Informacionet prej 07.30h deri në 15.30h E hënë – E diel prej 00h deri në 24h

Trajtimi i varësisë nga metadoni dhe substitoli

Tabela e përmbajtjes:

Metadoni bën pjesë në drogat sintetike dhe çon në varësi që paraqet problem të madh mjekësor e shoqëror.

Ky opioid sintetik ka efekte të fuqishme analgjetike që zakonisht lidhen me trajtimin e varësisë nga heroina.

Prodhimi i metadonit ka filluar në Gjermani në vitin 1937 dhe në 20 vitet e ardhshme është përdorur si analgjetik i fortë për trajtimin e dhimbjeve të forta kronike. Struktura kimike e kësaj substance ndryshon nga opioidet natyrale dhe efekti i tij është i ngjashëm me efektet e morfinës dhe heroinës, por zgjatë shumë më gjatë, prej 24 deri në 36 orë. Metadoni ka karakteristika të njëjta si opiodiet tjerë dhe më së shpeshti përdoret në ORT (Terapi zëvendësuese e opioideve) për të zëvendësuar heroinën dhe analgjetikët opioid (Vicodin, Okicontin, Percocet) nëse vjen deri tek varësia.

Metadoni shkakton më pak eufori në krahasim me opioidet tjerë dhe për këtë arse dozat e vogla janë efikase për zbutjen e simptomave të krizës së abstinencës dhe mallit për këtë substancë. Por, nëse përdoret doza më e madhe është i dukshëm efekti i ndjenjës që mirëqenies por shumë më butë se tek heroina.

Problemi kryesor është se metadoni është shumë i rrezikshëm sepse shkakton varësi psikike dhe fizike. Kriza e abstinencës tek metadoni është më e vështirë në krahasim me çdo opioid tjetër i cili e zëvendëson.

I varuri nga heroina mund të kalojë në metadon për të shmangur simptomat e krizës së abstinencës por kjo është shumë problematike sepse shpesh ndodh që njerëzit të zëvendësojnë një lloj të varësisë me tjetrin, dhe për këtë shkak terapia me metadon është çështje shumë kontroverse.

Është një zhgënjim i madh kur njeriu bëhet i varur nga diçka që është dashur t’i ndihmojë të tejkalojë varësinë.
Shenjat e varësisë nga metadoni. Kjo substancë mund të keqpërdoret në disa mënyra:
Përdorimi i metadonit në kombinim me heroinën;
Përdorimi i metadonit në kombinim me ilaçe tjerë dhe me alkool;
Gënjimi i mjekut rreth simptomave të krizës së abstinencës për të marrë dozë më të madhe të metadonit;
Përdorimi i metadonit në doza më të mëdha se doza e përshkruar;
Blerja e metadonit në rrugë.

Kur bëhet fjalë për trajtimin e varësisë metadoni merret përmes gojës. Mund edhe të injektohet intravenoz për të prodhuar efekte më të forta. Simptomat tipike që personat e varur i përjetojnë e që lidhen me intoksimin opioid janë ndjenja e rehatisë së brendshme, relaksi, ngrohtësia, përgjumja, ndjenja e peshës së rehatshme në trup, ndarja emocionale, temperatura e ulur e trupit, rënia e tensionit të gjakut, ngadalësimi i ritmit të zemrës dhe frymëmarrjes.

Simptomat e përdorimit afatgjatë të metadonit janë: skuqja e lëkurës, kruajtja, djersitja e shtuar, rrëqethja, dhimbjet në muskuj dhe nyje, ngërçe në lukth, vjellje, trashje, kapsllëk kronik, ciklet jo të rregullta të menstruacioneve, rënie e dëshirës seksuale dhe kariesi.

Trajtimi i varësisë nga metadoni

Hapi i parë në trajtimin e varësisë nga metadoni është dëshira e personit të varur për të lënë substancën dhe kuptimi që ai nuk mund ta bëjë këtë i vetëm. Mënyra më efikase që të bëhet detoksifikimi nga metadoni është në kuadër të spitalit të specializuar për trajtimin e sëmundjeve.

Kur bëhet fjalë për detkosifikimin nga metadoni, ekzitojnë dy variante. Varianti i parë nënkupton zvogëlimin gradual të dozës nën mbikëqyrjen e mjekëve. Kjo mënyrë e detoksifikimit është e gjatë, me dhimbje, dhe shpesh e pasuksesshme për shkak të fuqisë së simptomave të krizës së abstinencës që paraqiten kur niveli i metadonit zvogëlohet deri në një nivel të caktuar.

Varianti i dytë i detoksifikimit është Detoksifikimi i shpejtë opioid (ROD). Rapid detoksi është për shumë njerëz fazë e pashmangshme gjatë shërimit nga varësia nga metadoni. Me ndihmën e ROD arrihet pastrimi i organizmit nga opioidet duke përdorur Nalokson dhe Nalrekson.

Me anestezion dhe gjatë procedurës (që zgjat 6-8 orë) personi i varur nuk ka asnjë simptomë të krizës së abstinencës por ato mund të paraqiten më vonë. Për këtë arsye konsiderohet që detoksifikimi i shpejtë shkurton dukshëm kohën në krahasim me atë tradicional, por gjithashtu është më i lehtë për t’u përballuar.

Njohuritë dhe përvoja e stafit tonë mjekësor profesional, mjekëve, anesteziologëve, motrave medicinale të licencuara, na mundësojnë që me sukses të kryejmë detoksifikimin opioid dhe në mënyrë efikase të trajtojmë varësinë nga metadoni mbi 15 vite.

Choose an addiction recovery program

image