Informacionet prej 07.30h deri në 15.30h E hënë – E diel prej 00h deri në 24h

Trajtimi i varësisë nga heroina

Varësia nga heroina

Heroina bën pjesë në drogat që krijojnë lehtë varësi. Ajo i tërheq personat e varur si magnet dhe nuk i lejon të lirohen nga ndikimi i saj, duke i shtyrë thellë e më thellë në humnerë.

Varësia nga heroina bën pjesë në varësitë më të vështira për trajtim dhe është e pamundur të shërohet vetë. Klinika VIP Vorobjev e trajton me sukses këtë dhe shumë varësi tjera.

lečenje narkomana Klinika

Efektet e heroinës

Efektet e heroinës janë të shumtë dhe shumë negativ.

Të varurit nuk janë në gjendje të përqendrohen, të gjithë mendimet e tyre janë gjithnjë të drejtuara në gjetjen e një doze të re. Janë të tensionuar, nervoz dhe kjo ndikon tek të gjithë rreth tyre e më së shumti lëndon familjen.

Personat e varur janë të prirë të gënjejnë, të kërcënojnë, të luten gati për gjithçka që do t’i mundësojë gjetjen e një doze të re, deri aty shkon dëshpërimi i tyre dhe malli për substancën.

Droga dëmton trurin, që për pasojë ka kujtesë më të dobët dhe sulmet epileptike. E dimë sa është e frikshme që të shihni anëtarin e familjes suaj në atë gjendje, por në gjithë këtë nuk jeni vetëm sepse ne jemi këtu për t’ju ndihmuar.

Edhe pse nganjëherë janë të vetëdijshëm që duhet të trajtohen, personave të varur largimi nga heroina i duket i paimagjinueshëm. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që familja të merr përgjegjësinë dhe të iniciojë trajtimin. Ne e kuptojmë se në çfarë vuajtje po kaloni, por duhet të dini se gjithë kësaj mund t’i vijë fundi.

Droga shkatërron personin e varur por edhe familjen

Goditja më e rëndë për familjen është kur zbulon se ka një person të varur në familje. E dimë që keni qenë të tronditur dhe të shokuar nga fakti që e keni zbuluar, dhe keni fajësuar veten për këtë.

Dëshirojmë t’ju themi që nuk duhet ta bëni këtë dhe e vetmja gjë që ka kuptim është të fajësoni drogën dhe përhapjen e saj në shoqëri. Heroina shkakton ndryshime në tru dhe sjelljet që i vëreni tek personi i varur shpesh janë pasojë e drogës, e jo e personalitetit të tij.

Sa më shumë që të jetë e mundur shmangni diskutimet me personin e varur. Në vend të kësaj, ofroni atij dashuri dhe mbështetje që sa më parë të përfshihet në procesin e trajtimit.

Trajtimi i varësisë nga heroina në klinikën VIP Vorobjev

Klinika jonë VIP Vorobjev është zgjedhja e duhur kur bëhet fjalë trajtimi i sëmundjes së varësisë dhe problemeve psikike.

Ne dëshirojmë t’i ndihmojmë personit të varur dhe familjes së tij që të largojë drogën nga jeta e tij njëherë e përgjithmonë. Vetëm në këtë mënyrë mund të kthejë paqen dhe harmoninë në familje dhe të vendosë ekuilibrin e prishur. Ne jemi këtu t’ju ndihmojmë dhe t’ju mbështesim në luftën kundër heroinës sepse e dimë që mund të fitoni.

Choose an addiction recovery program

image