj diskriminimit dhe më shpesh janë viktima të abuzimit seksual dhe fizik.

Edhe pse çrregullimi mund të ndodh në çdo moshë, zakonisht paraqitet rreth viteve të 30-ta, derisa tek gjeneratat e reja ky është njëri prej 3 problemeve më të shpeshtë psikiatrik.

Duke marrë parasysh shtrirjen e madhe klinika luksoze për largim VIP Vorobjev ju tërheq vërejtjen në faktorët që shkaktojnë çrregullimin e ankthit të përgjithësuar.

Çfarë është ankthi i përgjithësuar?

Ankthi i përgjithësuar sipas definicionit të profesorit anglez të psikiatrisë Malcolm Lader është: “shqetësim i tepruar dhe jo i duhur, i cili është këmbëngulës dhe nuk kufizohet vetëm në rrethana të dhëna”. Përkatësisht, shqetësim i cili manifestohet me parashikime të tensionuara të ngjarjeve të ardhme, të përcjella me sëkëlldi dhe shqetësim, madje edhe kur nuk ekziston rreziku real. 

Ankthi i përgjithësuar
Si edhe tek të gjithë problemet shëndetësor, ashtu edhe tek ankthi i përgjithësuar gjenetika luan rol kyç. Që do të thotë që në grupin e rrezikut bëjnë pjesë personat që këtë çrregullim e kanë tashmë të regjistruar në familje.

Përveç faktorit trashëguar, çrregullimi i ankthit të përgjithësuar shpjegohet me ndryshime kimike në tru. Në të vërtetë, çrregullimi i nivelit të neurotransmetuesve që transmetojnë informacionet prej një stacioni nervor në tjetrin, mund të rezultojë me reagim të ndryshëm në situata të caktuara, kështu që paraqiten ndryshimet në disponim apo ankthi.

Ndikim të madh kanë edhe faktorët e jashtëm. Trauma dhe ngjarjet e ndryshme stresuese, siç janë vdekja e një personi të dashur, keqtrajtimi, ndryshimi i vendit të punës, përmenden si arsyet më të shpeshta. Gjithashtu, ankthi i përgjithësuar bën pjesë në  pasojat e alkoolizimit, apo edhe përdorimi i drogës dhe varësia nga tabletat mund të rezultojnë me probleme.

Nganjëherë, ai mund të jetë shenjë e hipertirodizmit, angina pektoris, prolepsit të valvulës mitrale, kancerit i gjëndrës mbiveshkore.

Si identifikohet?

A brengoseni çdo ditë për gjëra të panevojshme? A janë sulmet e panikut shpesh pjesë e jetës suaj? A ju pengon frika që të filloni mundësitë dhe situatat e reja? Nëse në këto dhe pyetje të ngjashme keni përgjigje pozitive, është koha që të kërkoni ndihmë profesionale.

Simptomat karakteristike janë edhe nervozizmi i vazhdueshëm, problemet me gjumin, parehatia, përqendrimi i vështirësuar, irritimi. Përveç shenjave psikike paraqiten edhe shenjat fizike siç janë rrahjet e përshpejtuara të zemrës, dhimbjet e kokës, tensioni në muskuj, djersitja e tepruar, ethet, lodhja e shpejtë, vjellja dhe problemet me tretjen. 

Si diagnostikohet dhe trajtohet ankthi i përgjithësuar?

Duke pasur parasysh që ankthi i përgjithësuar tregon një sërë simptomash që mund t’i përshkruhen sëmundjeve tjera, përcaktimi i diagnozës është një sfidë e vërtetë. Në fakt, vetëm 13,3 për qind e pacientëve paraqiten për këtë problem.

Ankthi i përgjithësuar
Vetëm kur përjashtohet prania e sëmundjeve tjera, mund të aplikohet trajtimi i duhur që përfshin kombinimin e farmakoterapisë dhe psikoterapisë.

Viteve të mëhershme është përshkruar benzodiazepina. Për fat të keq, ata ajo ka efekt vetëm në simptoma, por jo edhe në shkaqe, kështu që ekziston rreziku nga zhvillimi i varësisë. Për këtë arsye, sot, në trajtim aplikohen antidepresivët. Falë tyre arrihet ekuilibri në mesin e neurotransmetuesve dhe zvogëlohet ndjenja e parehatisë.  

Rëndësia e psikoterapisë për ankthin e përgjithësuar është e madhe. Kështu, në klinikën VIP Vorobjev vëmendje e veçantë i kushtohet terapive individuale dhe grupore me qëllim të zbulimit të burimit të problemit. Njëkohësisht,. Pacienti mësohet qi të identifikojë me kohë dhe të reagojë në situata kritike që shkaktojnë ankthin.

Nëse ankthi i përgjithësuar shoqërohet nga varësia nga heroina, kokaina dhe opiatet tjerë, trajtimi bëhet në kuadër të trajtimit të sëmundjeve të varësisë.

Klinika VIP Vorobjev ka ekipin e mjekëve profesionistë dhe psikiatërve të cilët përdorin qasjen individuale. M akomodim luksoz, menynë e krijuar sipas dëshirës suaj dhe momentet e relaksimit në palestër, pishinë dhe jacuzzi, do të zhduket edhe ankthi i tepruar.  

 

Leave a reply