Narkomania shkatërron familjen, sepse nuk e prek vetëm individin, por të gjithë anëtarët e saj.
Në shekullin XXI përdorimi i drogës po bëhet problem gjithnjë më i shpeshtë. Jemi duke u përballuar me një epidemi shumëmilionëshe të narkomanisë. Në këtë moment, rreth 14 për qind e personave të rritur, të moshuar dhe adoleshentë përdorin një lloj të substancave psikoaktive, pavarësisht nëse bëhet fjalë për droga apo varësinë nga tabletat.
Edhe pse shumica sëmundjet e varësisë i konsiderojnë si përvojë personale, ato gjithsesi nuk janë rrugë me një drejtim. Efekti i tyre negativ shkatërron përdoruesin, kështu që ai nuk kupton ndikimin e vërtetë të veprimeve të tij mbi veten e tij, e lëre më si ndikon droga në familje. Me fjalë tjera, bashkëshortët, fëmijët dhe prindërit janë dëshmitarë të rrënimit të anëtarit të familjes së tyre. Prandaj, janë të prekur drejtpërdrejtë me sjelljet dhe veprimet e tij.
Edhe pse situata e çdo personi të varur është e ndryshme, një gjë të përbashkët – nëse me kohë nuk fillohet me trajtim, pasojat për familjen mund të jenë fatale.
Si ndikon narkomania në gjithë familjen, ju zbulon në këtë blog klinika VIP Vorobjev.
Narkomania shkatërron familjen, sepse rrënon fëmijërinë e vogëlushëve
Sipas hulumtimeve të shumta, në ditët e sotme, njëri prej pesë fëmijëve rritet në shtëpi në të cilën ekziston ndonjë lloj i varësisë. Alkoolizmi në familje është problem gjithnjë më i shpeshtë i shoqërisë, megjithëse as varësia nga bixhozi dhe nga substancat psikoaktive nuk janë të parëndësishme.
Prindi që përdor narkotikë shpesh neglizhon të dashurit e tij. Edhe pse ekziston dashuria, për fat të keq, dëshira për marrje të dozës së re është më e madhe se kryerja e aktiviteteve të përditshme.
Fëmijët në familje të këtilla janë të cenueshëm. Tek ata ekziston rreziku tre herë më i madh që të jenë të lënë pas dore, fizikisht, por edhe seksualisht të keqtrajtuar. Të shohësh prindin duke marr drogë shpesh krijon emocione shqetësuese. Këto emocione çojnë në vonesa në zhvillim dhe mësim, në krahasim me moshatarët tjerë.
Në fakt, narkomania shkatërron familjen në këtë mënyrë, sepse shkakton paqëndrueshmëri mentale të anëtarëve të rinj. Respektivisht, tek disa fëmijë të familjeve të këtilla, krijohet faji ekstrem pse prindi i tij përdor substanca ilegale. Si rezultat i këtij qëndrimi më vonë shfaqen çrregullime të shumta, duke përfshirë edhe lidhjet jofunksionale që reflektojnë negativisht në personalitetin e tyre.
Tek këta fëmijë, gjithashtu ekziston rreziku më i madh që në moshë madhore edhe vetë t’i kthehen narkotikëve.
Nuk janë raste të rralla kur fëmijët e personave të varur të vendosen në familje ushqyese. E në raste ekstreme raste të ikjes së tyre nga shtëpia dhe rritjes në rrugë.
Narkomania më shpesh shkatërron familjen në të cilën adoleshenti përdor substanca psikoaktive
Sipas raportit të Qendrës për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve, 19 për qind të personave të moshës prej 12 deri në 20 vjet përdor rregullisht narkotikë. Për shkak të paraqitjes jo të mjaftueshme, kjo përqindje mund të jetë edhe më e madhe. Statistikat katastrofike thonë që marihuana po përdoret më tepër se cigaret, sepse të rinjtë konsiderojnë që ekziston dallimi në mes drogave të lehta dhe të rënda. E gjithashtu që marihuana nuk mund të ndikojë negativisht në shëndet.
Arsyet pse të rinjtë përdorin narkotikë mund të jenë të natyrës së jashtme dhe të brendshme. Faktorët e jashtëm, më shpesh, janë presion i moshatarëve, të provojnë droga të reja, të rrezikshme, por edhe gjetja e lehtë e substancave të ndryshme ilegale. Derisa nga faktorët e brendshëm dallohen gjenetika dhe përbërja psikike e vetë personit.
Pasojat e përdorimit të narkotikëve, së pari vërehen në ndryshimet në sjellje. Këta persona bëhen nervoz dhe irritohen, kështu që grindjet me anëtarët tjerë të familjes bëhen të shpeshta. Rënia e përqendrimit ka efekt negativ në suksesin në shkollë. Kjo thellon marrëdhëniet e prishura familjare.
Me kalimin e kohës, duke u rritur varësia psikike adoleshentët hyjnë në vështirësi financiare. Për të siguruar një dozë të re vjedhin para nga prindërit, e në fund ikin nga shtëpia dhe përfshihen në veprimtari kriminale.
Prindërit tërhiqen nga jeta shoqërore nga turpi. Derisa grindjet me fëmijën, bartin mese vete, duke fajësuar njëri-tjetrin për situatën. Të prekur nga sjellja e fëmijës së tyre, por edhe nga përpjekjet e kota që problemi të zgjidhet, ndikojnë në shëndetin e tyre psikik. Dhe kështu tek prindërit shpesh shfaqen ankthi dhe depresioni.
Rëndësia e psikoterapisë
Duke marrë parasysh që narkomania shkatërron familjen, trajtimi kërkon pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të saj.
Në klinikën VIP Vorobjev ekipi profesionist i mjekëve, psikiatërve dhe psikoterapistëve, përmes seancave individuale dhe familjare zgjedh raportet e lëkundura. Vetëm me punë aktive dhe mirëbesim ndaj trapistit mund të zbulohet arsyeja e vërtetë e problemit. Më pas familja përgatitet për jetë normale.
Klinika VIP Vorobjev dallohet nga institucionet tjera për nga akomodimi luksoz, ku mundësohet që gjatë trajtimit të qëndrojnë edhe të afërmit tuaj. Atmosfera e këndshme, privatësia e plotë dhe para së gjithash, përvoja dhe metodat më efikase garantojnë sukses në eliminimin e sëmundjeve të varësisë.
Mos harroni që mbështetja e plotë pas trajtimit është mënyra më e mirë që të shmanget rreziku nga recidivët. Për këtë arsye, harroni anët negative nga e kaluara, por ndihmojini të afërmit tuaj që të kthehen në rrugë të vërtetë. Natyrisht, rol të madh në këtë luan edhe trajtimi ambulator në klinikën VIP Vorobjev, kështu që përveç kontrollimeve mujore, stafi është në dispozicion për pacientët në çdo kohë.