Informacionet prej 07.30h deri në 15.30h E hënë – E diel prej 00h deri në 24h

Sulmet e panikut

Sa herë në ditë e dëgjoni apo i thoni vetvetes fjalinë “Mos bën panik”!

Paniku në të vërtetë paraqet një ndjenjë intensive të frikës dhe ankthit si përgjigje ndaj rrezikut real për jetë apo stresit akut. Por nëse përjetoni një shpërthim të frikës e cila në disa raste kufizohet me histeri, kur për këtë nuk ka arsye reale, është koha të pyeteni çfarë nuk është në rregull me reagimet tuaja.

Trupi reagon shumë ashpër në sulmet e panikut, vjen deri tek puna e përshpejtuar e zemrës dhe humbja e ajrit. Personi shpesh ka ndenja që do të vdes apo do të çmendet.

napadi panike

Nëse sulmet e panikut paraqiten apo përsëriten pa asnjë arsye dhe në mungesë të rrezikut apo stresit ekstrem, nëse frika nga përjetimi i edhe të një sulmi është aq e fortë saqë ndryshoni sjelljen tuaj, duke shmangur vende dhe njerëz të caktuar, ju ndoshta vuani nga çrregullimet e panikut.

Sulmi i panikut është rraskapitës dhe paralizon personin që e përjeton atë. Kryesisht ndodh papritmas, pas asnjë simptomë të mëhershme. Nuk ndodhin kur personi është nën stres, por mund të ndodhin kur personi është plotësisht i relaksuar apo në gjumë.

Sulmet e panikut dhe çrregullimet e panikut duhet të trajtohen. Mënyra e trajtimit varet nga serioziteti i simptomave dhe individit. Shpesh shkak i sulmeve të panikut dhe abuzimi me droga apo alkool. Si kriza e abstinencës nga substancat. Varësisht prej kësaj, në klinikën VIP Dr Vorobev çdo pacient ka qasje në mënyrë individuale dhe hartohet program i veçantë.

Terapitë e trajtimit të sulmeve të panikut

Terapia kognitive bihevoriale (TKB) bazohet në idenë që mendimet dhe ndjenjat tona shkaktojnë sjelljet tona, e jo ngjarjet dhe situatat e jashtme. Duke ndryshuar mënyrën e mendimit do të ndjehemi më mirë, madje edhe kur situata nuk ndryshon. TKM është e orientuar në përcaktimin e matricës mendore dhe sjelljeve, që janë përgjegjëse për sulmet e panikut dhe japin rezultate shumë të mira.

Terapia dialektike (DBT) është formë e terapisë kognitive, e cila thekson psikoterapinë individuale. Ajo i ndihmon njerëzit që të mësojnë shkathtësi dhe strategji të reja që do të mund të ballafaqohen dhe të tejkalojnë sulmet e panikut, të mësojnë të zgjidhin problemet që i sjell jeta pa stres dhe sjellje impulsive.

Terapia e ekspozimit tregon rezultate të mira. Ajo përfshin ekspozimin e pacientit në një mjedis të sigurt dhe të kontrolluar. Ideja udhëheqëse është të mos përsëriten situatat që mund të shkaktojnë sulmet e panikut, nxitësit që çojnë të këto sulme gradualisht humbasin fuqinë dhe sjellin tejkalimin e problemeve.

Ilaçet mund të përdoren si mjet për kontrollin dhe zbutjen e simptomave që shfaqen tek çrregullimet e panikut. Por medikamentet vetvetiu nuk janë të mjaftueshëm dhe duhet të kombinohen me terapi tjera, ndryshimin e mënyrës së jetesës, mësimin e teknikave të frymëmarrjes, jogë dhe ushtrime të rregullta.

Klinika VIP Dr Vorobjev është këtu të ju ndihmojë të dilni nga rrethi vicioz që e krijojnë sulmet e panikut dhe jetën ta shihni përsëri nga ana e ndritur.

Choose an addiction recovery program

image