Trajtimi i varësisë nga kokaina do t’ju jap një jetë të re.
Edhe pse përdorimi i drogave që nga krijimi i njerëzimit, asnjë substancë psikoaktiove në histori nuk ka shkaktuar aq kontroversa si kokaina. Në fillim është përdorur për trajtimin e varësisë nga morfina dhe si anestetik lokal. Madje edhe Sigmund Freud i famshëm e ka konsideruar si efekt të dobishëm tek trajtimi i depresioneve të vështira, traktit digjestiv dhe zvogëlimit të dëshirës seksuale. Por, qysh në fillim të shekullit XX është zbuluar efekti i vërtetë i saj.
Kokaina shkatërron shëndetin, por edhe familjen tuaj. Për këtë arsye sot shkakton frikë tek shumë njerëz, sidomos kur kihet parasysh që është e pranishme kudo rreth nesh, pa marr parasysh statusin ekonomik, social por edhe material në të cilin jetojmë.
Me miliona familje në mënyra të ndryshme përpiqen që t’i ndihmojnë personit ë tyre të dashur. Për fat të keq, trajtimi i varësisë nga kokaina edhe më tej nuk aplikohet në masë të duhur, kështu që kjo drogë merr jetën e mijëra njerëzve në tërë botën.
Trajtimi i personit të varur nga kokaina do ju lirojë nga pasojat e vështira të përdorimit
Kokaina ka efekt pothuajse të menjëhershëm. Në të vërtetë, qysh me dozën e parë paraqitet nevoja për të çliruar forcën, lumturinë dhe euforinë. Për shkak të energjisë së tepërt dhe zvogëlimit të nevojës për gjumë, duket se të gjitha aktivitetet fizike dhe intelektuale bëhen me shpejtë dhe më lehtë.
Mbani në mend që hiperaktiviteti është vetëm iluzion. Kjo substancë ka simptomat e veta që lëvizin me ndalimin e efektit të saj. Tërheqja e kokainës fillon, së pari, me rënien serioze të energjisë. Ata persona ndjehen të lodhur, të shqetësuar, të rraskapitur dhe depresiv. Prandaj nuk është për t’u habitur që kërkojnë dozë tjetër, sepse vetëm ajo ofron shpëtim nga simptomat negative kur janë esëll. Me kohë kjo sasi bëhet gjithnjë më e madhe, dhe në një moment përdoruesit konsumojnë kokainë deri në 10 herë në ditë.
Kokaina si njëra ndër drogat më të rrezikshme
Kokaina me të drejtë konsiderohet si substanca më e rrezikshme psikoaktive. Sepse çon në dëmtime serioze në organizëm. Përveç dëmtimit të sistemit digjestiv, mund të paraqiten edhe sëmundjet në veshkë dhe zemër, si dhe infeksionet e rënda HIV dhe Hepatit C.
Nëse trajtimi i varësisë nga kokaina nuk fillon me kohë paraqiten pasojat edhe në sistem nervor. Dobësohet përqendrimi, kujtesa dhe funksionet konjunktive, ndërsa rritet rreziku nga shfaqja e Sëmundjes së Parkinsonit, hemorragjia intracelebrale apo gjakderdhja në tru, që jo rrallëherë shkakton vdekjen.
Gjithashtu rreziku nga vdekja vjen për faktin qe shumë përdorues kombinojnë kokainën dhe heroinën (i ashtuquajturi speedball) për të forcuar efektin e tij.
Trajtimi i personit të varur fillon me pastrimin e organizmit
Trajtimi i varësisë nga kokaina është një rrugë e gjatë. Për këtë duhet të jenë të vetëdijshëm jo vetëm pacientët, por edhe anëtarët e familjes. Për këtë nevojitet dëshira për t’u kthyer në jetën e vjetër, por edhe mbështetja e madhe e më të afërmve.
Trajtimi i varësisë nga kokaina në klinikën VIP Vorobjev fillon me vlerësimin e gjendjes së pacientit. Në bazë të diagnostifikimit përshkruhet programi i trajtimit.
Përvoja e mjekëve specialistë të njohur në botë dhe të shpërblyer ka çuar deri tek zhvillimi i shumë metodave që japin rezultate më të shpejta dhe më të sigurta. Në të vërtetë, në klinikën VIP Vorobjev zbatohet ekskluzivisht detoksifikimi pa dhimbje. Në këtë mënyrë eliminohen efektet negative të krizës së abstinencës, dhe largohet narkotiku nga trupi.
Seria e trajtimeve zbatohet në kushtet rreptësisht të kontrolluara spitalore dhe nën mbikëqyrje të mjekëve, dhe përfshin një sërë metodash. Detoksifikimi ultra rapid për disa orë e liron organizmin dhe receptorët e trurit nga kokaina. Ai zbatohet me anestezion total, kështu që pacienti nuk ndjen dhimbje dhe efekte tjera negative të detoksifikimit.
Metodat inovative të trajtimit
Terapia Neuro Jet (N.E.T.) për vetëm 20 minuta të simulimit plotësisht pa dhimbje normalizon nivelin e dopaminës dhe endorfinës, d.m.th. kthen ekuilibrin në tru. Njëkohësisht, lëviz sekretimin natyral të hormonit të lumturisë, i cili deri atëherë ishte nën ndikimin e kokainës.
Farmakoterapiapërdoret për eliminimin e dhimbjeve dhe zbutjen e sindromës së abstinencës, ndërsa kompleksi i infuzioneve i jep organizmit materia të ushqyeshme, duke e përgatitur për fazën e re – mënjanimin e varësisë fizike.
Trajtimi i varësisë nga kokaina duhet të jetë program afatgjatë
Që trajtimi i varësisë nga kokaina të jetë i plotë, është e domosdoshme të formohet raportoi negativ ndaj opiatit. Në këtë mund të ndihmojnë seancat e gjumit medikamentoz, farmako-hipnoza me ndikim sugjestiv dhe stimulimi audiovizual i korteksit. Secili prej këtyre trajtimeve bëhet në kushte të kontrolluara klinike dhe ekskluzivisht me konsultime dhe pëlqim paraprak nga ana e pacientit. Kështu nuk ekziston rreziku që ai të humb kontaktin me realitetin, e as kontrollin nda veprimeve të tij, që shpesh është një mendim i gabueshëm i njerëzve. Në fakt, këto terapi jo vetëm që zvogëlojnë dëshirën për kokainën, por edhe ju lirojnë nga depresioni, ndryshimet e papritura të disponimit. Si pasojë, zhduket agresiviteti dhe sjellja konfliktuoze.
Ajo që e bën unike klinikën VIP Vorovjev është trajtimi i varësisë me ndihmën e Ibogainës. Falë efektit të kësaj substance, pacienti bëhet i vetëdijshëm në mënyrë plotësisht normale rreth pasojave negative të përdorimit të narkotikëve, por edhe rreth problemit të vërtetë që e ka sjell atë në këtë situatë.
Trajtimi me Ibogainë
Trajtimi i varësisë nga kokaina me Ibogainë është 100 për qind i sigurt dhe pa dhimbje, sepse bëhet përgatitja e detajuar e pacientit. Gjatë trajtimit përcillen me kujdes të gjitha parametrat vitale. Që bëhet fjalë për një metodë revolucionare dhe më efektive e konfirmojnë edhe vetë pacientët. Trupi është plotësisht i freskuar, ndërsa dëshira për përdorimin e narkotikëve është zhdukur. Kështu që terapinë e përshkruajnë si efekt i “një mijë seancave psikike”.
Megjithatë, kokainën nuk duhet të konsiderohet e lehtë, ajo aspak nuk është kundërshtar naiv. Që do të thotë që programi afatgjatë i trajtimit është rruga e vetme e sigurt. Gjegjësisht, pas qëndrimit dyjavor në spital, ekipi i mjekëve të klinikës VIP Vorobjev ju ndihmon që të ruani rezultatet e arritura, si dhe të vazhdoni avancimin.
Lirohuni nga varësia nga kokaina, kontaktoni klinikën VIP Vorobjev. Në këtë ent modern ju presin ekspertët eminent rusë nga fusha e trajtimit të sëmundjeve të varësisë, anesteziologjisë, psikiatrisë, mjekësisë interne, pastaj teknikat më të sigurta të trajtimit që përjashtojnë shfaqjen e recidivëve dhe akomodimi komfor, luksoz me privatësi të garantuar si për ju ashtu edhe për më të afërmit tuaj.