Informacionet prej 07.30h deri në 15.30h E hënë – E diel prej 00h deri në 24h

Politika e privatësisë

Kush jemi ne?

Klinika për trajtimin e sëmundjeve të varësisë VIP Dr Vorobjev është themeluar si vend në të cilin në ambient komfor dhe të rehatshëm, me ekspertët më të mirë, mund të gjeni ndihmë që jetën ta shihni nga një perspektivë më e bukur. Gjendemi në adresën Hemngvejeva 6, Zemun – Altina, Serbi. Adresa jonë e internetit është: https://vipvorobjev.com/sq/

Liria e zgjedhjes, marrëveshja dhe të drejtat tuaja

Ju kontrollin vetë informacionet që jepni në faqen tonë të internetit. Në çdo rast, nëse vendosni që mos të jepni të dhënat tuaja, keni parasysh që disa pjesë të faqes së internetit nuk do të jenë të qasshme.

Duke plotësuar kërkesat e disponueshme (format e kontaktit) në faqen tonë të internetit ju pajtoheni me Politikën e privatësisë dhe pajtoheni që do të jeni të kontaktuar sipas informacioneve të dhëna të kontaktit.

Në tërësi do të respektojmë të gjitha të drejtat tuaja në përputhje me rregulloret për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Serbisë dhe rregulloret e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave për anëtaret e Bashkimit Evropian (GDPR).

Në përputhje me rregulloret ekzistuese për mbrojtjen e të dhënave personale, keni të drejtë në qasje, korrigjim, fshirje, kufizim të përpunimit, pranimit të kopjeve të dhënave tuaja personale për nevojat tuaja apo bartje tek furnizuesi tjetër i shërbimeve sipas zgjedhjes suaj (bartja), si dhe të drejtën që të mos pajtoheni me çështjen e përpunimit të dhënave tuaja personale, kur këto të dhëna përpunohet me qëllim të marketingut të drejtpërdrejt, për çështje të informimit apo vendimmarrjes automatike.

Gjithashtu mund të dërgoni udhëzime lidhur me fatin e informacioneve Tuaja pas vdekjes Suaj.

Ju në çdo moment mund të tërhiqni pëlqimin Tuaj. Të gjitha këto të drejta aplikohen në kuadër të kufizimeve të parapara me rregulloret ekzistuese për mbrojtjen e të dhënave personale.

Këto të drejta mund t’i realizoni, thjeshtë duke i kërkuar nga klinika Vip Vorobjev, duke dërguar një e-mail në info@vipvorobjev.com

Cilat të dhëna personale i grumbullojmë dhe pse i grumbullojmë?

Në pjesë të caktuara të kësaj faqeje të internetit kërkojmë informacione personale lidhur me Ju për të ju mundësuar realizimin e disa të drejtave, siç janë ofrimi i informacioneve të caktuara që ju kërkoni. Këtë e bëjmë përmes përdorimit të formularëve online dhe çdo herë kur na dërgoni detajet tuaja përmes e-mailit. Informacionet që i pranojmë nga Ju mund të përfshijnë emrin dhe mbiemrin Tuaj, adresën, numrat e telefonit apo e-mail adresën. Nga ju kurrë nuk do të kërkojmë informacione shtesë që nuk janë të domosdoshme për të përfituar shërbimin që e keni kërkuar.

Ku ruajmë të dhënat Tuaja

Të dhënat e personit gjatë regjistrimit në Newsletter i grumbullojmë dhe i ruajmë në kuadër të listës sonë të e-mailit (baza e të dhënave) në serverët e Beotel Net.

Si i përdorim informacionet e grumbulluara

Vip Vorobjevmund të grumbullojë dhe përdorë të dhënat personale të Përdoruesit për këto qëllime:

  • Të përmirësojë shërbimet e veta

Informacionet që grumbullojmë na ndihmojnë që në mënyrë më efikase t’i përgjigjemi kërkesave tuaja, gjatë rezervimit të transportit.

  • Për të personalizuar përvojat e përdoruesve

Mund të përdorim informacionet që të kuptojmë se si Përdoruesit tanë (si grup) përdorin shërbimet dhe resurset që gjenden në faqen tonë.

  • Të avancojmë faqen tonë të internetit

Mund të përdorim informacionet kthyese që ju i jepni për të përmirësuar produktet dhe shërbimet tona.

  • Të iniciojmë promovime, hulumtime dhe funksione tjera të faqes

Dërgimi i informacioneve tek përdoruesit që kanë pranuar t’i pranojnë ato (Newsletter).

  • Për të dërguar e-maila në mënyrë periodike

Mund të përdorim e-mailin për të dërguar informacione dhe për komunikim më Përdoruesin. Gjithashtu mund të përdoret kanali i komunikimit për t’u përgjigjur në lutjet, pyetjet dhe/ose kërkesat tjera të Përdoruesit. Nëse Përdoruesit vendosin të futen në listën tonë të e-mailit, ata do të pranojnë e-maile që mund të përfshijnë lajmet rreth kompanisë, informacione rreth ofertave, produkteve dhe shërbimeve të reja, etj. Në çdo kohë, nëse Përdoruesi dëshiron të çregjistrohet nga pranimi i e-mailave në të ardhmen, kemi përfshirë çregjistrimin e detajuar në fund të çdo e-maili.

Komentet

Nëse vizitorët lënë komente në faqe, grumbullojmë të dhënat që shfaqen në formën për komentim dhe adresën IP të vizitorit, si dhe të dhënat e user agent të shfletuesit të tij të internetit për të ndihmuar në zbulimin e gjërave të padëshirueshme.

Anonimizimi i të dhënave i krijuar nga e-mail adresa juaj (gjithashtu i njohur edhe si hash) mund të dërgohet në shërbimin Gravatar për të parë nëse e përdorni. Politika e privatësisë Gravatar është në dispozicion këtu: https://automattic.com/privacy/

Pas aprovimit të komentit tuaj, fotoja juaj e profilit do të jetë e dukshme për publikun, në lidhje me komentin tuaj.

Përmbajtja

Nëse ngarkoni fotografi në faqen e internetit, do të duhej të shmangni ngarkimin e fotografive me të dhëna me lokacion të mbivendosur (EXIF GPS). Vizitorët e faqes së internetit mund të marrin dhe tërheqin të dhëna rreth lokacionit nga fotografia e faqes.

Cookies në shfletuesin e internetit

“Cookies” janë skedarë të vegjël tekstual që regjistrohen në pajisjen tuaj (kompjuter, celular, tablet…) që të përcillni lëvizjen e shfletuesit tuaj në faqen e internetit dhe nuk janë të lidhura me të dhënat tuaja personale që na keni dhënë. Me ndihmën e këtyre skedarëve mundësohet lëvizja e vizitorit nëpër faqe, dhe për këtë arsye grumbullohen të dhëna për të përmirësuar përvojën e përdoruesve, për të optimizuar dhe përmirësuar funksionalitetin e faqes së internetit. Faqja ka llojin e cookies që ruhet në kompjuterin e përdoruesit derisa është i konfiguruar në shfletues. Përdoruesit mund të zgjedhin që në shfletuesin e internetit të refuzojnë cookies. Nëse përdoruesit zgjedhin këtë funksion, pjesë të caktuara të faqes së internetit ka mundësi të mos funksionojnë siç është paraparë.

Kur vizitoni faqen tonë të internetit apo përdorni aplikacione apo mjete tjera digjitale, ne mundemi që varësisht prej pëlqimit tuaj, të përdorim cookies, pikselë për cookies apo teknologji tjera për grumbullimin e këtyre të dhënave:

  • Adresa IP, informacione rreth lidhjes, llojin e shfletuesit, lokacionin, zonën kohore, sistemin operativ dhe informacione tjera teknike.
  • Informacione rreth vizitës suaj, duke përfshirë faqet tjera që keni vizituar para dhe pas faqes sonë dhe produktet që shikoni.
  • Kohëzgjatjen e vizitave në faqen tonë dhe informacione rreth ndërveprimit me faqet.

Vip Vorobjev përdor cookies të prodhuesve tjerë (Google Analytics). Këta cookies shërbejnë për statistika anonime rreth vizitës së faqes dhe nuk përfshijnë të dhëna personale. Më shumë rreth tyre mund të mësoni këtuhttps://support.google.com/analytics/answer/6004245

Keni parasysh që gjithnjë keni kontrollin e plotë ndaj cookies. Shumca e shfletuesve ofron ç’kyçje të plotë të cookies me ndihmën e opsioneve, për çdo shfletues ndaras.

Marketingu i sërishëm

Informacionet e grumbulluara duke përdorur cookies mund të përdoren për reklamim të ri në Google AdWords dhe Facebook, përkatësisht në reklamat tona në faqet tjera të internetit që do të vizitoj përdoruesi pasi ka vizituar faqen tonë të internetit.

Google, Facebook dhe palët e treta shfaqin AdWords, përkatësisht të ashtuquajturat “shpallje” në lokacione të ndryshme në internet dhe aplikacione të përdoruesi i viziton dhe i përdor. Këto “shpallje” bazohen gjithashtu në vizitat e mëparshme të faqes sonë dhe në përdorimin e cookies. Për “Google”:https://support.google.com/ads/answer/2662922?hl=en, dhe për “Facebook“:https://www.facebook.com/ads/website_custom_audiences/. Përdoruesi mund që në tërësi të heq dorë nga ky reklamim në bazë të interesit të mëhershëm, duke vendosur konfigurimin e cookies në shfletuesin e internetit që e përdor. DoNotTrack (“DNT“) është funksion që mundëson konfigurimin e shfletuesit të tij të internetit në mënyrën që e informon faqja e internetit që lëvizja e tij online nëpër internet të mos përcillet. Funksionin “DNT” përdoruesi mund ta mundësojë apo pamundësojë duke vizituar seksionin “Parametrat” (Preferences) apo “Cilësimet” (Settings) varësisht prej llojit të shfletuesit të internetit.

Mbivendosja e përmbajtjeve nga faqet tjera

Artikujt në këtë faqe mund të përmbajnë përmbajtje të mbivendosura (p.sh. video, fotografi, artikuj, etj.). Përmbajtja e mbivendosur nga faqet tjera sillet saktësisht në mënyrë të njëjtë sikur vizitori të ketë vizituar një faqe tjetër.

Këto faqe tjera mund të grumbullojnë të dhëna lidhur me ju, të përdorin cookies, të mbivendosin përcjelljen shtesë nga palët e treta dhe të ndjekin ndërveprimin tuaj me atë përmbajtje të mbivendosur, duke përfshirë edhe ndërveprimin tuaj me përmbajtjen e mbivendosur nëse keni një llogari dhe jeni të regjistruar në atë faqe.

Sa kohë i ruajmë të dhënat tuaja?

Nëse lini një koment, ky koment dhe metadatat e tij ruhet pafundësisht. Kjo për arsye që të identifikojmë dhe aprovojmë të gjithë komentet që pasojnë në vend që t’i mbajmë në radhë për shqyrtim.

Për përdoruesit që regjistrohen në faqen tonë të internetit (nëse ka), i ruajmë gjithashtu informacionet personale që i japin në profilin e tyre të përdoruesit. Të gjithë përdoruesit mund të shohin, modifikojnë apo fshijnë të dhënat e tyre personal në çdo kohë (përveç që nuk mund të ndryshojnë emrin e tyre të përdoruesit). Drejtuesit e faqes gjithashtu mund të shohin dhe të modifikojnë këto informacione.

Çfarë të drejtash keni në raport me të dhënat tuaja?

Nëse keni llogari në këtë faqe të internetit, apo keni lënë komente, mund të kërkoni që të merrni një skedar me të dhënat personale të bartura që mbajmë në lidhje me Ju, duke përfshirë të gjitha të dhënat që na keni ofruar. Gjithashtu mund të kërkoni që fshijmë ndonjë të dhënë që mbajmë në lidhje me ju. Kjo nuk përfshin ndonjë të dhënë që jemi të obliguar ta mbajmë për shkak të arsyeve administrative, ligjore apo të sigurisë.

Zbulimi i informacioneve

Informacionet që na jepni ruhen në serverin tonë, dhe aty kanë qasje të punësuarit tonë, organet shtetërore, përfaqësuesit tonë ligjor dhe personat që angazhojmë për të përpunuar të dhënat në emër tonë dhe për qëllimet e theksuara të kësaj politike, apo për qëllime tjera që i keni aprovuar ju. Gjithashtu, mund të bartim informacionet rreth përdorimit të faqes sonë të internetit tek palët e treta por kjo nuk do përfshijë informacionet na bazë të cilëve do të mund të identifikoheni Ju. Përveç kur kjo urdhërohet me ligj, nuk do t’i bëjmë të disponueshme apo të shpërndajmë informacionet lidhur me Ju, pa aprovimin tuaj paraprak.

Të miturit

Vip Vorobjevi rekomandon të gjithë prindërve dhe kujdestarëve që fëmijët t’i mësojnë lidhur me trajtimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të dhënave personale në Internet. Të miturit nuk do duhej të zbulojnë Vip Vorobjev-it të dhënat e tyre personale pa lejen paraprake të prindërve apo kujdestarëve. Vip Vorobjev me vetëdije kurrë nuk do të marrë të dhëna personale nga i mituri, e as t’i përdor në çfarëdo mënyre tjetër, e as t’i ofrojë palëve të treta pa leje.

Kontrolli

Ju mundeni që në çdo kohë të kërkoni të kontrolloni të gjitha të dhënat personale që i kemi marr nga ju në njërën prej adresave tona në rrjet. Ne mundemi që me kërkesën tuaj të azhurnojmë, korrigjojmë apo të fshijmë këto të dhëna (nëse të dhënat në fjalë gjenden ende në bazat e të dhënave tona), ose të ndalojmë përdorimin e këtyre të dhënave në të ardhmen. Nëse dëshironi t’i realizoni këto të drejta, thjeshtë na kontaktoni.

Si mbrojmë të dhënat tuaja?

Kemi zbatuar masa të sigurisë për mbrojtje të krijuara me qëllim të mbrojtjes së informacioneve personale që i keni dhënë në përputhje me standardet industriale. Qasja në të dhënat tuaja në Shërbime tona është e mbrojtur me fjalëkalim, dhe të gjitha të dhënat e transaksioneve janë të mbrojtura me shifrimin SSL, kur këmbehen në mes të shfletuesve të internetit dhe Shërbimeve. Për të mbrojtur të dhënat që ruhen në serverët tanë, ne gjithashtu ndjekim rregullisht sistemin tonë duke kërkuar lëshime apo sulme eventuale, dhe përdorim nivelin më të lartë të sigurisë të qasjes në qendrën tonë për ruajtjen e të dhënave. Por, duke marrë parasysh që interneti nuk është ambient 100% i sigurt, ne mund të sigurojmë apo të garantojmë siguri të gjitha të dhënave që dërgohen. Nuk ka garanci që nuk do të ketë qasje në informacione, që të zbulohen, modifikohen, apo të shkatërrohen duke shkelur të gjitha masat tona fizike, teknike apo udhëheqëse të mbrojtjes. Përgjegjësia juaj është të mbroni sigurinë e informacioneve tuaja për regjistrim. Keni parasysh që mesazhet nga e-maili, mesazhet e çastit dhe mjetet e ngjashme të komunikimit me anëtarët tjerë ende nuk shifrohen, dhe ju këshillojmë që mos të dërgoni informacione konfidenciale përmes këtyre mjeteve. Na ndihmoni që llogaria Juaj të mbetet e sigurt, duke përdorur një fjalëkalim të fortë.

Ndryshimet e politikës së privatësisë

Ne rezervojmë të drejtat që herë pas here të ndryshojmë këtë Politikë të privatësisë. Nëse bëjmë ndryshime të mëdha në mënyrën e trajtimit të dhënave tuaja personale, apo në vetë Politikën e privatësisë, ne do ju sigurojmë njoftim për përdoruesit (për ju) përmes Shërbimeve apo mjeteve tjera, siç është e-maili. Shqyrtoni me kujdes ndryshimet. Nëse pajtoheni me ndryshimet, thjeshtë vazhdoni të përdorni shërbimet tona. Nëse keni vërejtje në cilindo ndryshim të kushteve tona dhe nuk dëshironi më të përdorni shërbimet tona, mund të mbyllni llogarinë. Përveç nëse nuk është paraparë ndryshe, Politika jonë aktuale e privatësisë vlen për të gjitha informacionet që kemi për Ju dhe llogarinë Tuaj. Duke përdorur Shërbimet tona pas njoftimit të dërguar rreth ndryshimeve, deklarohuni që jeni të njoftuar dhe që jepni pëlqimin me politikën dhe praktikën e ndryshuar.

Linqet e faqeve të internetit të palëve të treta

Faqja e internetit mund të përmbajë linqe të faqeve tjera të internetit, pronar apo përdorues i të cilave nuk është Vip Vorobjev. Këto linqe janë siguruar ekskluzivisht për Ju që t’ju ofrojnë sa më shumë informacione. Vip Vorobjev nuk kontrollon dhe nuk është përgjegjës për punën, përmbajtjen, politikën e privatësisë apo për sigurinë e këtyre faqeve. Vip Vorobjev nuk kontrollon përmbajtjen apo produktet apo shërbimet që ofrojnë këto faqe të internetit. Nëse vendosni një lidhje më këto faqe të internetit nëpërmjet linkut nga faqja jonë, këtë e bëni në rrezikun tuaj dhe pa pëlqimin e Vip Vorobjev.

Mesazhet me postë elektronike

Kur na dërgoni postë elektronike (e-mail) me të dhëna personale, përmes të cilave mund të identifikoheni, qoftë përmes e-mailit, me pyetje apo koment, qoftë përmes formës që na dërgoni me postë elektronike, ne i përdorim këto të dhëna me qëllim të përmbushjes së kërkesave tuaja.

Më shume informacione për kontakt

Nëse keni pyetje shtesë në lidhje me politikën e privatësisë në faqen tonë të internetit, mos hezitoni të na kontaktoni në+381 62 256 266 apo të na dërgoni porosi këtu.

Choose an addiction recovery program

image