Salla e procedurave
Klinika e trajtimit të varësisë VIP Vorobjev ka një sallë procedurash të pajisur me dy krevate mjekësore dhe të gjitha pajisjet shoqëruese për kryerjen e procedurave pa dhimbje dhe në siguri të plotë.
Përveç pajisjeve standarde mjekësore si sisteme laboratorike të automatizuara, aparate me ultratinguj, EKG, aparate që mundësojnë monitorimin e sistemit kardio-respirator, inhalatorë të ndryshëm, aparate për oksigjenoterapi, aparate për rrezatim ultravjollcë dhe rezatim lazer të gjakut, ekzistojnë edhe pajisje për stimulimin e sistemit të endorfinës edhe terapisë së trurit me ksenon.
Salla e procedurave në klinikën VIP Vorobjev është projektuar sipas standardeve më të larta mjekësore dhe pacientët gjatë procedurës janë nën mbikëqyrjen e një ekip mjekësh specialistë dhe infermierësh.
Metodat tona inovative dhe me famë botërore në trajtimin e varësive garantojnë një rezultat pozitiv nëse pacienti ndjek këshillat dhe udhëzimet tona. Përqindja e suksesit të trajtimit të pacientëve tanë është deri në 93%!
Salla e psikoterapisë
Salla e psikoterapisë është një vend ku pacientët tanë pushojnë dhe flasin me psikologë dhe psikiatër për të parë sëmundjen e tyre nga një këndvështrim krejtësisht tjetër.
Psikoterapia është një dialog midis terapistit dhe pacientit që synon të çojë në rehabilitimin e plotë të pacientit pas trajtimit detoks, nëse bëhet fjalë për trajtimin e varësive të tilla si droga, alkoli ose bixhozi.
Marrëdhënia konfidenciale që psikoterapistët në klinikën tonë ndërtojnë me pacientët na lejon të diskutojmë sëmundjen dhe problemet që i shqetësojnë ata në një mjedis të sigurt. Psikoterapia është një proces afatgjatë dhe kërkon pjesëmarrjen aktive dhe maksimale të vetë pacientit.
Rezultatet më të mira arrihen kur pas trajtimit intensiv, pacienti qëndron në klinikën tonë në qendrën e rehabilitimit. Më pas, gjatë javëve apo muajve në vijim, ne përdorim metoda psikoterapeutike me pacientin, familjen dhe miqtë e tij për të arritur në një zgjidhje të përbashkët, në mënyrë që ai më në fund të çlirohet nga kufizimet e varësisë.
Salla e fizioterapisë
Sot fizioterapia aplikohet pothuajse në të gjitha fushat klinike, ndaj ka zënë një vend të rëndësishëm edhe në klinikën tonë VIP Dr Vorobjev për trajtimin e varësive dhe rehabilitimin.
Një fizioterapist i ndihmon pacientët të qëndrojnë në formë gjatë procesit të detoksifikimit ose rehabilitimit, por ajo që është edhe më e rëndësishme është riaktivizimi i grupeve të ndryshme muskulore që janë dobësuar gjatë viteve të konsumimit të drogës ose alkolit.
Salla e fizioterapisë është e pajisur me pajisjet më moderne mjekësore për të arritur rezultate të mira rikuperimi në një kohë të shpejtë. Terapia fizike përfshin metoda moderne të ushtrimeve terapeutike, procedurat e terapisë manuale, elektroterapinë, agjentët fizikë dhe procedurat mekanike.
Një element i rëndësishëm në fizioterapinë në klinikën tonë është orientimi drejt një qasjeje individuale në planifikimin dhe zbatimin e procedurave të fizioterapisë dhe me vlerësimin e vazhdueshëm të rezultateve.