Informacionet prej 07.30h deri në 15.30h E hënë – E diel prej 00h deri në 24h

Plazmafereza

Plazmafereza apo metoda ekstrakorporale e detoksifikimit paraqet njërën prej metodave më produktive bashkëkohore. Pastrimi i organizmit ka aplikim më të shpeshtë në trajtimin e varësisë nga narkotikët.

Efikasiteti i kësaj metode është i kushtëzuar me vetitë e saj detoksifikuese, imunomoduluese dhe anti-inflamatore. Plazmafereza e gjakut ka aplikim të gjerë në fazën fillestare të terapisë komplekse.

Ashtu si procedurat tjera mjekësore, plafmafereza ka kundërindikacione dhe për këtë arsye përshkruhet ekskluzivisht pas konsultimeve paraprake me mjekun që merr parasysh karakteristikat individuale të pacientit.

Vetë procedura zbatohet në ent mjekësor nën mbikëqyrje të rreptë të profesionistëve. Plazmafereza aplikohet në rastet kur nuk është i mundur detoksifikimi dhe kur organet nuk kryejnë plotësisht funksionet e tyre në organizëm.

Procedura e plazmaferezës

Kjo procedurë zgjat deri në një orë dhe nuk shkakton dhimbje. Gjatë procedurës pacienti merr infuzion, tretje medicinale, ndërsa në gjak kalon filtri steril plazmatik i njëhershëm i membranës.

E pastruar nga materiet e dëmshme, plazma e gjakut përsëri hyn në organizëm, ndërsa ndahet pjesa e lëngshme e gjakut me toksina.

Pas plazmoferezës gjaku është më pak i ngjitur, që kontribuon në pastrimin e indeve dhe organeve të brendshme. Pacienti ndjen fluksin e energjisë për jetë dhe përmirësohet gjendja e përgjithshme e tij.

Plazmafereza në trajtimin e alkoolizmit dhe narkomanisë

Plazmafereza ka aplikim të gjerë në trajtimin kompleks të alkoolizmit dhe narkomanisë, pasi që paraqet metodën më efikase të pastrimit të organizmit. Trajtimi i narkomanisë dhe alkoolizmit fillon nga detoksifikimi.

Në këtë fazë të trajtimit plazmafereza mundëson:
pastrimin e gjakut nga metabolitet toksike, alkoolit dhe narkotikëve në afat shumë të shkurtë;
zvogëlim të dukshëm të rrezikut nga paraqitja e deliriumit alkoolik dhe çrregullimeve tjerë psikotik;
nisjen e metabolizmit;
tolerancë më të mirë ndaj psikofarmakoterapisë.

Dy deri në tri procedura janë të mjaftueshme për të përmirësuar dukshëm gjendjen e pacientit. Në fazën e korrigjimit të pasojave të përdorimit kronik të alkoolit dhe narkotikëve plazmafereza në trajtimi mundëson:

Indikacionet:
korrigjimin e pasojave të efektit toksik në organet e brendshme dhe sistemeve në organizëm;
normalizimin e punës së sistemit të imunitetit;
zbatimin efikas të trajtimit të hepatiteve virusale.
Numri i procedurave të nevojshme të plazmaferezës në trajtimin e alkoolizmit dhe narkomanisë varen nga pesha e sëmundjeve përcjellëse.

Plazmafereza në narkologjinë bashkëkohore mundëson që dukshëm të përmirësohet efikasiteti i trajtimit. Para zbatimit të plazmaferezës janë të nevojshme konsultimet me mjekun. Kjo metodë është efikase vetëm në rastet e trajtimit kompleks të alkoolizmit dhe narkomanisë.

Choose an addiction recovery program

image