Informacionet prej 07.30h deri në 15.30h E hënë – E diel prej 00h deri në 24h

Fusha magnetike

Njërin prej shërbimeve që e ofrojmë në kuadër të klinikës sonë është terapia me fushë elektromagnetike. Kjo terapi ka efekte të shumta, kryesisht zvogëlon ënjtjen dhe inflamacionin, zvogëlon dhimbjet dhe përshpejton rigjenerimin e indeve.

Kjo metodë është shumë efikase, është e lehtë për aplikim dhe plotësisht pa dhimbje, e gjithashtu është mbresëlënëse shpejtësia e efekteve të saj. Të gjitha këto e bëjnë shumë të popullarizuar dhe të aplikueshme në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme.

Terapia me fushë elektromagnetike aplikohet në fushën e sportit dhe rehabilitimit, sepse përshpejton shërimin nga lëndimet dhe redukton orët e shumta të përpjekjeve dhe stresin që vjen si rezultat i lodhjes.

Magneti ka përparësi të madhe kur bëhet fjale për shpeshtësinë e përdorimit sepse nuk mund të përdoret shumë herë në ditë dhe gjatë një periudhe të gjatë pa pasoja negative.

Kjo metodë është treguar efektive dhe arrihen këto efekte:

Zvogëlon dhimbjet dhe spazmën e muskujve, stimulon aktivitetet e gjëndrave endokrine dhe hormoneve, sidomos prodhimin e endorfinës, e cila është meritore për shtimin e kënaqësisë dhe zvogëlimin e dhimbjeve;
Rrit energjinë e qelizave dhe komplet organizmit;
Rrit transportin dhe qarkullimin ndërqelizor, zvogëlon ënjtjen;
Zvogëlon tensionin e gjakut;
Përmirëson qarkullimin periferik;
Përshpejton metabolizmin;
Rrit oksigjenin në inde, tru dhe mushkëri, si dhe zvogëlon lodhjen.
Terapia me fushë magnetike aplikohet tek pagjumësia, neuroza, ngërçet e muskujve që janë dukuri e pashmangshme në krizën e abstinencës, ndryshimi i disponimit, ënjtje dhe fryrjet, lodhjet, rënien e imunitetit dhe thyerjen e kockave.

Për shkak të efektit të saj të fortë analgjetik, është element i pashmangshëm i trajtimit në shërimin e krizës së abstinencës, e gjithashtu çon në relaksim, relaksim të muskujve dhe i siguron organizmit të rraskapitur pushimin e nevojshëm.

Duke marr parasysh këtë, kemi pajisur hapësirat me elemente komfore për jetë të përditshme për tu ndjerë sikur në shtëpi. Në klinikën tonë i kushtojmë vëmendje sa maksimalisht të lehtësojmë dhe të përshtatim të gjithë procedurat për pacientët tanë, në mënyrë që procesi i gjithëmbarshëm të kalojë sa më mirë.

Posedojmë pajisjet mjekësore më bashkëkohore dhe me sukses përcjellim trendët botëror në trajtim, për të ofruar diagnostifikimin më preciz të gjendjes psikike dhe fizike. Në gjithë këtë vëmendje më të madhe i kushtojmë shërimit të pacientëve tanë, ndërsa komentet e tyre na tregojnë se jemi në rrugë të duhur dhe na motivojnë që vazhdojmë kështu edhe të ardhmen.

Choose an addiction recovery program

image