Bashkëvarësia
Bashkëvarësia i referohet pranimit të varësisë brenda familjes. Personi i varur nuk kritikohet për zgjidhjet dhe sjelljet e tij të gabuara por ato tolerohen.
Familja shpesh nuk mund të ballafaqohet me varësinë brenda familjes dhe ndjehet e pafuqishme që të ndryshojë diçka. Për këtë arsye fillon të përshtatet me situatën e sapokrijuar dhe në këtë mënyrë mbështet varësinë.
Ne e kuptojmë si ndjeheni por duhet të mblidhni forcat që të inicioni procesin trajtimit para se të bëhet vonë sepse këtë nuk mund ta bëjë askush përveç juve.
Si vjen deri tek bashkëvarësia në familje?
Ne e dimë që keni qenë të shokuar dhe për ju ka qenë jashtëzakonisht e vështirë kur keni zbuluar që fëmija juaj, deri dje nj[ nxënës i mirë dhe perspektiv papritmas iu drejtua diçkaje që e çon në shkatërrim. Ndoshta edhe më parë ka pasur shenja që kanë treguar në të, por ju nuk i keni vërejtur sepse është shumë e trishtueshme që t’i pranoni vetes çfarë po ndodh me të vërtetë.
Ky nuk është faji juaj sepse ai është reagim natyral në atë stres. Është e rëndësishme që situata mund të përmirësohet dhe ne jemi këtu për të ju ndihmuar.
E dimë që brengoseni rreth asaj se si do të ju shohin njerëzit tjerë dhe a do të ju gjykojnë, por kjo nuk është e rëndësishme, e vetmja gjë e rëndësishme është t’i ndihmoni fëmijës tuaj dhe ta shpëtoni nga kthetrat e pamëshirshme të drogës. Prioriteti është që fëmija juaj përsëri të jetë i lirë, i shëndetshëm dhe i aftë të jetojë jetë normale, e ju së bashku me të.
Si të veprohet në rast të bashkëvarësisë?
Shumë prindër marrin përsipër përgjegjësitë dhe obligimet e personit të varur. I arsyetojnë mungesat, i shesin gjërat, i kthejnë borxhet, e lirojnë nga obligimet, e blejnë vitamina, ilaçe e madje i blejnë edhe drogë. Kjo ka si pasojë që personi i varur nuk e vëren që po shkatërron jetën e tij por edhe jetën e më të afërmve të tij.
E dimë që është natyrale nevoja prindërore të mbrojë fëmijën e vet, por në asnjë mënyrë nuk guxoni t’i ndihmoni në këtë që e bën sepse në atë mënyrë fëmija juaj nga dita në ditë zhytet në baltë të gjallë.
Mënyra më e mirë që t’i ndihmoni është të kërkoni ndihmë profesionale. Klinika VIP Vorobjev është gjithmonë aty që të ju ndihmojë të mposhtni sëmundjet e varësisë dhe të zgjidhni problemet mentale. E dimë që shërimi është i mundur dhe gjërat mund të kthehen në normalitet. Për këtë arsye ju inkurajojmë që sa më parë të inicioni trajtimin e personit të varur, pasi këtë i keni borxh fëmijës por edhe familjes tuaj. Ne jemi ketë që të ju ndihmojmë në këtë.
Klinika për sëmundjet e varësisë Dr Vorobjev.