Alkooli është njëra prej substancave psikoaktive që gjenden më së lehti e gjithashtu është legal, ndërsa shoqëria toleron dhe nuk gjykon konsumimin e tij. Përdorimi i shpeshtë i alkoolit ndryshon trurin, çon në varësi dhe për këtë arsye gati të gjithë janë në rrezik që të bëhet një alkoolist.
Klinika jonë VIP Vorobjev është këtu për të ndihmuar të gjithë që kanë probleme me alkoolin, pa marr parasysh nëse bëhet fjalë për dehjen e përditshme apo të përkohshme, sepse edhe njëra edhe tjetra janë shenja të alkoolizmit.
SI bëhet dikush alkoolist?
Edhe pse pothuajse kushdo mund të bëhet alkoolist, disa njerëz janë në rrezik më të madh se të tjerët. Kjo veçanërisht ka të bëjë me personat jo të qëndrueshëm që duhet të “pinë një gotë” për t’u qetësuar dhe harruar problemet.
Jeta në familje me një alkoolist mund të jetë një nxitje që edhe fëmijët të jenë të prirë për alkool, veçanërisht djemtë.
Për fat të keq, në kohërat e sotme pirja po konsiderohet gabim si shenjë e burrërisë dhe shpesh hasim në thëniet: “Nuk po pi? Çfarë burri je ti?”. Edhe pse kjo nuk ka kurrfarë kuptimi, është e qartë që kjo ndikon negativisht tek të rinjtë që janë të pasigurt, duke i shtyrë drejt botës së alkoolizmit.
Varësia nga alkooli është problem serioz mjekësor por edhe shoqëror i cili duhet të trajtohet. Në të kundërtën mund të ketë pasoja fatale. Nëse ndonjë i afërm i juve është alkoolist, detyra juaj është që ta bindni të shërohet. Na besoni që do ju falënderojnë thellësisht kur të largohen nga kjo varësi shkatërruese. Është fakt që alkoolizmi shkatërron jetën e personit të varur, por edhe të familjes së tij, e për këtë shkak mos lejoni që kjo të ndodh.
Cilat janë shenjat që dikush është një alkoolist?
Është një bindje e gabuar që alkoolistët janë njerëz që vetëm pinë çdo ditë për vite të tëra. Përkufizimi i alkoolistit është i gjerë, ai përfshin edhe të gjithë ata njerëz që pinë ndonjëherë, gjatë fundjavës apo pinë sasi të alkoolit që ndryshojnë dukshëm sjelljet e tyre.
Çdokush që ndjen që po humb kontrollin kur pi dhe nuk mund të ndalojë, konsiderohet alkoolist!
Nëse bashkëshorti juaj në çdo fundjavë duhet të dalë me miqtë e tij për pije që gjithnjë shndërrohet në dehje, është e qartë që ekziston një problem. Nëse shpenzon shumë para në pije, humb kontrolli gjatë pijes dhe gjithnjë kthehet i dehur, është e dukshme që ekzistojnë shenjat e alkoolizmit.
Alkoolistët shpesh neglizhojnë dhe lëndojnë të afërmit e tyre, duke i keqtrajtuar verbalist apo fizikisht. Nëse keni ndjerë që partneri juaj ka ndryshuar sjelljet ndaj jush dhe fëmijëve, këto janë sinjale që nuk guxoni t’i injoroni. E dimë që nuk është e lehtë t’i pranoni vetes këtë të vërtetë të dhimbshme por vetëm në këtë mënyrë mund të rregullohen gjërat.
Pasojat e alkoolizmit
Gjendja më dramatike e cila krijohet si pasojë e përdorimit të alkoolit është delirium tremens. Kjo ndodh pas ndalimit të menjëhershëm të konsumimit të alkoolit në afat prej 2 deri në 4 ditë dhe janë të pranishëm këto simptoma:
- konfuzioni
- çorientimi në hapësirë dhe kohë
- halucinacionet vizuale
- shqetësimet psikomotorike
- ankthi
- pagjumësia
- kujtesa e dëmtuar
- djersitja e tepërt
- dridhjet
- djersitja e tepërt
- temperatura e rritur trupore
- takikardia
- tensioni i rritur i gjakut
- bebëzat e syrit të zgjeruara
- dehidrimi
- çekuilibri i elektrolitit.
Delirium tremens është gjendje e rrezikshme për jetën dhe duhet të shërohet në kushte spitalore, në kujdes intensiv. Gjithashtu është e domosdoshme që familja të jetë e edukuar që të dijë të identifikojë simptomat dhe të reagojë sa më shpejtë.
Trajtimi i varësisë nga alkooli në klinikën VIP Vorobjev
Varësia nga alkooli, përdorimi i drogave, bixhozi patologjik dhe llojet tjera të varësisë janë probleme shumë serioze që kërkojnë trajtim të caktuar dhe ndihmë profesionale.
Klinika jonë është gjithmonë këtu të mposhtni sëmundjet e varësisë dhe të liroheni nga problemet psikike. Ne kemi përvojë shumëvjeçare dhe e dimë që shërimi është gjithmonë i mundshëm, por ajo varet edhe nga vullneti dhe përkushtimi i personit të varur.
Familja e personit të varur ka rol të rëndësishëm – dhe kjo para së gjithash reflektohet në inkurajimin dhe ofrimin e mbështetjes në trajtim. Shëndeti dhe paqja shpirtërore janë diçka shumë të vlefshme, dhe ne e dimë që mund t’i riktheni ato falë ndihmës dhe mbështetjes tonë.