Trajtimi i varësisë nga Alkooli – Procedura prej 7 ditëve || Vip Vorobjev
  • Srpski jezik
  • Engleski jezik
  • Francuski jezik
  • Nemački jezik
  • Ruski jezik
  • Španski jezik
  • Italijanski jezik
  • Bugarski jezik
  • Grčki jezik
  • Arapski jezik
  • Iranski jezik
  • Albanski jezik
Menu
Menu

Trajtimi i varësisë nga alkooli – Procedura shtatëditore

Alkooli është droga apo substanca psikoaktive më e përdorur nga kohët më të hershme. Për këtë arsye dëmet nga ai janë të njohura qysh nga koha antike. Për fat të keq, kjo nuk ishte e mjaftueshme të parandalohet përdorimi i tij.

Alkooli është droga e cila shkakton më së shumti probleme në shoqëri. Fajtorë për këtë janë disponueshmëria e tij, sepse është legal, si dhe karakteri shoqëror i konsumimit të tij.

Konsumimi i alkoolit, madje edhe në sasi të vogla, i shkakton dëme psikikës së përdoruesit. Një gotë birrë apo raki ndryshon sistemin nervor. Përdorimi i rregullt ndikon në tërë organizmin dhe mund të çojë në sëmundje dhe vdekje. 

alkoholizam lečenje

Simptomat e alkoolizmit:

• Ndryshimi i sjelljes për shkak të varësisë nga alkooli ndodh sepse personi i varur shndërrohet në tjetër person, bëhet nervoz, agresiv, i pakënaqur dhe konfliktuoz. Pirja e përditshme bëhet qëllimi kryesor në jetën e alkoolistit. Alkooli, sikur edhe çdo substancë psikoaktive, ndryshon personin.   

Nëse më parë personi ka pasur plane, ka respektuar familjen, karrierën, ka pasur reputacion, është marrë me sport, me kalimin e kohës kjo i duket e pakuptimtë dhe e panevojshme. Vendin kryesor në sistemin e vlerave e merr alkooli.

Për këtë arsye fillon degradimi social – humbja e familjes, punës, pozitës në shoqëri.

• Formimi i varësisë psikike – paraqitet nevoja që çdo herë e më shpesh të ndjehet ndikimi i këndshëm i alkoolit. Paraqitet dëshira, nevoja psikike për alkool. Problemi është në brendësi të pacientit, në sëmundje, në paaftësi për t’u kontrolluar. Dhe justifikimet e ngjashme paraqesin mekanizëm të mbrojtjes psikologjike, një përpjekje që mos të merret përgjegjësia personale dhe të fajësohen të afërmit.

• Formimi i varësisë fizike – Sindroma e abstinencës është shumë e vështirë dhe e rrezikshme. Kur personi konsumon sasi të mëdha të alkoolit, kur është esëll ndjen një varg simptomash të pakëndshme: është nervoz, ndjen dridhje të brendshme, drithërima, rrahje të zemrës, neveri, marramendje, djersitje. Kjo është i ashtuquajturi mahmurlluk.

Me kalimin e viteve këto simptome bëhen më intensive dhe personi gjithnjë e më vështirë e përballon mahmurllukun, ai fillon të kërkojë mjete për t’i ndihmuar të përballet me sindromën e abstinencës. Dhe e gjen në atë që nëse pi më tepër alkool për disa kohë ndjehet më mirë. Kështu edhe vjen tek përdorimi i rregullt i alkoolit, kur njeriu ka nevojë për verë, birrë apo vodka vetëm që të ndjehet “normal” dhe që mos të ketë mahmurlluk që e mundon. Deri diku personi mund të betohet që nuk do të pijë më, por për disa orë përsëri e merr alkoolin.    

Pasojat e alkoolizmit kronik:

Bëhet fjalë për të ashtuquajturin stadiumin e tretë të varësisë nga alkooli. Deri në atë moment ndryshimet në organizëm bëhen të pakthyeshme. Për shkak të metabolizmit dhe ushqimit të çrregulluar, ndikimit toksik të alkoolit ndryshon pamja e jashtme e të sëmurit – lëkura, fytyra, paraqiten dridhjet, ndryshohen lëvizjet. Përkeqësohet kujtesa, rriten aktivitetet e nervave, vjen deri tek shkatërrimi i personalitetit, demencioni.

Organet e brendshme – mëlçia, enët e gjakut, zemra, gjithashtu janë të rrënuara dhe ditët e të sëmurit janë, për fat të keq, të numëruara. Gjithnjë ekziston mënyra të ndalohet ky rreth vicioz, pro problemi është në atë që personi i varur për një kohë të gjatë e refuzon trajtimin, sepse veten nuk e konsideron të sëmurë. Në ofrojmë këshilla si të ndihmojmë personin e dashur, i cili ka rënë në grackën e varësisë dhe si të shmangen manipulimet nga ana e tij.

Fazat e trajtimi të varësisë nga alkooli

1. Dijagnostifikimi –faza e parë dhe shumë e rëndësishme e trajtimit. Thelbi i diagnostifikimit është të vlerësohet gjendja fizike dhe psikike e pacientit. Për vlerësim të gjendjes fizike të pacientit kontrollimi standard për diagnostifikim përfshin:

  • testin e urinës
  • testet në hepatit B dhe C, infeksionin HIV
  • analizat e përgjithshme të gjakut
  • ekzaminimin biokimik të gjakut
  • EKG
  • kontrollimin e mjekut internist

Për vlerësimin e gjendjes psikike të pacientit kontrollimi standard për diagnostifikim nënkupton psikodiagnostifikimin (testet psikologjike që përcaktojnë nivelin e varësisë, në çfarë mase janë shfaqur pasojat e përdorimit të alkoolit në shëndetin mental, nëse ekzistojnë shenjat e çrregullimeve psikike, nëse është i pranishëm depresioni, cila është shkalla e motivimit për shërim, vetëkritika dhe ruajtja e mekanizmave të dëshirës).

Pas diagnostifikimit, rezultatet i shqyrton ekipi i mjekëve me qëllim të hartimit të strategjisë dhe planit për trajtim. Nëse me diagnostifikim zbulohen devijime serioze në teste, prania e faktorëve të rrezikut, apo pacienti ka sëmundje përcjellëse kronike, sipas nevojës organizohen ekzaminime shtesë dhe përshkruhet terapia për sëmundjet përcjellëse. Varësisht prej problemeve, mund të bëhet MRT, EEG, ultrazëri, rëntgeni, endoskopia, analizat e përqendrimit të medikamenteve dhe narkotikëve, kontrollimet e kardiologut, neurologut, endokrinologut, infektologut etj. Ekzaminimet shtesë të lartpërmendur nuk hyjnë në çmimin e kësaj pakoje të trajtimit dhe paguhen veçmas.   

2. Detoksifikimi– Varësisht prej rezultateve të diagnostifikimit, për çdo pacient individualisht zgjidhet metoda e detoksifikimit të organizmit nga alkooli dhe mbetjet e tij toksike, eliminimi i simptomave të pakëndshme dhe të rrezikshme të sindromës së abstinencës, përkatësisht kompleksi i metodave që në rastin e tij do të japin rezultatet më të mira.

Pas konsumimit disaditor të alkoolit ekziston rreziku nga zhvillimi i sulmeve epileptike apo deliriumit alkoolik. Për këtë arsye detoksifikimi është shumë i rëndësishëm sepse ai nuk është vetëm infuzionet, vitaminat, hepatoprotektorët, aminoacidet, por edhe një kompleks i preparateve që mbrojnë trurin, normalizojnë punën e zemrës, mëlçisë, veshkave, sistemin qendror periferik. Ky program zgjat prej një deri në dy ditë në rastet më të lehta, dhe prej pesë deri në shtatë ditë për dehjet e rënda.

3. Psikostabilizimi – pasi që kalon sindroma e abstinencës dhe pacienti fillon të ndjehet më mirë, varësia për fat të keq nuk kalon. Pason faza më e rëndësishme e trajtimit – faza në të cilën formohet qëndrimi negativ ndaj alkoolit, thyhet atraktiviteti i tij. Procedurat speciale që mundësojnë atë që pacienti të mos vuajë mungesën, privimi nga alkooli, por edhe të ndjehet rehat kur është esëll.

• Terapia aversive formohet refleksi negativ ndaj aromës dhe shijes së alkoolit – gërdia ndaj alkoolit në nivelin e ndërdijes.

Terapia N.E.T. e cila largon çekuilibrin e hormoneve të kënaqësisë që e ka shkaktuar alkooli.  

Terapia laterale procedurë speciale për harmonizimin e funksionit të hemisferës së trurit. Zvogëlon tensionin psikik tek pacienti, nervozizmin, zgjidh problemin me depresionin, gjumin, apetitin, disponimin dhe dëshirën për drogë etj.

 4. Bllokimi farmakologjik – Në fund të trajtimit është paraparë bllokimi farmakologjik në formën e Disulfiramit. Ekziston në formë të tabletave, depo injeksioneve, implanteve. Bllokimi është komponentë e rëndësishme e cila siguron rezultate në trajtim. Klinika jonë rekomandon që pacienti gjatë 12 muajve të mbrohet me Disulfiram.

5. Mbështetja anti-recidive ambulatore – Njëra prej fazave më të rëndësishme në shërimin e plotë të personit të varur është faza e ruajtjes së rezultateve të trajtimit. Klinika është së paku një vit ne kontakt me pacientin dhe familjen e tij. Respektimi i rregullave të trajtimit ambulator dhe përcjellja e planit të aktiviteteve, formimi i mënyrës së re të jetesës, marrja e terapisë mbështetëse me medikamente, ardhja në kontrollime i ndihmojnë pacientit që të ndjehet i sigurt dhe rehat kur është esëll dhe sigurojnë përqindje të lartë të suksesit në trajtim.

Programi ynë përfshin edhe transportin e pacientit nga aeroporti apo stacioni deri tek klinika jonë si dhe kthimin pas trajtimit. Në klinikën tonë, mjekët dhe motrat medicinale janë 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, në dispozicion të pacientëve. Të gjithë mjekët janë anesteziologë, psikiatër dhe psikologë të certifikuar me 10-25 vite përvojë. Në klinikë janë të punësuar më shumë se 60 njerëz. Rreth sigurisë së pacientëve dhe stafit kujdeset sigurimi i angazhuar. Objekti është nën mbikëqyrje të kamerave.

Pacientët janë të akomoduar në dhoma komfore dhe të rehatshme që posedojnë të gjithë elementet për qëndrim në klinikën tonë. Dhomat pastrohen dy herë në ditë. Në kohën e lirë, pacientët kanë në dispozicion dhomën e ndejës, pishinën, jacuzzin, jogën, palestrën dhe shtëpinë e verës. Klinika ka edhe kasafortë, në të cilën pacientët mund të lënë gjërat e tyre personale që nuk duhet lënë në dhoma.

Pacientëve që vijnë nga jashtë, të cilëve i nevojitet viza, mund të ndihmojmë ta marrin atë. Nëse pacientët që vijnë nga jashtë kanë përcjellje, në formë të mbështetjes, ata mund të qëndrojnë në klinikën tonë me një pagesë shtesë.

Programi i trajtimit të varësisë nga alkooli – Diagnostifikimi laboratorik, Detoksifikimi, Psikostabilizimi, Bllokimi Disulfiram për 2 muaj, Mbështetje anti-recidive 12 muaj – zgjat 7 ditë në stacionar. Nëse nuk është i mundshëm të bëhet detoksifikimi për shtatë ditë, ditët shtesë paguhen.

Klinika për sëmundjet e varësisë Dr Vorobjev

Kontrola vašeg života i realna očekivanja od vaših svakodnevnih izazova su ključ za smanjenje stresa.

— Josh Billings

Të fundit nga blogu ynë

  • Detoksifikimi nga heroina – Riktheni kontrollin e jetës suaj!

    Detoksifikimi nga heroina – Riktheni kontrollin e jetës suaj!

    Detoksifikimi nga heroina është një hap i rëndësishëm për  trajtimin e personave të varur. Heroina është substanca psikoaktive më vjetër e njohur. Lulëkuqja, nga e cila fitohet heroina është përdorur qysh në kohën e sumerëve. Çfarë efekti fillestar ka tregon edhe vetë emri, pasi në përkthim bukval nga gjuha e tyre, e ka kuptimin –

    Lexo me shume
  • Varësia nga interneti – Sëmundje e epokës moderne

    Varësia nga interneti – Sëmundje e epokës moderne

    Varësia nga interneti është sëmundje e epokës moderne. Shekulli XXI karakterizohet me telefona celular, internet dhe rrjete sociale. Sigurisht, ata na kanë lehtësuar jetën në masë të madhe. Vetëm me një klikim mund të gjejmë informacionet e nevojshme. Detyrat e punës tani i kryejmë edhe jashtë zyrës, ndërsa nga komoditeti i shtëpisë mund të blejmë,

    Lexo me shume