Informacionet prej 07.30h deri në 15.30h E hënë – E diel prej 00h deri në 24h

Trajtimi i narkomanëve

Narkomania apo varësia nga çdo lloj i narkotikëve është padyshim sëmundje. Me fjalë tjera, varësia nga droga paraqet çrregullim psikologjik i cili mund të karakterizohet si konsumim kompulsiv i narkotikëve, përkundër të gjitha pasojave të këqija që i shkakton. Kjo është një sëmundje serioze, kronike dhe komplekse e cila nuk mund të mposhtet vetëm dhe fuqinë e vullnetit. Lidhur me atë sa është kjo sëmundje e rëndë, flet edhe fakti që varësia i kaplon të gjitha aspektet e jetës së narkomanit – atë shëndetësor (psikologjik dhe fizik) dhe shoqëror. Për këtë arsye, trajtimi i narkomanëve në kushte mjekësore, me ndihmën e metodave më bashkëkohore të trajtimit të sëmundjeve të varësisë, është zgjidhja e vetme e mundshme për rikuperim të plotë.

Termi “narkomania” apo shprehja “varësia” nuk i referohet vetëm varësisë nga dy drogat më vdekjeprurëse të ditëve së sotme – heroinës dhe kokainës. Përkundrazi, narkomania i referohet edhe përdorimit të tepruar, gjegjësisht abuzimit me substancat tjera psikoaktive siç janë opiatet, opioidet, ilaçet, psikostimuluesit, tabletat dhe të ngjashme. Personi së lufton me varësinë, thjeshtë nuk mund të kontrollojë dëshirën dhe instinktin për përdorimin e drogës. Narkomanët, për fat të keq, nuk janë në gjendje të kontrollojnë kur dhe sa konsumojnë një lloj të narkotikut. Narkomania është, pra, është një formë e sjelljes vetëshkatërruese e cila shkatërron jetën dhe shëndetin e individit dhe të afërmve të tyre.

Këtë gjendje e përkeqëson edhe e dhëna që sëmundja e varësisë vërtetë nuk e zgjedh viktimën e saj. Gjegjësisht, narkomania mund të godasë secilin, pa marr parasysh gjininë, moshën apo gjendjen materiale. Por, është inkurajuese që zgjidhja ekziston dhe është e qasshme në çdo moment. Trajtimi i narkomanëve realizohet me shumë sukses në klinikat për largim nga sëmundjet e varësisë që janë adekuate dhe cilësore.

Pse vjen deri tek shfaqja e varësisë (narkomanisë)?

Narkomania apo varësia nga drogat nuk është gjithmonë një problem i dukshëm. Shumica e njerëzve, duke konsumuar narkotikë, në fillim këtë e bëjnë nga kurioziteti i thjeshtë, kureshtja apo eksperimentimi. Por, nuk bëhen të gjithë që eksperimentojnë me drogat, njëkohësisht, edhe narkomanë, edhe pse, natyrisht, përdorimi rekreativ i drogës është vetëm hapi i parë në drejtim të krijimit të varësisë. Për këtë arsye shtrohet pyetja – çka shkakton shfaqjen e varësisë? Me fjalë tjera, çfarë ndikon që dikush të bëhet person i varur, gjegjësisht narkoman?

lečenje narkomana Klinika

Sa shpejtë dikush mund të bëhet narkoman – kjo ndryshon prej personit në person. Për këtë arsye janë bërë hulumtime të shumta në këtë temë. Ekspertet kanë arritur në përfundim që nuk ekziston asnjë shkak i vetëm për shfaqjen e varësisë, por që ata mund të grupohen në disa kategori. Këto janë shkaqet biologjike, shkaqet psikologjike dhe shkaqet socio-kulturore.

Narkomania dhe faktorët e rrezikut

  1. Shkaqet biologjike. Këta shkaqe nuk lidhen me gjenetikën dhe fiziologjinë e thjeshtë të çdo njeriu. Njerëzit, në të vërtetë, dallojnë në një masë në të cilën pëlqejnë apo nuk pëlqejnë një substancë apo aktivitet të caktuar, e cila, nga ana tjetër, mund të shkaktojë varësi. Shkencëtarët vlerësojnë që gjenet, së bashku me faktorët e jashtëm, që ndikojnë në shprehjen e tyre, kanë një pjesë prej 40 deri në 60 për qind të mundësisë së krijimit të sëmundjeve të varësisë. gjithashtu, adoleshentët dhe njerëzit që kanë çrregullime psikike, siç janë depresioni apo ankthi, janë më të prirë ndaj abuzimit me droga dhe narkomanisë.
  2. Shkaqet psikologjike. Çdokush në jetë ballafaqohet me probleme nga më të ndryshmet dhe i zgjidh në mënyra të ndryshme. Problemet dhe situatat jetësore të vështira dhe të pakëndshme, nga ana tjetër, tek njerëzit shkaktojnë emocione dhe reagime të ndryshme. Mënyra në të cilën personi ballafaqohet me këto emocione mund të caktojë nëse ai personi është i prirë ndaj krijimit të sëmundjeve të varësisë. Për shembull, njerëzit që gjenden në stres kronik apo që luftojnë me depresionin, ankthin, sulmet e panikut apo problemet tjera psikike, mund t’i nënshtrohen zhvillimit të sëmundjes së varësisë.
  3. Shkaqet socio-kulturore. Në këto shkaqe apo faktorë rreziku ndaj shfaqjes së narkomanisë, në të vërtetë bën pjesë rrethi. Statusi familjar, martesor dhe ai shoqëror-ekonomik, si dhe raportet në punë, kanë ndikim të madh në mundësinë e zhvillimit të sëmundjeve të varësisë. për shembull, dhuna e moshatarëve, abuzimi fizik dhe seksual, raportet e çrregulluara në familje apo martesë, mobingu në vendin e punës dhe të ngjashme, rrisin mundësinë e abuzimit të substancave psikoaktive. Personi që konsumon narkotikë beson që në këtë mënyrë më lehtë do të zgjidh problemet e theksuar. Me kalimin e kohës, kjo shprehi sigurisht që bëhet narkomani.

Trajtimi i narkomanëve – Cilat droga përdoren më së shpeshti?

Edhe pse në ditët e sotme po shfaqet numër gjithnjë më i madh i drogave të “sapo kompozuara”, ekzistojnë disa lloje të narkotikëve, gjegjësisht të substancave psikoaktive që më së shpeshti abuzohet me të, gjegjësisht që përdoren.

Marihuana. Kjo është njëra prej drogave në të përhapura të ditëve të sotme. Posaçërisht e përdorin të rinjtë dhe adoleshentët. Marihuanën asnjëherë nuk duhet marrë si të lehtë dhe të klasifikohet në të ashtuquajturat “drogat e lehta”, meqenëse ajo lë pasoja të shumta negative shëndetësore. Disa prej efekteve të përdorimit të marihuanës janë: problemet me kujtesën, irritimi, përgjumja, reagimet e ngadalta, halucinacionet, të folurit e shtuar, hipertensioni.
Heroina. Krijon shumë shpejt varësinë tek përdoruesi. Përfitohet nga lul[kuqet e opiumit. Ai mund të futet në organizëm në tri mënyra – duke e thithur si cigare, duke e thithur me hundë dhe në mënyrë intravenoze. Si edhe çdo narkotik tjetër, heroina shkakton një sërë pasojash të dëmshme shëndetësore. Përveç tjerash, ato janë: dhimbjet e kockave dhe muskujve, pagjumësia, vjellje, diarreja, irritimi, dëmtimet në tru, dhe janë të mundshëm edhe sulmet e epilepsisë.
Kokaina. Së bashku me heroinën, kokaina paraqet njërën prej drogave më të rrezikshme. Bëhet fjalë për një narkotik të paligjshëm, i cili jo rrallë keqpërdoret për shkak të efekteve të tij stimulues. Disa prej efekteve që shkakton varësia nga kokaina përfshijnë: paranojën, nervozizmin, uljen e oreksit, sëmundjet kardiovaskulare.
Metadoni dhe supstidoli.Lloj i drogës sintetike dhe opioid që kanë efekte shumë të fuqishme analgjetike. Metadoni dhe supstidoli janë substanca jashtëzakonisht të rrezikshme sepse shkaktojnë varësi psikike dhe fizike.
Amfetamina. Bëhet fjalë për në stimulues të fuqishëm i cili ndikon direkt në tru, gjegjësisht në SNQ (sistemi nervor qendror). Edhe pse përdoren për shërimin e disa gjendjeve shëndetësore, amfetaminat shkaktojnë varësi në rast të përdorimit të tyre kompulsiv dhe të tepruar. Pasojat e abuzimit me amfetamina janë. Përveç tjerash, puçrrat, shikimi i paqartë dhe shqetësimi.
Metamfetamina. Lloj i amfetaminës sintetike e cila sigurisht stimulon shfaqjen e varësisë. shqetësimi, habitja, parehatia e përgjithshme, agresiviteti dhe të ngjashme. Janë vetëm disa prej pasojave të abuzimit me metamfetaminën.
lečenje narkomana Klinika

Është shumë e rëndësishme të bëhet dallimi ndërmjet gjithë narkotikëve të lartpërmendur. Kjo është me rëndësi jo vetëm për shkak të efekteve të ndryshme që shkaktojnë, por edhe për shkak të zgjedhjes adekuate të tretmanit mjekësor, kur është në pyetje trajtimi i narkomanëve.

Cilat janë simptomat e narkomanisë?

Ekzistojnë disa indikatorë që mund të tregojnë që një person është një narkoman. Në të vërtetë, narkomanëve i nevojitet sasi gjithnjë më e madhe e një substance të caktuar psikoaktive për të arritur efektin e njëjtë të kënaqësisë. Kjo është shenjë e qartë që është shfaqur toleranca në atë drogë. Narkomanët nuk mund të ndalen me përdorimin apo konsumimin e një narkotiku të caktuar, madje edhe nëse e dëshirojnë atë. Personat e varur shpesh huazojnë para dhe marrin pjesë në aktivitete jolegale dhe kriminale për të fituar para për pagesën e drogës.

Pa drogë në organizmin e tyre, kanë ndjenja të çuditshme, depresioni, djersiten dhe kanlë dhimbje koke. Në disa raste më ekstreme, mund të vijë edhe deri tek sulmet e panikut apo ethet. Narkomanët shumë kohë kalojnë duke menduar rreth narkotikëve: si të sigurojnë një dozë më të madhe, kur dhe sa do të marrin dhe të ngjashme. Personat e varur shpesh konsumojnë drogë në fshehtësi, duke mohuar që kanë ndonjë problem. Humbja e interesit për gjërat apo aktivitetet që më parë e kanë përmbushur, gjithashtu mund të tregojë ekzistimin sëmundjeve të varësisë.

Ndryshimet e sjelljes, mungesa e motivimit, mungesa e kujdesit ndaj higjienës personale, pamja e keqe fizike (sytë apo vrimat e hundës të përgjakura), irritimi, paqartësia në të folur, janë vetëm disa prej shenjave të mundshme të narkomanisë.

Nëse vëreni ndonjë prej simptomave të përmendura, dijeni që në këtë rast trajtimi i narkomanëve është i domosdoshëm.

Trajtimi i sigurt dhe pa dhimbje i narkomanëve është i mundur!

Sado e pashpresë të duket gjendja, për fat të mire – asgjë nuk është e humbur. Nëse luftoni me çdo lloj varësie apo e njihni një person që ka nevojë për ndihmë, dijeni që nuk është turp të pranoni që ekziston problemi. Për arsye që zgjidhje sigurisht ka. Trajtimi i narkomanëve dhe rehabilitimi i plotë në klinikën VIP Vorobjev edhe i sigurt dhe pa dhimbje, edhe për një kohë të shkurtër do t’i ktheheni anës të shëndetshme dhe të lumtur të jetës. Spitali ynë luksoz për trajtimin e sëmundjeve të varësisë për më shumë se dy dekada, aplikon metodat më bashkëkohore dhe inovative të trajtimit, me sukses trajton këto probleme. Mijëra pacientë të shëruar nga të gjitha anët e botës janë dëshmi të ekspertizës dhe përkushtimit tonë maksimal për çdo pacient individualisht.

Fazat në trajtimin e narkomanëve

Trajtimi në spitalin VIP Vorobjev përfshin disa faza të tretmanëve mjekësor.

Diagnostifikimi. Faza e parë e trajtimit të sëmundjeve të varësisë me ndihmën e së cilës konfirmohet prania apo mungesa e sëmundjes dhe vlerësohet gjendja e përgjithshme e pacientit.
Detoksfikimi. Në këtë fazë pacienti merr tretjet e nevojshme përmes infuzionit apo ilaçeve të nevojshme, qëllimi i të cilave është largimi apo eliminimi i substancave adiktive nga organizmi.
Detoksifikimi ultra rapid. Metodë jashtëzakonisht efikase dhe bashkëkohore e pastrimit të organizmit nga substancat psikoaktive. Zbatohet derisa pacienti është nën anestezi, gjë që bën që ai të mos ndjejë asnjë dhimbje, siklet apo parehati.
Trajtimi i varësisë psikike. Në këtë fazë eliminohet dëshira, lakmia dhe nevoja e pacientit për drogë.
Psikoterapia. Detyra e psikoterapisë është ndryshimi i sjelljeve të pacientit, dhe qëndrimeve të tij. Përmes psikoterapisë, rikthimi i pacientit në rrethin normal dhe të shëndetshëm, gjegjësisht risocializimi dhe riintegrimi janë të garantuar.
Fizioterapia. Në këtë fazë të trajtimit pacienti drejtohet në identifikimin dhe rritjen e mundësive të lëvizjeve. Qëllimi i psikoterapisë është që pacienti të ripërtërijë funksionimin maksimal të lëvizjeve.
Terapia profesionale. Kjo pjesë e trajtimit përfshin aktivitete të ndryshme kreative, edukative, intelektuale dhe aktivitete tjera që synojnë përmirësimin e funksioneve fizike dhe mentale të pacientit.
Mbështetja e plotë pas trajtimit. Madje edhe pas daljes nga spitali, ne mbetemi në kontakt me të në 12 muajt e ardhshme. Këtë e bëjmë për të përcjell progresin e pacientit dhe njëkohësisht të ruajmë rezultatet e arritura në trajtim. Në këtë fazë shumë të rëndësishme të trajtimit, inkurajojmë pacientin që të ruajë mënyrën e shëndetshme të jetesës dhe funksionimit.

Ajo që e dallon klinikën VIP Vorobjev nga tjerat është aplikimi i metodave më të reja të trajtimit të sëmundjeve të varësisë. Treajtimi me Ibogainë dhe ajahuaska janë dëshmuar si shumë efikase dhe efektive në trajtimin e narkomanëve. Ekipi i ekspertëve të njohur dhe të çmuar nga klinika VIP Vorobjev do t’ju ndihmojë që të çliroheni nga sëmundjet e varësisë një herë e përgjithmonë.

Choose an addiction recovery program

image