SI ndikon depresioni në jetën tuaj? Kjo është një pyetje të cilën sot e hasim shpesh.
Nuk ekziston asnjë person në botë i cili në një moment të jetës së tij nuk është ndjerë i mërzitur dhe i pavullnetshëm. Kjo gjendje zakonisht shfaqet për shkak të humbjeve të mëdha, sëmundjeve apo vdekjes së njerëzve të dashur, si dhe për shkak të vështirësive në punë. Për fat të keq, problemet dhe sfidat janë pjesë përbërëse e jetës. Siç është edhe në natyrën e njeriut e mbjellë ndjenja për lumturisë, por edhe e mërzisë. Shumë njerëz këto situata jetësore i përshkruajnë si depresion.
Por, depresioni është shumë më tepër. Në dukje melankolia dhe gjendja kalimtare e pashpresë, depresioni, në fakt, bëhet realitet kur të hyjë në secilin segment të jetës tuaj, duke ju pamundësuar funksionimin normal.
Sipas hulumtimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 300 milionë njerëz në botë vuajnë nga depresioni.
Madje 15 për qind prej tyre bëjnë vetëvrasje. Duke marr parasysh që numri i të sëmurëve prej vitit në vit po rritet, vlerësohet që deri në vitin 2030 depresioni do të jetë shkaktari më i madh i morbiditetit në botë.
Duke pasur parasysh seriozitetin e problemit, klinika VIP Vorobjev shpjegon në këtë blog se si depresioni ndikon në jetë tuaj.
SI ndikon depresioni në jetën tuaj? Para së gjithash ndryshon disponimin tuaj
Mërzia që shfaqet pa arsye dhe nuk pushon apo rikthehet përsëri – është përshkrimi më i mirë i gjendjes depresive.
Me kalimin e kohës, ajo çon në humbjen e interesimit dhe kënaqësisë, duke përfshirë edhe gjërat që më herët ju kanë gëzuar. Vendin e tyre e marrin mendimet e errëta dhe negative. Personi gjithnjë e më tepër tërhiqet në vetvete, sepse shfaqet dyshimi për mundësitë e një jete më të mirë. Si rezultat i kësaj, vjen deri tek neglizhenca e plotë e punëve në shtëpi, aktiviteteve fizike, dhe zvogëlohet edhe kujdesi për higjienën personale dhe ushqimet e rregullta.
Këto shenja janë pikërisht përgjigja më e shpeshtë në pyetjen: “Si ndikon depresioni në jetën tuaj?”. Pasi që personi nuk e sheh vetë rrugëdaljen nga ky problem, jo rrallëherë nga depresioni rrjedhin edhe shumë tjerë, siç janë ankthi, përdorimi i drogës, alkoolit dhe tabletave.
Ndonjëherë, depresioni mund që personin e qetë dhe të qëndrueshëm ta shndërrojë në person irritues dhe impulsiv. Sjelljet e pakëndshme dhe zemërimi i përhershëm pa arsye shprehen sidomos ndaj të afërmve. Për shkak të grumbullimit të padurimit dhe zemërimit, marrëdhëniet ndërmjet partnerëve gradualisht ftohen, dhe nuk habit që depresioni shpesh përmendet si arsyeja për divorc.
Rënia e energjisë dhe përqendrimit
Një nga simptomat e energjisë është humbja e energjisë dhe problemet me gjumin, që çojnë në lodhje të shpejtë. Ato shoqërohen me rënie të madhe të përqendrimit.
Njerëzit që vuajnë nga depresioni jo vetëm që nuk përmbushin me kohë detyrat në punë, por shmangin edhe marrjen e vendimeve të rëndësishme. Në një periudhë më të gjatë, kjo reflektohet në punë.
Depresioni nuk ndikon vetëm në shëndetin mental, por edhe në atë fizik
Edhe pse gjatë shqyrtimit se “si ndikon depresioni në jetën tuaj” zakonisht ceken ndryshimet psikike, nuk duhet të neglizhohet edhe ndikimi i tij në shëndetin e gjithëmbarshëm.
Besoni apo jo, depresioni mund të shkaktojë dhimbje në gjoks, muskuj, qafë dhe pjesën e poshtme të shpinës. Hulumtimet kanë vërtetuar lidhjen shkaktare ndërmjet migrenës dhe depresionit, respektivisht rreziku nga shfaqja e migrenës është 3 herë më i lartë nëse ekziston depresioni, derisa personat me migrenë kanë gjasa 5 herë më shumë të sëmuren nga depresioni. Ai ndikon edhe në sistemin e tretjes. Pastaj shfaqen neveria, dhimbjet në stomak, diarreja apo kapsllëku.
Depresioni është rrethi vicioz që kërkon ndihmë profesionale. Në trajtim, rëndësia e psikoterapisë dhe përmbajtja e terapisë së përshkruar janë thelbësore. Gjithashtu, mirëkuptimi dhe mbështetja e familjes janë rruga e sigurt drejtë lumturisë dhe kënaqësisë.